Mark Breshiano, ish-futbollisti australian që ka luajtur me disa klube në Serinë A, mes tyre Lacio, Palermo e Parma është tërhequr nga futbolli i luajtur në vitin 2015 dhe aktualisht është zhvendosur në Australi ku po nis të merret me një biznes tjetër.
Në një intervistë për “SBS”, ai shprehet se po merret me kultivimin e kanabisit dhe po pret që të marrë edhe licencën, në mënyrë që këtë biznes ta hapë zyrtarisht për qëllime mjekësore.
“Kam ardhur në Australi për të jetuar dhe po ndihem mirë.
Kam nisur të merrem me një biznes që ka të bëjë me kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe së bashku me një shokun tim, por pres të marr licencën për të bërë diçka të re në Australi.
E kemi gjetur edhe vendin se ku do të ndërtohet fabrika.
Duke qenë se nuk kam shumë eksperiencë, kam nisur të shëtis botën, vetëm e vetëm për të përfituar pak përvojë.
Me këtë biznes, po ndihem mirë dhe i rilindur”, u shpreh Breshiano.