“Le ta quajnë FK Takaj, FK Bode, apo FK Zeqo, mos e baltosni heroin me ekipin e llotove”

25 Shtator 2018, 20:06Sport TEMA

Në një analizë të gjatë, Afrim Krasniqi ka sqaruar me detaje arsyen pse kërkon që shteti shqiptar ta marrë me seriozitet këtë çështje.

Pasi kur kërkon në “Google” për figurën e Skënderbeut, shfaqen vetëm informacione të ndryshme rreth akuzave për trukim kundrejt klubit të futbollit shqiptar që mban këtë emër.

Madje ai nuk kursehet edhe me presidentin e këtij ekipi ndërsa e cilëson përgjegjës për dëmtimin e emrit të Skënderbeut.

“Le ta quajnë FK Takaj apo FK Bode, FK Zeqo apo FK Filo, le të sheshin e të blejnë gola e birra, redbull apo kasa fiskale, apartamente në bregdet apo vila turistike, siç kanë bëre e vijojnë të bëjnë edhe shumica e ekipeve të “suksesshme” të tranzicionit në Shqipëri; le të organizojnë festa e mitingje në rrugë; le ta përdorin si të duan, por as ata dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e simbolit kombëtar për asnjë formë trafikimi, fitimi, abuzimi dhe krimi”- shkruan më tej Krasniqi.

Postimi i Afrim Kransiqit

Shqipëria zyrtarisht është ende “në vitin e Skënderbeut”. Bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin e viteve 1405-1468 që ne kemi simbol i shoqëri, shtet e komb, – arbrin e famshëm për të cilin ka më shumë studime e botime të huaja sesa për çdo shqiptar tjetër në histori, – për simbolin e krijimit të shtetit, identitetit dhe orientimit evropian të shqiptarëve, – për njeriun që nderohet sot me buste, sheshe e monumente në 29 shtete të ndryshme të botës. Ky pra është Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ynë që duhet të nderonim, dhe përmes nderimit, duhej të tregonim se e meritojmë kujtimin e trashëgiminë e tij.

Duke hulumtuar raportimet 2017-2018 në mediet ndërkombëtare mbi figurën e Skënderbeut, gjen të papriturën dhe turpin e madh që të gjithë e kemi parasysh dhe nuk e shohim, nuk e ndjejmë dhe për të cilin as nuk mund të flasim. Lajm dominues mbetet vendimi i UEFA për dënimin e Klubit të Futbollit “Skënderbeu” (http://ëëë.insideëorldfootball.com/2018/06/15/matchfixing-skenderbeu-lose-first-round-cas-appeal-european-ban-stayed/), lajm që gjendet në çdo media të rëndësishme perëndimore e rajonale. Çfarë lidhje ka Skënderbeu i madh i Kuvendit të Lezhës me Skënderbeun e llotove dhe oligarkëve të tjerë të biznesit sportiv në Shqipëri? Asnjë. Përse duhet që emri i madh të baltoset kaq shumë dhe kaq banalisht nga matrapazët e sportit? Përse qytetarët e Korçës, këshilli bashkiak, FSHF dhe edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duhet të mbyllin sy e veshë duke toleruar një poshtërim kaq banal të simbolit, emrit dhe domethënies që ka për ne Gjergj – Kastrioti (Skënderbeu) i pafajshëm?

Zgjidhja është dhe mbetet vetëm një: në momentin kur çështja mori trajtim institucional, do të duhej që adhuruesit e shtetit, ligjit, moralit, historisë dhe identitetit, – të ngrinin zërin dhe të bënin ndarjen e menjëhershme zyrtare dhe publike të Skënderbeut nga ekipi i 20 -30 punëtorëve të topit të krijuar nga koalicioni korruptiv i pushtetit të djeshëm dhe të sotëm politik e financiar. Le ta quajnë FK Takaj apo FK Bode, FK Zeqo apo FK Filo, le të shesin e të blejnë gola e birra, redbull apo kasa fiskale, apartamente në bregdet apo vila turistike, siç kanë bëre e vijojnë të bëjnë edhe shumica e ekipeve të “suksesshme” të tranzicionit në Shqipëri; le të organizojnë festa e mitingje në rrugë; le ta përdorin si të duan, por as ata dhe askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e simbolit kombëtar për asnjë formë trafikimi, fitimi, abuzimi dhe krimi.

Kjo aventurë duhet të marrë përgjigje zyrtare dhe të ndalet sa më parë. Me forcën e ligjit, moralit, qytetarisë dhe sensin e shtetit. Sa më parë, aq më shpejt. Për këtë ia vlen edhe një ligj në parlament, edhe një vendim konsensual në këshillin bashkiak Korçë, edhe një akt normativ i qeverisë, edhe shumë më tepër sesa kaq. Nëse nuk jemi të aftë ta nderojmë sa e si duhet, të paktën brezat e sotëm kanë detyrimin të mos e dëmtojmë imazhin dhe emrin e tij, të mos e baltosim me gabimet e fajet tona të vjetra e të reja, – ta “çlirojmë” Gjergjin nga turpi dhe denigrimi që i kemi bërë indirekt në raportimet e në mediet perëndimore, – pra minimalisht të mos sillemi me të njësoj si Sulltanët pushtues / asimilues që pasuan ndarjen e tij nga jeta.

5 komente në ““Le ta quajnë FK Takaj, FK Bode, apo FK Zeqo, mos e baltosni heroin me ekipin e llotove””

  1. Tifozi says:

    Doli tifozi I Partizanit dhe po ben artikull per Skenderbeun vari lesht.

  2. Ismail.lile says:

    Kjo eshte komedia e turpit dhe mashtrimit, me autor qe sfidojn , ligjin, shtetin dhe moralin…Qente qe kane vjedhur emrin e Skenderbeut …per qellime mashtrimi dhe fitimi e kane cerdhen ke Tropikali ne Durres, ne Vore ku shkarkonte vagonat me retbull qenushi qimekuq dhe financjeri i pazarit te ndyre ish ministri ural Bode. Por qerja eshte lyer, drejtesia eshte kthyer qender bisnesi kush jep me shume fiton….. Duka i krimit ka fituar imunitet … dhe ky mocal qe ka qelbur futbollin eshte mare peng nga keta njerez qe zgerdhien para kamerave…. nuk ju ben pershtypje … se ju eshte bere fytyra rogoz si thote populli….. keshte o kasolle ku na mblodhe…. the tani me te drejte bertasin…. keni fakte skeni fakte… na denuan pa te drejte dhe ata….Evropjanet…. keshtu komedia Tre mashtrusit e ekipit te Skenderbeut vazhdon……. te shfaqet ne stadiumet Shqiptare.

  3. shqiptari i ilirise says:

    Po pse vrapon të bësh të tilla propozime mor malok Tropoje,pa pritur vendimin përfundimtar të KAS-it.
    Po ç’tu thuash këtyre tropojanëve mor aman,që edhe me Bajram Currin që mburen tani e kanë vrarë vetë.E lanë të vrarë në mes të rrugës dhe tallnin b… me kufomën.
    Shkuan kuksianët e morën trupin dhe e varosën Bajramin e shkretë.
    Në gjithë historinë e tyre këta për servilë e tradhëtarë janë mbajtur.

  4. ashtu o posi! says:

    Po kur Skënderbeu të marë pafajsinë në KAS nga vendimet antishqiptare e raciste të UEFAs,çfarë do thuash pastaj ti mor politologu i dhive që ke jetuar tërë jetën?

  5. Qente le te lehin Skenderbeu shkon para.Afrim llafazani zgjodhi te beje kooment per Skuadren e nje qyteti qe eshte symbol I sportit ne Korce.Ta kuptoje mire ky sharlatan e llafazan qe emrin e heroit kombetar e kane te gjitha ekipet e sportit te qytetit te Korces.E ke kete koment nga xhelozia apo nga injoranca.Nuk munt te ofendohet nje qytet nga nje llafazan injorant qe e ben per tu dukur.Je I vogel dhe duhet te ritesh dhe te edukohesh me kulture dhe te mesosh regullat e demokracise.Kotrollo gojen o llafazan injorant para se te flasesh per Korcen dhe njerzit e Korces>Keto komente ti ben nje ish lojtari I Skenderbeut qe ka mbajtur kete emer per 20 vjet kur Ju llafaz Krasniqi nuk kishit lindur Akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje