Zyrtare: Silvio Berlusconi kthehet në botën e futbollit, ble 100% aksioneve të Monzës

25 Shtator 2018, 19:53Sport TEMA

Silvio Berluskoni i rikthehet sërish botës së futbollit pasi ka marrë zyrtarisht 100% të aksioneve të klubit të Monzës.

Sipas “Sportmediasset” Fininvest, që është biznesi familjar i Silvio Berluskonit, do të marrë të gjitha aksionet e klubit që militon në Serie C.

Në fillim, në fakt, negociatat u vendosën për 75% të aksioneve dhe pastaj për 95 %, por ish presidenti i skuadrës së Milanit ka vendosur që të blejë të gjitha aksionet.

Shuma totale e marrëveshjes shkon rreth tre milion euro.

Sipërmarrësi Nicola Colombo, do të mbetet president, ndërkohë që Adriano Galliani, do të jetë administrator i deleguar. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje