Si çdo vit, revista amerikane Forbes ka publikuar klasifikimin e menaxherëve më të fuqishëm të sportit në botë.
Në 10-shen më të mirë ka të reja interesante, duke nisur nga kthimi në vend të dytë të Jorge Mendes-it, protagonist në verë me kalimin e Cristiano Ronaldo-s nga Reali te Juvja.
Agjenti portugez i futbollit e ka tejkaluar kuotën 100 milionë euro me komisione dhe në klasifikim duhet që ti përulet vetëm Scott Boras-it, i cili ka disa klientë, sidomos ata në botën e bejsbollit.
Brenda 12 muajve Mendes ka shtuar komisionet nga shitjet me 30,5% duke kaluar nga 77 në 100,5 milionë.
Ndërkohë që kontrata që zotëron për lojtarët nga vlera 770 që ka qenë ën total në 2017, ka shkuar në 1 miliard në 2018.
Por edhe Mino Raiola ka bërë një kapërcim, duke hyrë në pesëshen më të mirë nga vendi i dhjetë që ishte.
Aktualisht ai ka fituar në 2018-ën 62,89 milionë ndërsa në total vlera nga kontratat ka shkuar në 628,9 milionë.
Agjentët Sporti Komisione
1 Scott Boras Bejsboll $105.16 milionë
2 Jorge Mendes Futboll $100.52 milionë
3 Jonathan Barnett Futboll $79.56 milionë
4 Jeff Schwartz Basketboll $66.78 milionë
5 Mino Raiola Futboll $62.89 milionë
6 Casey Close Bejsboll $62.17 milionë
7 Sam & Seth Levinson Bejsboll $49.47 milionë
8 Volker Struth Futboll $46.44 milionë
9 Pat Brisson Hokej $45.35 milionë
10 Todd France Futboll $41.84 milioni