VIDEO që po bën xhiron e rrjetit, Hoze Murinjo përze nga stërvitja Pol Pogba

26 Shtator 2018, 19:45Sport TEMA

Hoze Murinjo dhe Pol Pogba tashmë janë në një luftë të hapur mes tyre, të cilën nuk e fshehin më.

Përplasjet mes tyre kanë nisur që sezonin e kaluar, kur Murinjo e la disa herë në stol yllin francez, por këtë vit tensioni ka kapur majat.

Shkak janë bërë disa deklarata të Pogba, që pas barazimit këtë fundjavë në kampionat, tha se Mançester duhet të ketë tjetër qendrim në fushë dhe duhet të sulmojë, duke kritikuar kështu metodat e Murinjos.

Sot, në mënyrë të papritur, pas eleminimit në kupë nga Derbi, Murinjo ka vendosur ta përjashtojë nga stërvitja Pogbanë.

Ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim, por sapo Pogba shfaqet në fushën e stërvitjes, dëgjohet t’i thotë “dil jashtë”.

Pogba, siç duket dhe nga video, habitet dhe i kërkon sqarime, por portugezi këmbëngul në kërkesën e tij.

Pogba thuhet se pas përplasjeve me Murinjon, ka kërkuar të largohet nga ekipi.

Destinacioni i mundshëm është një rikthim te Juventusi, ose Barcelona.

Kjo, pasi bashkëjetesa me Murinjon tashmë është bërë e pamundur.

E vetmja mundësi që ai të mos largohet, është shkarkimi i Murinjos dhe afrimi i Zidane në stolin e Junaited, ashtu siç përflitet së fundmi.(TemA)

JUST IN! ?

Frosty footage just in from @ManUtd's training session between Paul Pogba and Jose Mourinho… ❄️

What has been said between the pair this morning? ? pic.twitter.com/nRiTEgDJlH

— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 26, 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje