“Pogba dhe Mourinho duhet t’i japin fund krahasimeve se kush e ka më të madh”

27 Shtator 2018, 12:05Sport TEMA

Legjenda e Manchester United Dimitar Berbatov i ka thënë Jose Mourinho-s dhe Paul Pogba-s t’i japin fund krahasimeve se kush e ka më të madh dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet privatisht.

Trajneri i “Djajve të Kuq” është kapur nga kamerat duke shkëmbyer fjalë me Pogba gjatë seancës stërvitore të së martës.

Më vonë është zbuluar se arsyeja ka qenë postimi i fundit i Pogba në Instagram që ka inatosur trajnerin portugez.

Berbatov insiston se ata duhet të ballafaqohen privatisht në vend që të vazhdojnë mosmarrëveshjet e tyre publikisht.

Duke folur për BetFair, bullgari 37-vjeçar ka thënë:

“Si dikush që do të shohë United sa më lart, më kanë ardhur në majë të hundës titujt e gazetave për këtë çështje.

Futbolli duhet të përflitet për gjërat që ndodhin në fushë, jo se kush e ka më të madh. Është një situatë idiote.

Nëse je zv.kapiteni, ti shpeshherë flet në emër të gjithë ekipit, dhe nuk ka asgjë të keqe t’i thuash mendimin tënd trajnerit.

Por kjo nuk duhet bërë në media, por në mënyrë private.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje