Paulo Dybala surprizon shqiptarët me një postim shqip në Instagram

27 Shtator 2018, 11:40Sport TEMA

Paulo Dybala shënoi golin e parë të sfidës së mbrëmshme, që Juventusi e fitoi 2-0 në shtëpi, ndaj Bologna.

Ky ishte goli i parë sezonal për argjentinasin bardhezi, ndaj edhe gëzimi ka qenë mëse i ligjshëm.

Mbas këtij suksesi të radhës së “Zonjës së Vjetër”, numri 10 i saj ka dashur ta ndajë momentin e golit të minutës së 11-të me ndjekësit e vet në rrjetet sociale, duke hedhur videon përkatëse.

Por, ajo që bie në sy ka të bëjë me videon, e cila ka komentin shqip të Dritan Shakohoxhës, nga Supersport.

Këtë e ka bërë në “Instagram”, duke lumturuar pa masë edhe tifozët shqiptarë, që janë të shumtë në mbështetje të Juventusit.

1 komente në “Paulo Dybala surprizon shqiptarët me një postim shqip në Instagram”

  1. enter"" says:

    as ma ndjen fare nese ky ka bere ndonje gje ne shqip….po hic fare.

    Na cae derrasat me keto traplliqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje