Zi para derbit, ndahet nga jeta tifozi special i Partizanit

27 Shtator 2018, 11:12Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka marrë një lajm të hidhur një ditë para derbit të kryeqytetit.

Këtë radhë, në stadium nuk do ta mbështetë një nga tifozët e saj më të veçantë.

Të gjithëve u kujtohet vogëlushi Leo, fotoja e të cilit bëri xhiro në rrjetet sociale, pasi sfidonte të ftohtin në dhjetorin e kaluar për të ndjekur në stadium Partizanin.

Vogëlushi vuante nga një sëmundje e rëndë, por i pëlqente të ishte në stadium dhe të ndiqte skuadrën e Partizanit, duke u kthyer në një figurë të njohur edhe për futbollistët.

Klubi i Partizanit u përpoq të ndihmonte vogëlushin duke i mundësuar terapitë fizike në një nga klinikat e kryeqytetit.

Por fatkeqësisht, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e tij, Leo i vogël nuk ia ka dalë dhe mbrëmë është shpërndarë lajmi i trishtë se ai është ndarë nga jeta.

2 komente në “Zi para derbit, ndahet nga jeta tifozi special i Partizanit”

  1. Albani says:

    Ne parajse I shkofte shpirti.

  2. ilir says:

    shkofte ne qiell prane zotit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje