VIDEO: Zbulohet arsyeja e debatit midis Shaqirit dhe Jurgen Klopp

27 Shtator 2018, 14:41Sport TEMA

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas ndeshjes së humbur 1-2 me Chelsea-n e vlefshme për Carabao Cup, u pa disa herë duke i bërtitur Xherdan Shaqirit, i cili luajti për 90 minuta.

Kjo ishte humbja e parë e Liverpool gjatë këtij sezoni, humbje që solli edhe eliminimin nga ky kompeticion.

I pyetur për fjalët që i kishte drejtuar Shaqirit, Klopp ka shpjeguar se gjithçka kishte të bënte me ekzekutimin e një goditjeje të lirë në fund të sfidës, që duhej të merrej përsipër nga Shaqiri, ndërkohë që u humb nga Jordan Henderson.

Trajneri gjerman donte që Shaqiri të jepte një kros të gjerë për Mohamed Salah në shtyllën e dytë, ndërkohë që Henderson synoi Dejan Lovren, që nuk mundi të bënte asgjë.

“Fola për një goditje të lirë të fundit. Doja që krosimi të ishte për Salah, në shtyllën e dytë, sepse po ta nxirrnim përballë portierit, nuk do të ishte keq. Vetëm kaq ishte ajo bisedë.”

Në fakt, Klopp kishte reaguar i irrituar në disa raste gjatë lojës ndaj Shaqirit, duke i kërkuar vazhdimisht të ngrihej në këmbë dhe të ushtronte presion.

Gjermani i tërhoqi vëmendjen shqiptarit në një tjetër moment, kur qëndroi i shtrirë në zonë, duke insistuar për një 11-metërsh të padhënë, ndërkohë që duhej të ngrihej e të vazhdonte lojën

1 komente në “VIDEO: Zbulohet arsyeja e debatit midis Shaqirit dhe Jurgen Klopp”

  1. kanina says:

    “Budallo-dinakëria” në genin turkoanadollak, që nuk mund të kuptohet e pranohet nga një “racë” gjermane… (?!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje