Policia, gati për derbin e Tiranës. Plot 400 policë dhe 80 “steward”

27 Shtator 2018, 18:03Sport TEMA

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit afrohet ditë pas dite, duke treguar një interes gjithnjë e më të madh për këtë ndeshje nga tifozeritë e të dyja skuadrave.

Në këtë sezon, Policia e Shtetit nuk do të jetë në brendësi të stadiumit dhe çështja e sigurisë, sidomos për këtë ndeshje me tifozeri shumë të madhe dhe me një rivalitet të trashëguar ndër vite, mbetet në pikëpyetje.

Për këtë arsye, Policia e Shtetit së bashku me Federatën Shqiptare të Futbollit kanë organizuar një takim me përfaqësuesit e të dyja klubeve, për t’iu treguar mbështetjen e saj për çdo problem të mundshëm.

“Policia e Shtetit ka treguar mbështetjen maksimale. Do të jetë e pranishme në të gjithë perimetrin e stadiumit dhe do të ketë edhe përfaqësues të dukshëm edhe në brendësi, të cilët do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për çdo ngjarje të mundshme”, tha Lysjen Nurishmi, shef i garave në FSHF.

Megjithatë, Policia e Shtetit ka pasur kërkesat e saj për të dyja klubet.

“U ka kërkuar klubeve që të informojnë tifozeritë për sendet e forta që nuk lejohen. Mund të ketë një ndryshim midis vendosjes në tribuna dhe duhet të mos kenë parulla fyese”, tha Lysjen Nurishmi.

Sa i përket organizimit, pritet të ketë një ndryshim të pozicionimit të tifozerive në tribunën kryesore.

Në tribunën B, ku kanë qëndruar përgjithësisht tifozët e Partizanit, do të kalojnë ata të Tiranës, ndërsa në tribunën A do të zhvendosen ata të Partizanit, një shkëmbim pozicionesh për të mos pasur ndërthurje mes tribunave të tifozerive, gjë që mund të sjellë probleme.

Do të jenë gjithsej 80 “steward” të policisë private brenda stadiumit dhe rreth 400 forca policie jashtë tij, ndërkohë që nga rreth 7.000 bileta që janë shtypur, nga dita e djeshme janë shitur rreth 3.000 të tilla, duke treguar një interes shumë të madh për këtë ndeshje derbi, që rikthehet pas një viti mungesë.

1 komente në “Policia, gati për derbin e Tiranës. Plot 400 policë dhe 80 “steward””

  1. ME EMER says:

    .. ore zoti gazetar qe eshte “derbi” e kuptoj , pasi eshte i shkruar , por nuk kuptoj kur do te zhvillohet pra daten , oren kur do te zhvillohet si dhe stadiumin ku do te zhvillohet ..! ju lutemi , jepeni komentin tim si dhe me ndihmoni ti mesoj ato qe kerkoj nepermjet komentit , pa pasur as me te voglin dyshim ,se ju i kini ne mendjen tuaj , por i ” mbani sekret “..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje