Juventusi do të ketë në dispozicion, Cristiano Ronaldo, për sfidën kundër ish-klubit të tij Manchester United në muajin e ardhshëm.
Uefa vendosi të pëzullojë me vëtëm një ndeshje yllin portugez pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen kundër Valencias që ishte e para për Ronaldon në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve.
Juventusi do të luajë kundër Manchester United në Grupin H në Old Trafford më 23 tetor dhe në rast të një dënimi me tre ndeshje, do të bënte që Ronaldo të humbiste edhe ndeshjen e kthimit në Torino më 7 nëntor.
Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran Young Boys më 2 tetor.
Fituesi i pesë herë i Ligës së Kampioneve u bashkua me Juventusin nga Real Madrid për 99.2 milionë paund në këtë merakto vere. (TemA)