Dhimbje koke për Panuçin, Kaçe mund të mungojë në dy takimet e rradhës

30 Shtator 2018, 14:52Sport TEMA

Ndeshjet që Shqipëria zhvilloi në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë nuk kishte pak çudira që nisën me listën e të grumbulluarve dhe grumbullimin e Ergys Kaçes pasi ishte luajtur ndeshja e parë.

Mesfushori që aktivizohet në Greqi me Panathinaikosin po kalon një moment aspak të mirë, duke qenë se mungoi në takimin e fundit ndaj PAS Janinës.

Kaçe ka pësuar një dëmtim që duket se është më i rëndë nga sa mendohej në fillim.

Skuadra e tij nuk ka pushuar asnjë ditë dhe menjëherë pas ndeshjes në kampionat, ka nisur përgatitjet për përballjen e së martës ndaj Panetolikosit.

Mediat greke, raportojnë se edhe ditën e sotme, Kaçe dhe dy shokë të skuadrës po stërviten individualisht, duke qenë se nuk janë ende në kondicionin e duhur për t’u stërvitur me skuadrën.

Kaçe nuk do të luajë as këtë takim në Kupë, ndërkohë që problemet me dëmtimet vazhdojnë të shqetësojnë Panuçin që duhet të grumbullojë futbollistët për miqësoren me Jordaninë dhe transfertën në Izrael.

1 komente në “Dhimbje koke për Panuçin, Kaçe mund të mungojë në dy takimet e rradhës”

  1. tifozi komtares says:

    PO si ta therresesh Kaçen ta mbash nje jav me brek dhe mos e fusesh nje minut ne loj , esht normale qe nuk do vij , bile mir bo qe nuk vjen se ka dhjet ndeshje qe panuçi aktivizon lloj lloj katunari ne loj dhe vetem Kaçen nuk e aktivizon , pun legenash , esht mesfushori me i mir qe kemi ne Ergys Kaçe , trajner leshi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje