Ecte me 225 km/h në Tiranë-Durrës, policia ndalon 28 vjecarin: Kjo shpejtësi është vrasëse

30 Shtator 2018, 09:16Kronika TEMA

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës ku ka zhvilluar kontrolle me radar.

Kështu përgjatë natës një 28-vjeçar u kap nga policia, pasi ecte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës.

Drejtuesi i mjetit ecte me shpejtësi prej 225 km/h.

“Ne rrugen interurbane Tirane-Durres me Policine Rrugore te Tiranes kontroll me Radar per parandalimin e aksidenteve rrugore.

225 km/h ✈?✈?✈?✈??❓❓❓❓? .

Shpejtesi e frikshme nga 28 vjecari nga Preza e Tiranes, te drejtosh mjetin me shpejtesi marramendese e con veten me e pakta ??.

Kjo shpejtesi eshte vrasese, papergjegjshmeri ndaj jetes, rrezik potencial edhe per jeten e perdorueseve te rruges.

Policia Rrugore e Tiranes nuk ka qellim gjobat por ka prioritet sigurine e jetes se perdoruesve te rruges.

Publikimi i rasteve me shpejtesi apo me alkool ka vetem nje dhe vetem nje qellim, sensibilizimin e drejtueseve te automjeteve per te zbatuar rregullat e qarkullimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve.

Policia Rrugore eshte ne detyre me Radar e Drager e gjithe mjetet speciale qe ajo ka ne dispozicion per te bere te mundur rritjen e parametrave te sigurise rrugore.

Drejtues mjetesh: Mos shpejtoni te dergoni patenten ne shtepi por ecni brenda limiteve qe te shkoni me patenten ne shtepi se familja ju pret.

??✍✍”, thuhet në njoftimin e policisë.  (TemA)

2 komente në “Ecte me 225 km/h në Tiranë-Durrës, policia ndalon 28 vjecarin: Kjo shpejtësi është vrasëse”

  1. ligji says:

    ne Americe nqs se e tejkalon shpejtesin 5 deri 10 mile mbi limit merr gjove jo me pak se $180 dhe plus do te besh dhe shkolle nuk e di si veprohet at Albania.

  2. Vl says:

    Cfare numri duhet te lajmerojm per ata qe te rrijn ngjit mbas targes, edhe pse je me shpejtesine maksimale te lejuar, ta bejn dhe me drita. Jasht ste le njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje