VIDEO: "Gara shpejtësie", policia gjobit 45 shoferë për 2 orë

28 Shtator 2018, 17:53Kronika TEMA

Polici Rrugore gjatë dy orëve patrullim në rrugët Urbane dhe Interurbane kryesore ka gjobitur 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia sqaron se “shumica e shkeljeve të konstatuara janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës”.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore e Kryeqytetit, duke monitoruar rrugët Urbane dhe Interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj

Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan ?? nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga ?? u evidentuan dhe  45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës duke ju uruar fundjavë të mbarë apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

1 komente në “VIDEO: “Gara shpejtësie”, policia gjobit 45 shoferë për 2 orë”

  1. Nipi i Shyretes says:

    Dakort po kur po i ndalojne policet e trafikut ne Tirane te marrin para nen dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje