FOTOT: Sheiku "ndihet ngushtë" në vilën me 30 dhoma gjumi, kërkon ta zgjerojë

1 Tetor 2018, 11:09Lifestyle TEMA
FOTOT: Sheiku "ndihet ngushtë" në vilën me 30 dhoma

Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, kërkon që të bëjë një shtesë në banesën e tij të madhe në Skoci, në mënyrë që familja e tij e shumtë në numër, së bashku me shërbëtorët, të mos rrinë “ngushtë”.

Sipas “ArabianBusiness”, Sheiku ka dëshirë që vilws gjigande në Skoci t’i shtojë edhe një banesë me 9 dhoma gjumi si dhe dy lozha për stafin.

Al-Maktoum ka disa gra dhe 23 fëmijë dhe për këtë arsye kërkon zgjerimin e pronës së tij në Skoci.

Sheiku ka një pasuri prej rreth 15 miliardë eurosh dhe pronën prej 63 mijë hektarësh e ka blerë rreth 20 vite më parë.

Familja e tij e madhe e përdor pronën për të pushuar në verë, duke qenë se në Dubai, në këtë periudhë temperatura arrin deri në 50 gradë celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje