Cristiano Ronaldo përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake news”.
34-vjeçarja Kathryn Mayorga thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.
Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty. Dokumentet e paraqitura në gjyq thonë se në momentin kur po ndërrohej, Cristiano ka hyrë në tualet i zhveshur dhe ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar, por Cristiano e ka përdhunuar në tualet. Duke dalë nga aty, futbollisti mendohet të ketë kërkuar falje, duke shtuar se zakonisht është xhentëllmen.
Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha: “Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”.
“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, tha Cristiano.
Mund te jete edhe e vertete por fakti qe kujtohet per ta denoncuar mbas shume vitesh pervecse lene per te deshiruar, eshte shume e neveritshme per nje femer.
Nje njeri me dinjitet nuk besoj se pret kaq kohe.
Kesaj modeles i ka pelqyer pak leku. Vete ajo tegon se ka qene e martuar me nje shqiptar ne USA dhe e la vetem pas nje viti martese per t u zhvendosur ne nje lagje me te mire ne Las Vegas…
Shortly after her graduation in 2008, she married her boyfriend, a bartender from an Albanian family who also got the odd job repairing computers, including those belonging to her parents. “At that age, I’d graduated college, I need to be married, I had that pressure,” she says. “And at first, I was on board with it.” But it wasn’t meant to be. Around a year after their wedding, the couple split up and Mayorga moved back in with her parents, whose home is in one of the better neighborhoods of Las Vegas (http://www.spiegel.de/international/cristiano-ronaldo-kathryn-mayorga-the-woman-who-accuses-ronaldo-of-rape-a-1230634.html)
Dava kurtizanesh të rëna nga vahti që kanë mbetur pa pare dhe hapin qitapet e vjetra të tërheqin vëmendjen për të bërë ndonjë kacidhe.
Femra duhet resektuar e jo dhunuar.Me ne fund beteja kunder abuzimit dhe dhunes fizile apo seksuale po behet masive.
Po shpresoj qe mos ja prishin imazhin e vertete kesaj levizjeje,disa femra qe per nje grusht para ,jane gati te bejne edhe palacon