Zbardhen provat e Prokurorisë, djali i deputetit tentoi ta rrihte dhe në Komisariat Xhisielën: Nuk do të të vras, dua të vuash e jo të vdesësh direkt

1 Tetor 2018, 18:30Kronika TEMA

Dëshmitë e Xhisiela Malokut dhe Rrexhep Rrajas, por edhe përgjimet ambientale që i ka bërë Prokuroria, çuan në pranga djalin e deputetit socialist. Në vendimin e Gjykatës thuhet se rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e pa përndjekur ish-të dashurën e tij.

Prokuroria e Krujës ka vërtetuar përndjekjen dhe kërcënimet që i janë bërë Xhisiela Malokut nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, jo vetëm me dëshminë e të dëmtuarës, por edhe me prova te tjera shkencore dhe përgjime ambientale.

Me ane të këtyre provave prokurorja e çështjes Mirela Kapo bindi edhe gjyqtaren Enkeleda Hoxha që të caktojë paraprakisht masën e sigurimit arrest me burg për Rexhep Rrajën i akuzuar për veprën penale të përndjekjes.

Ne kërkesën drejtuar Gjykatës, Prokuroria ka parashtruar dëshminë e Xhisielës dhe episodet e kërcënimit, ku më flagranti ka ndodhur në një hotel në afërsi të aeroportit të Rinasit.

“Në datën 19.07.2018 pasi është telefonuar nga ana e te hetuarit në mënyrë konsistente dhe janë takuar në vendin e quajtur “hotel Boci” me vendodhje në rrugën e Rinasit, hotel në të cilën i hetuari ka kërcënuar me armë, i ka thyer telefonin vajzës ….sapo janë futur në dhomë përsoni i hetuar ka filluar të ushtroj dhunë duke e goditur me shkelma, i ka fikur cigaren në trup duke i thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu”

Por me pas Rexhepi me qellim për ta frikësuar akoma me shume është shprehur.

“Nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesësh direkt..”

Pas kësaj ngjarje Xhisielës në datën 20 korrik të këtij viti bëri denoncimin në komisariatin nr 3 të Tiranës, por po në të njëjtën ditë ajo e tërhoqi denoncimin në Komisariatin e Fushë Krujës tek oficeri Gentian Citozi, duke u shprehur se Rexhepi i kishte kërkuar të falur.

Por tre ditë më vonë Xhisiela dhe Rexhepi janë ritakuar sërish në ambientet e komisariatit të Fushë Krujës, ku Rexhepi ka tentuar ta dhunojë edhe në ambientet e komisariatit siç parashtrohet edhe ne hetimin e Prokurorisë.

Përkundër këtyre fakteve i arrestuari Rexhep Rraja në dëshminë e fundit që ka dhënë në Prokurorinë e Krujës para arrestimit, ka mohuar faktin që të kishte përndjekur apo dhunuar ish-të dashurën e tij edhe pse ishte njohur me rezultate e ekspertizës mjekoligjore.

“Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Përsa i përket ditës që pretendon se unë e kam takuar, jemi takuar miqësisht dhe nuk kam pas asnjë lloj marrëdhënie me të. Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua te them se unë nuk kam lidhje fare me këto dëmtime dhe nuk di se ku mund t’i ketë marrë ato”, ka deklaruar ai.

Por prokuroria përveç dëshmive dhe aktit mjekoligjor, realizoi edhe një përgjim ambiental mes Rexhepit dhe Xhisielës në ambientet e Prokurorisë së Krujës dhe në analizë të gjithë hetimit të kryer Prokuroria dhe më pas edhe gjykata arritën në konkluzionin se: Rezulton e provuar se i hetuari Rrexhep Rraja, me të cilin ka pasur lidhje dashurore e dëmtuara / viktima Xhisiela Maloku, me qëllim krijimin e gjendjes së frikës dhe ankthit, duke e detyruar të dëmtuarën që të mos t’i japi fund lidhjes së dashurisë që kanë patur më parë, në mënyrë të përsëritur dhe sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

Në bazë të këtyre fakteve Gjykata e Krujës caktoi edhe masën e sigurisë arrest me burg për Rexhep Rrajhan.

24 komente në “Zbardhen provat e Prokurorisë, djali i deputetit tentoi ta rrihte dhe në Komisariat Xhisielën: Nuk do të të vras, dua të vuash e jo të vdesësh direkt”

  1. adi says:

    o ripjelles
    o ripjellesa
    a ka njeri gje per te thene????
    ka tentuar te rahi ne komisariat thote rilindja!!!!!!!!
    dhe nuk e arestoi policia edhe ne komisariat???????????????????????
    a mund te me thote njeri nese ka bere vaki ne ndonje vend te botes qe perdhunuesi te tentoje te rahi te perdhuaren brenda ne komisariat dhe te lihet i lire??????????????????
    a duhet tani ky kr ripjellesi ti kerkoje falje atij oficerit qe e quajti hor??????
    a mund te thote njeri se jo rilindja nuk eshte bande se shteti qe ngriti rilindja nuk eshte bandit?????????
    prisni prisni se nuk keni pare asgje akoma!!!!!!

    1. Janulles me sqepar kokes says:

      Si pse? Po a nuk e degjove liderin boteror, gjigandin qe tha qe polici eshte horr dhe dezertor ?

      1. Flm says:

        Ja dhe nje tjeter Kopil Turk, me sqepar dhe hanxhar qe flet percarte.
        ###
        Puupuuuu histori Turqish, …. Rexhepi djali i Rahmanit nga Kruja e Lavdishme e Skenderbeut, as qe e llogarit ligjet dhe policine.
        Sa te jete Rahmani ne pusht-tet, Rexhepi fryhet si kaposh, dhe i hakerehet nje krijese te pa fuqishme.
        ###
        Tipike serial Turk me shami-kuqe.

    2. Flm says:

      Puupuuuu histori Turqish, …. Rexhepi djali i Rahmanit nga Kruja e Lavdishme e Skenderbeut, as qe e llogarit ligjet dhe policine.
      Sa te jete Rahmani ne pusht-tet, Rexhepi fryhet si kaposh, dhe i hakerehet nje krijese te pa fuqishme.
      Tipike serial Turk me shami-kuqe.

    3. Selek says:

      Tamam ti ja fut pordhes dhe… kodra pas bregut. Se ç’lidhje ka ketu Ps me kete kriminel te fandaksur vetem mendje te shkrehura si ajo e Saliut dhe jotja mund ta gjejne.

    4. Mul Noka dhe Paloka says:

      Të nderuar komentues.
      Ky Adi me lart, qe ju e quani trap, ne fakt ka te drejtë. Djali i Rrafmon Rrahimit ka shkaktuar nja skandal boteror.
      Unë jam me propozimin që Donald Trump duhet te jape doreheqjen sepse ka fshehur krimin e Rexhep Taip Rrafmodoganit, me qellime terrorizmi.
      Ndersa Putini duhet futur ne burg, sepse eshte ndikimi i tij direkt tek dhuna ndaj Xhisieles.
      Per mbrotjen që I ka bere ligjit dhe vajzes, Lolo Vasha-Isufi te emerohet Kryetar i Gjykates Supreme te SHBA. Qe aty pastaj, te beje reformen e drejtesise ne Shqipëri.
      Rama te internohet ne Tepelene, Rlindja te shpallet jashtë ligjit, dhe PS te shkrihet.
      Ore, Po ndaloj ketu une, se e mora me qafe kete Adin që nu e quani trap. Deri tani eshte prishur tre here nga qejfi, duke lexuar komentin tim.

  2. Epo kjo pune says:

    nuk ka pyll pa derra por ju militantet e PD lani gojen njehere se ndodhi Gerdeci e 21 janari dhe ju more zoterinj qe ju pikon shpirti per vajzen (me te drejte se askush nuk duhet te guxoje te shantazhoje e preke me dore tjetrin), si nuk e ngritet njehere zerin dikur por mbanit ison e partise per aksident teknologjik! apo cadra pistoleta! Apo pislleku partise sime falet… pastaj pergjegjesia eshte individuale, c’ne lidhje te shkurter nje personi me komplet nje parti!!!

    1. Lee lee says:

      O Balzak lexo comentin e Spartakut dhe mos fol me .

  3. sylejman says:

    Gjykuesi
    Gjendja ne Kosove, ne shume pika, eshte e njejte me ate ne Shqiperi, por rasti si ky i pershkruar me lart, na ndjell deshperim te madh dhe frike te pamase se e keqja ka depertuar aq thelle ne moralin e shqiptarit sa eshte e pamundur me iu gjete ilaçi per ta luftuar dhe sheruar kete dukuri me rrenjet e leshuara teper thelle dhe pa ndonje shprese se mund t’i shkulen ndonjehere! Per gati 30 vjet ne Shqiperi dhe 20 vjet ne Kosove, e keqja shenoi rritje sistematike, por jo e kunderta! Atehere?,,,

  4. Nihi Listi says:

    @ adi

    o te qqq rracen or bq muti. PeDe-ist ordiner.
    Po a ishte aty ai Polici bythqir qe tani ka shku kerkon azil?
    A nuk e ka detyrim ta mbroje polici ate vajzen.
    O te qifsha motren o hajdut korenti, kujton se do e marri PDja qe t vjedhesh korent
    Ka me ta qi RRacen EDI RAMA ?

  5. adi1 says:

    O adi! E ka fajin edi rama! Nuk mendon si une! Saliu na ka rrahur dhe vjedhur vence,pavaresisht se votuam per te!

  6. Zigur Qarri says:

    Xhisiela Maloku ka folur për një situatë kaotike në komisariate. Banditë që hyjnë me pistoletë në brez nëpër zyrat e komisariateve,
    policë që e ironizojnë, të tjerë që fillimisht i marrin kallëzimin, pastaj e mbyllin çështjen aty për aty, gjithçka nën ndikimin e fuqisë që
    i jep Rrahman Rrahjes mandati i deputetit të Rilindjes.Dhjetor 2017, depoziton kallëzim në Komisariatin Nr.6 por tërhiqet sepse
    kërcënohet për vdekje“Mbaj mend që para Vitit të Ri kam shkuar në Komisariatin numër 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim. Unë
    sa po jepja kallëzimin, e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona. Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep
    Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fis kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë”.Në janar 2018, i dështon përpjekja për të
    bërë kallëzim në Komisariatin e Krujës.“Nga fillimi i vitit 2018, unë kam shkuar në Komisariatin e Krujës për të bërë kallëzim, po
    nuk e kam bërë. Kam firmosur një deklaratë tek inspektori i zonës, shtetasi Sabri Dani. Këtë deklaratë e ka firmosur edhe motra
    ime A. Maloku. Te deklarata kemi shkruar se nuk kemi probleme dhe i kemi sqaruar konfliktet. Aty më doli një person tullac dhe
    m’u prezantua si shefi i madh dhe më tha: “Ai që të do, të rreh”. Atë ditë më kishte rrahur shumë Rexhepi. Mbaj mend që isha
    bërë me gjak”Në korrik të 2018, pasi rrihet nga djali i deputetit shkon të bëjë kallëzim në komisariatin Nr.3 në Tiranë.“Unë nuk
    erdha te Komisariati Policisë Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin dhe te Komisariati nr.3 në
    Tiranë shkova një herë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja, por nuk ka mori njeri kallëzimin, se aty erdhi me të
    shpejtë shtetasi Rexhep Rraja, Redjan Rraja, Xhelaj Rraja dhe babai i Rexhepit që është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e
    rregulloi me policët që unë të mos jepja kallëzim”Në deponim, Xhisiela citohet të thotë:“Herët e tjera më ka rrahur më shumë
    dhe më ka çuar në hotel. Me mua ka bërë seks kundër dëshirës time, por nuk kisha ku ta kallëzoja”.Rrëfimi i Xhisielës arrin
    kulmin kur ajo përshkruan përpjekjen për të depozituar kallëzimin në Komisariatin e Krujës.“Mesazhi që erdhi në “Instagram”
    ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë
    shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin
    që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti
    Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë
    që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë FushëKrujë. Dua të shpjegoj që aty
    më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë dhe do të firmosësh deklarimin
    që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por
    ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë”
    dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje
    tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku
    dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me
    kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të
    SHKB-së në Durrës”

  7. Liri says:

    Mos merrni per Etalon te shoqerise qytetare kete gomar provincial. Shqipëria ecen.

  8. Nje qytetar............ says:

    E tmerrshme , kjo eshte paraqitja e forces se GANGSTERIZMIT SHTETEROR. Sepse babi i tij eshte DEPUTET I PS,………….

  9. Ladi says:

    Aq shume u trem polici ne detyre kur ky birboja kercenoi vajzen, sa qe iku fare nga komisariati, kerkoi azil…- ae kuptoni dot se cfare polici eshte?!

  10. spartak says:

    Ti mër çun , shko e vrit tët atë , që të ka shkatërru e degjeneru si karakter dhe ti tani , je një njeri i marrë fund fare . Yt atë , do ketë bo t’fortin e shtëpisë e të katunit , sepse duket që nga niveli që ka dhe si reagojnë e komentojnë me rezerva e frikë dhe hezitojnë të flasin bashkëfshatarët .
    Edi Rama . Kur format e përzgjedhjes së kandidatëve janë të mbyllura , ndodh që Partinë Socialiste në Parlament ta përfaqësojë edhe nje si puna e këtij Rrahmonit që di vetëm dhunë dhe Rrahje , siç ka mbiemrin , e që nevoitet vetëm për karton , se për asgjë tjetër nuk bon .
    E ëma e këtij çunit do jetë dhunuar vashdimisht nga ky alias deputeti , prandaj dhe ky farë çuni ( ka baba çun , amon ) nuk e ka të kultivuar nderimin dhe respektin për nënën , motrën , gruan , vajzën .
    Unë e kam për turp të më përfaqësoj një person i tillë në organin më të lartë të shtetit , Kuvendin e Shqipërisë .
    Qofsh ti , po e mbajte , sepse llogjika të çon që ai vetë , më e pakta , duhet të largohet prej aty . Ai s’ka as tru as nivel për të ndërmarrë një veprim të tillë , që do ishte një gjest reflektimi . Të takon ty dhe strukturave drejtuese të PS-së ta bëni . Ta analizoni dhe reflektoni , me forma përzgjedhje kandidatësh të përsosura , kolegjiale e me transparencë maksimale , që në zgjedhjet e ardhëshme , kurrsesi , në asnjë mënyrë , mostra dhe kallëp të tillë të mos arrijnë të na përfaqësojnë .
    Do ti sugjeroja Gjykatës , që do vendosë për dënimin , që , njëkohësisht , të vendosë dhe për mbrojtjen maksimale të asaj vajze , e jo si shumë të tjera , që nga mungesa e përgjegjësisë e organeve ligj zbatuese janë vazhduar të kërcënohen , dhunohen e deri i është marrë jeta . Raste , sa të vjen zor ta thuash , deri sa një pis burracak vret një sokoleshë gjykatëse të përkushtuar , nënën e dy fëmijëve të vegjël para syve të tyre .
    Mbrojtja maksimale ( ligjin ta gjejnë vetë ) arrihet , nëse ti , si Gjykatë , në bazë të Kushtetutës , Ligjeve dhe Kodit Penal , i jep prioritet jetës së njeriut , qetësisë dhe dinjitetit të tij , para ç’do ligji që do mundohen avokatët batakçinj , me e liru këtë birbo nga salla e gjygjit . Ta lirojnë , por ama Vendimi i Gjykatës për Mbrojtjen duhet të jetë i tillë : Në shenjën më të vogël , jo të kanosjes e dhunës , por vetëm të sinjalizimit për shqetësim të kësaj vajze , komplet familja e Rrahmon Rrajes dënohet me nga 15 vjet burg . Kjo duhet të jetë pjesë e vendimit , dhe s’ka pse të duket absurd , kur merret mbi bazën e precedentit të dhunës e kërcënimit të ushtruar dhe në emër të mbrojtjes së jetës e dinjitetit njerëzor
    Vetëm kështu , do bëhet e mundur mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të kësaj vajze , madje edhe nga vetë ky Rrahmoni , që mund të mos bëjë Prokurorin për hetimin e dënimin e djalit të vet , por të ruaj me dinjitet e kujdes , që sot e tutje , si këtë vajzë, si familjen e vet nga burgu .
    Shoqëria jonë , kësaj mbrojtje , të shmangjes dhe eleminimit të dhunës ndaj nënave , grave e vajzave duhet ti bëjë hyzmet dhe jo të bëjë sehir , se kur do ndodhi dhuna e radhës .

  11. Juli says:

    Ore po ju latë namë o derëzinj.
    Ju sikur jetoni në SKANDINAVI o derdimenë.
    Eeeeejjjj jetoni në ALBANISTAN o debila.
    Aty i forti,parelliu,….ban namin.
    Burri rref gruan.
    Njerëz të prapambetur.

  12. Lili says:

    Problem jane prinderit ne shqiperi,pa fe e pa be u riten si femije edhe sa erdh 1990shi u treguar edhe ma pa be e pa fe se cka kishin pare deri sot : vjedhes,arrogant,te pangopur me pushtet,dhunuese per njerezit qe nuk jane te pafytyre si ta,edhe te perkrahur nga nje kaste politikane e gazetare po aq imoral sa ta.keto jane sot elita e shoqerise shqiptare,edhe femijet e ketyre horrave qe vjedhin,perdhunojne,vrasin sepse prinderit e tyre kur nuk i kane edukuar e nuk iu kane thane se duhet respektuar tjetri,duhet miresjellje ne shoqeri e duhet regulla e ligje ne shoqeri.po vetem jeni jemi mbi ta,ne jemi te zotet me vjedh,me fye,me dhunuar sepse kemi miqe,dmth,politikane te forte me ne e gezojme imunitet e impunitet..
    Prandaj vret djali i ministresheses,vret djali i deputetes,dhunon djali i deputetit,thyen restorantin djali tjetrit,ndez fishekzjarr ne tiranen vajza e perfasueses sone,shkel njerin e tjetrie nuk ndalet hiç..etjetj apo sjell nje avion lule per dasmen djali i koncesionarit n1…dikur ishte nje shorehje gabeli kur ka rra ne cyp te mjalltes edhe bythen e ka lye me mjalte,edhe keta kane rra ne cyp te mjaltes e bythen e lyen me mjalte enuk pyesin per shoqerine shiqptare.
    Keshtu i kane rritur prinderit e tyre,qe jane pa pa sojni,keshtu perfundojne femijet ,pa soj pra.
    Edhe lumpengazetaria na i paraqet si te ‘sukseshjme’keto horra e keto prinder pa soj.
    Duhet shoqeria tci menjanoje edhe marja te jete mbi to e jo tek femijet qe nuk pranohen ne shkolle e fyen ne shkolle sepse jane fukara e pa perkrahjen .

  13. JARI says:

    Robt ku ti kesh mor maloku I mutit..////U bene katunaret me leke…///ptuu,,,rrace e keqe,//

  14. Arbeni says:

    Kush e ka parë filmin Gruaja me e bukur,nje film italian i viteve 65-70 te shekullit te kaluar.Vito Juvara quhej djali bir mafiozi.Ai perdhunoi nje vajze italiane te thjeshtë ,vrau edhe te atin e saj e nuk i hyri gjemb ne kembe.Keshtu edhe ky Rexhep kaka i biri Rrahmanit që u dhjefsha emrat e tyre turq me kujtojne Italine e atyre viteve.

  15. Arbeni says:

    Kush e ka parë filmin Gruaja me e bukur,nje film italian i viteve 65-70 te shekullit te kaluar.Vito Juvara quhej djali bir mafiozi.Ai perdhunoi nje vajze italiane te thjeshtë ,vrau edhe te atin e saj e nuk i hyri gjemb ne kembe.

  16. Dora says:

    Mua me duket sikur te gjithe genjejne xhensila e para vine me radhe ….

  17. lazarati says:

    Ore kaposha lat namin duke shkruar nje faqe gazete dhe duke llomotitur pa asnje kuptim pa asnje vlere ore keni pune ju zgarabine,punoni ju ore faqezinje injorant.Ikni more budallenje se late namin duke komentuar vetem brockulla,jane nja kater veta me te dhjerr nuk ka,ikni more pacaqine,ikni more zagar,ikni dhe punoni,mos merrni njerzit neper goje.Jo deputeti keshtu jo i birri ashtu,jo polici keshtu dhe jo oficeri ashtu.Turp te keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje