Prokuroria ka kërkuar sot 17 vite burg për Emiljano Shullazin.
Këtë herë organi i akuzës arriti të lexonte pretencën duke kërkuar 64 vite burgim për 5 anëtarët e kësaj bande.
Kërkesa e Prokurorisë:
Emiljano Shullazi 17 vite burg
Gilmando Dani 15 vite burg
Endrit Qyqja dhe Endirt Zela 11 vite burg
Blerim Shullazi 10 vite burg
Ndërkaq, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, nuk ishin prezent në seancë. Në sallën e gjyqit ishin vetëm avokatët e tyre.
Gjithashtu të pranishëm në seancën e sotme ishin dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA dhe ajo gjermane. (TemA)
… dhe unë e lexova
por ndihem i hakuar
mos vallë Ju, të TemAs
një zero keni harruar?!
…