Nga Rudina Xhunga
Dje isha e ftuar në një emision televiziv të ‘News 24’, drejtuar nga Ylli Rakipi dhe u ndjeva si peshku pa ujë.
Drejtuesi më sqaroi disa herë se bëhej fjalë për një çështje politike dhe si e tillë duhej trajtuar.
Unë refuzoj ta shoh si çështje politike rastin “Xhisiela”.
Po ta trajtosh si të tillë, i bie të thirren në zgjidhje vetëm Rama-Basha, ta diskutojnë analistët në studio dhe ta arkivojmë sapo nis çështja “Vrasja te Blloku”.
Këto nuk janë çështje politike. Janë çështje kombëtare.
Çështjen ‘Xhisiela’ nuk e zgjidh dot vetëm dëshmia e Nuhut, se ai e braktisi punën dhe vendin.
Këtë nuk mund ta zgjidhin, as vetëm gazetarët e kronikës, as analistët, as moderatorët, as portalet, as gjykatat, aq më pak publiku që bombardohet me informacion që e mpin dhe demotivon.
Mbrëmë mendova pikërisht për publikun, gjatë emisionit. Unë isha e ftuar dhe u ndjeva e përjashtuar nga fraza: kjo është politikë. Po publiku si ndihet, po t’i thuash këtë?
Sigurisht i mënjanuar, i paftuar në zgjidhje, se po është politike, e dinë “ata”.
Por jo, nuk është politike, është kombëtare.
Përplasja me krimin, pushtetin e më të fortit, që po iu tek, të përdhunon, të vret dhe ia hedh, është çështje kombëtare.
Kjo nuk është më, as vetëm çështje e policisë dhe prokurorisë.
Polici e prokurori është njeri si unë e ti. Ka frikë se është i dobët në një shtet, ku ligjin e bën i forti. I forti paguan politikën, grupet e armatosura dhe medien.
Dhe forcohet gjithmonë e më shumë. I dobëti, më e pakta ul kokën, të mbushë lotarinë amerikane.
Dhe kështu po zbrazemi.
Ndaj çështjet e të fortëve e qyteteve, lagjeve e shtëpive tona, nuk janë me çështje politike, janë çështje kombëtare.
Është e kotë të fshihemi pas gishtit, në debate që orientojnë politikisht dhe politikanë me alibira tabulatesh.
Është më shumë se kaq, është më thjesht se kaq.
Është vetëm një pyetje, që duhet t’i bëjmë vetes: Do të lejojmë të na përzënë nga ky vend?
Nëse jo, nëse nuk kemi atdhe tjetër, e kemi detyrim të mos lejojmë të na thonë, kjo është politikë.
Joooo, krimi është çështje kombëtare.
E ushqen nënshtrimi ynë, ndaj atyre që bëjnë drogë, prostitucion, krim dhe korrupsion.
Na duken të zotë, ulim kokën dhe bëjmë sikur nuk e kanë me ne.
Po nëse Nikla është larg, dje erdhi në Bllok, nesër të vjen në shtëpi. Është çasti që nuk ka kthim pas.
Tani nuk ka qytetar, biznesmen, punonjës administrate, gazetar, prind që mund t’i lejojë vetes luksin të mos bëhet palë.
Përballë janë dy mentalitete, dy mënyra jetese, dy lloj njerëzish. Ata nuk janë pushtet e opozitë, por të punës dhe të punëve të pista.
Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë Ramës dhe Bashës, tani është: Ju me kë jeni? Ne nuk e kemi shansin të mos bëjmë pyetje, se palët tani janë përballë.
Nuk është Rama dhe përballë Basha, Xhafaj dhe përballë Noka.
Janë ata, që punojnë dhe ata që prostituojnë, janë ata që presin rrogën dhe ata që s’u duhet rroga, janë ata që heshtin dhe ata që vrasin, janë ata që zhvillojnë biznese dhe ata që u vënë gjoba bizneseve, janë ata që besojnë në ndershmëri dhe ndjeshmëri, dhe ata që tallen me këto e të këpusin kokën, po u preve rrugën, sikur edhe rastësisht.
Gjithmonë ata që bëhen me të keqen, bërtasin më shumë, ndaj duken pak ata që rreshtohen me të moralshmen.
Tani është momenti të numërohemi.
Ndaj ngrije dorën! Ti me kë je? Sepse lufta ka nisur. Dhe nuk është lufta PS-PD. Është lufta e krimit me shoqërinë.
AHH NUK NGREHEMI SE SKA KUSH TE NGRIHET, DUKE FILLUAR QE NGA TI E PARA QE NUK NGRISHESH PER TE PROTESTUAR.
DHE KUR QYTETARET NUK PROTESTOJNE DIHET QE JANE PALE ME KRIMIN, E PERBALLOJM NE E PERBALLOJM NUK NA PLAS EDHE PO TE NA VRASIN E PERDHUNOJM. NE DURUM TURKEN PER 500 VJET E SPO DUROJM 500 RRUGACE NE GJITH SHQIPERIN.
Un sot jam me Elvanen , po ju??
SHQUP-i i ka ngritur te gjithe keta, qe e quajne veten gazetar dhe ju pelqejne hartimet, ne kembe. Por keta nuk dine te bejne scoop (investigim), ta ndjekin ceshtjen ne detaje derisa te gjejne te verteten. MJafton te perdorin mendjen dhe te ecin pak dhe do ta gjejne te verteten. Por jo! E verteta nuk ju pelqen sepse jane te anuara nga ‘femra qe po perdhunohet apo perndiqet’!. Por as qe ju bie ne mend qe viktima mund te jete edhe djali Rexhep! Ceshtja e dhunes ndaj femrave eshte nje macoizm ballkanik dhe duhet luftuar dhe Shqiepria duhet emancipuar dhe po emancipohet. Por nga ato qe kemi degjuar ne intervistat e Xhisieles duket qe viktima e vertete ne kete mes nuk eshte ajo por eshte Rexhep Rraja, ish i dashuri i saj. Duket qe Xhisiela po e perndjek Rexhepin dhe jo anasjelltas. Pse ky perfundim? Sepse Rexhepi e la Xhisielen me shume se nje vit me pare, pas 7 vjet marredheniesh intime me te. Rexhepi gjeti nje vajze te re dhe vazhdoj perpara me jeten. Por nga intervista qe Fevziu i Beri Xhisieles ne emisionin ‘Opinion’ ishte e qarte qe Xhisiela nuk mund ta pranoje faktin qe Rexhepi eshte lidhur me nje vajze te re. Ajo disa here tha gjate intervistes qe nuk mund ta pranoj qe ai te lidhet me nje tjeter, madje tha qe jam xheloze edhe pse Fevziu disa here i tha me kot qe ‘ai eshte i lire dhe mund te beje cte doje me jeten e tij’. Fevzua me analistet dhe Xhungen nuk jane te interesuar per te verteten por vetem te sulmojne qeverine. Eshte nje maskarade idioteske! Per nje vezhgues neutral, e gjithe historia eshte teper e qarte. Xhisiela qe ndjehet e braktisur, dhe pas 7 vjet marredheniesh serioze humbi endrren per te krijuar nje familje me Rexhepin, nuk pajtohet me kete situatate. Rexhepi ka ecur perpara dhe ka gjetur vajzen e re te jetes. Por gabimi i tij fatal eshte qe kundrejt presioneve te Xhisieles ai ka pranuar ta takoje dhe diskutoje me te. Kjo ka bere qe Xhisiela te mendoje qe ai e do akoma dhe mund te kete nje shans te dyte per te. Xhisiela i ka bere presion qe do ta denoncoj ne polici per dhune (nuk dihet nese Rexhepi e ka dhunuar sepse Xhisiela thote qe demtimet ne trup i ka nga nje aksident i verifikuar automobilistik). Rexhepi, nen presionet e Xhisieles, e cila edhe mund te kete djegur veten me cigare (sepse e pranoj ne nje interviste qe ne djegim veten) eshte trembur dhe mund ta kete humbur mendjen dhe i ra me nje dacke. I kerkoj falje dhe iku me pushime ne Sarande. Por kjo e xhindoisi me keq Xhisielen qe coj nje padi te re pasi sapo e kish terhequr te paren. Te tjerat publiku i di: tre here denoncime ne polici dhe tre here terheqje te denoncimit. Madje ne emisionin ‘Opinion’ ajo tha na lini te qete. Eshte puna jone, mos e politizoni ceshtjen. Ajo perseri ka shprese qe Rexhepi te kthehet tek ajo. Por, Rexhepi nuk pranon. Kjo ka sjelle te gjithe kete loje kukamshefti Xhisiela, Rexhep, Polici, Prokurori, Nuhu, SHQUP. Ku eshte roli i Nuhut? Nuhu nje oficer i vjeter policie, madje kujton mire 1997 dhe familjen Rrahaj. Thote qe jane te dhunshem madje edhe mund te kete pasur konflikt me ta gjate 1997-es sepse Rrahajt kane qene te rreshtuar politikisht me PS dhe Nuhu me PD. Ne kushtet kur Nuhu po shtonte nga vetja e tij ne raportin per Xhisielen, kjo e fundit tha disa here qe shume deklarata ne letren e Nuhut nuk jane te mijat. Pra Nuhu i ka shpikur. Nuhu ka kerkuar te largohet nga qyteti i Durresit duke menduar qe te shkoje ne Tirane, por Policia e Shtetit i ka ofruar Beratin. Kjo e ka cmendur dhe e detyroj te shkruante nje leter te genjeshtert dhe tja mbathte nga frika se mos Rrahajt hakmerreshin per genjeshtrat e tij. Pra, hartimet e Xhunges qe lufta ka filluar jane ‘bullshit’ bajge lope. Lufta mes meshkujve dhe femrave eshte shekullore. Shoqeria ka nevoje per emancipim dhe perpjekjet e vajzave per barazi vazhdojne. KJo s’eshte lufte; ky duhet te jete emancipim i shoqerise. PS me Edi Ramen pothuaj gjysmat e ministreve i ka gra, po ashtu edhe deputetet. Ne gjykata sheh plot gra, ne shkolla jane grate, ne kopshte e cerdhe jane grate, drejtoresha e gazetare gra pa fund. Atehere, ku e sheh luften Xhunga? Per cfare? Te denohet nje djale per kot, per xhelozine e Xhisieles dhe dashurine e saj te humbur!? Eshte nje sharade e turpshme! Politike e SHQUP-it per te na thene qe z. Rama eshte pehlivan dhe policia e korruptuar. Por mbreme Edi Rama ne Emisionin e Sokol Balles tha qe policia e ka bere punen duke e cusr ceshtjen Xhisiela ne Prokurori qe diten e neserme. Detyra e shtetit ka mbaruar. Eshte Prokuroria, qe duhet te vazhdoje me hetimet e saj. Vonesa i takon nje organi te pavarur. Shoqeria po harxhon shume energji per tu marre me nje ceshtje qe duhet te merret Prokuroria. Dhe ajo ka arestuar nje te pafajshem. Thjesht, sepse ka presion nga SHQUP-i. Eshte e trupshme e gjitha kjo maskarade qe po ndodh para syve tane. Sigurisht qe kaq duan militantet dhe gazetarucet qe vetem kopjojne dhe ngjisin lajmet nga dobici dixhital tek gazetate tyre.
Ceshtje sociale Rudina, diçka qe i perket shoqerise .Te thuash kombetare, kalon ne nje suaze tjeter.Kur ju gazetaret,te kulturuarit ,ngaterroni nuancat e fjaleve, po ne mileti ,turma qe ju veshtron juve si diellin ?!
Teori e nje shpirti te lodhur. Eshte shume e thjeshte: Sali Berisha e shkaterroi shtetin shqiptar, Edi Rama nuk di si te ndertoje nje shtet te vertete demokratik. Zgjidhja: Merrni Zef Brozin dhe juriste te tjere shqiptare nga Amerika qe te apikojne ne Shqiperi strukturen shteterore te nje nga 50 shtetet e SHBA-ve. Pa shartime dhe shtesa qe te shpetojne pushtetaret.
Te falenderoj shum per artikullin pasi e ke goditur ne thelb se cfare mund ti ndolle shoqerise shqiptare nese populli i neshtrohet dhunes, pushtetit dhe frikes. Krimi duhet te goditet nga secili nga ne. Keshtu ndolle edhe ne vende te zhvillura ku per hir te se vertetes nuk eshte se nuk ka krim por njerzit ngrijne zerin dhe japin kontributin e tyre.
Kishte disa shprehje shume te forta qe me pelqyen shume si “Ata nuk jane pushteti dhe opozita, por punemiret dhe punepiset”
“Krimi eshte çeshtje kombetare. E ushqen nenshtrimi yne ndaj atyre qe bejne droge, krime, prostitucion dhe korrupsion”.
Ketyre fjaleve te mençura do tu shtoj nje histori qe e kam degjuar nga nje fillozof francez: ” Ne nje pyll kishte rene nje zjarr i madh. Te gjitha kafshet ishin alarmuar dhe po shihnin me hidherim sesi flaket po perfshinin njeren peme pas tjetres. Ne ate moment pane nje zog te vogel, kolibri, i cili merrte uje nga burimi aty prane dhe e hidhte mbi zjarr. Nje hipopotam qe e vuri re e pyeti me qesendi: Me ate sqepin tend ti mendon se do shuash zjarrin? Por kolibri nuk ia pertoi dhe iu pergjigj: “Une bej punen time”. Perfundimi: nuk duhet te rrime me duar kryq, te deshperuar dhe te frikesuar dhe ta presim shpetimin nga te tjeret. Edhe kur jemi te vegjel. Duhet te bejme secili detyren tone per te luftuar te keqen.
Trajtese e bukur, reale, therrese. POR. Vetem per lexim klase.
Sali Berisha vrau njerez ne mes te dites po Edi Rama ka vrare shpresen. Ky vend eshte peng i krimineleve ordinere me shume se kurre.
Edi Rama I ka dhene shprese ketij vendi . Te tjerat Jane genjeshtra shqupi.
Vetem hajduteve dhe oligarkeve u ka dhene shprese Edi Rama, ah po u ka dhene shprese edhe shk***atave te Shqupit te lepijne pak nga kockat e tije.
Edi Rama dhe Shqupi jane kangrena dhe migrena e Shqiperise sot. Dje ishte dulla, pardje ishin Turqit. VK muhabeti nga Shqiperia.
Ju zonja gazetare keni krijuar ndonje celule ushtarake qe te vijme te regjistrohemi ? Apo si gjithnje… armatosuni dhe shkoni ne lufte (ju).
Joooo. Kete here do te shkoni ne lufte JU TE TJERET qe keni bere thase me leke ne kete sistem.
Ca flet mi goce.
Krimin e lind e rrit e ushqen e shton e shumon me pasardhsa vet demokracija.
Sepse pa krim s ka demokraci. S ka as liri.
A nuk e kupton dot kte?
Shif filmat e hollivudit. Ata me krime jan me t miret.
Pse?
Sepse esht kultura e krimit aq e dashur n demokraci.
Esht kultura me e suksesshme.
A nuk i shef ti se bisnesmenet “e suksesshem”,politiksat ” e suksesshem”, njerzit “e suksesshem” vec me njolla t errta jan?!.
Prandaj,kurr s do ket nershmni.
Me nershmin tallet demolracija.
I nershem esht bidalla debili masiv,frikacaku,sakati,dhe miksi i ktyre.
Po t ishte i nershem peshku madh nuk hante t voglin.
Une jam me Detin kunder Edvin Ramut Berishes .
Ti me ke je?
Ke te drejte, por kujt ja thua Ylli Rakipit, Blendi Fevziut, Eni Vasilit , Sokol Balles, apo te famshmit Artur Zheit?
Jane te gjithe keta qe kane ndotur Median dhe Shoqerine tone.
Me keta Plera harroje qe keta te bejne ndonje Program per Publikun. I bejne Emisionet per vete dhe per ata qe i Paguajne Televizionet.
Ndersa ine jam me te athmen e shqiptareve, jam me bashkimin europian, jam te te mire ne lufte me te keqen, jam me paqen jo me luften, jam me Edi Ramen.
Shko mor q.u.
Me EU thote..shqelma bytheve
Ne jemi me Bolin, po ti me ke je?
Une jam kunder atij qe te vret si ne Gerdec – Tropoje – 21 Janar ……..
dhe nuk me intereson se cfare ben ky I gjati ,persa kohe kemi gjakatarin e Shqiperise aty.A e degjuat se cfare tha mbreme tek Ora News , cohuni o popull dhe vrituni per Agiten – – Shkelzenin dhe botoxin e Monkes.Ja me keta nuk jam une
….kriminelet me te medhenj aty jeni ju media…po po ti personalisht e para me gjithe cte rrethon…pastrimi duhet te ndodhe dhe filloje nga ju…njerezit duhet tju bojkotojne sepse jeni injoranca me e madhe e atij vendi dhe po e shkaterroni ate vend..disinformimi dhe particizmi juaj per interesa personale eshte krim…ju perdhunoni inteligjencen e atyre fakireve qe ju ndjekin aty day in day out…dhe as u behet vone per konseguencat qe pasojne…jeni aq injorant sa qe se kuptoni qe per interesin e dites cfare behet kulture aty do te impact femijet tuaj neser…ne te vermin vend ne bote ku nje gazetar pretending krim zero kur vete jane dhunuesit e pare…sa taksa paguan ti vajze..sa prona ke…si is mundesi qe aty..me ato rroga ju te jeni milionere…pastrohu vete e para sepse nese ata rrahin e plagosin ju vidhni dhe shperdoroni pozicionin fisnik te gazetarit..qe ju pretendoni por nuk jeni….
……ai vend mund te behet dhe po behet por jo nga the likes of you…vetem rama ju vjen hakut dhe ja u pret drute shkurt injorances tuaj…
Koment i sakte
Idiot koment
Artikulli me objektiv i shkruar keto vite ne mediat shqiptare. Ky artikull i bën thirrje ndërgjegjës kombëtare për t’iu kundërvënë të keqes që ka kapluar këtë vend.
Me fal Rudina por si nuk u ngrit asnje kurve ne mbrojtje te Elvana Gjstes.
E pra, ajo eshte e perdhunuar ne cdo pjese te trupit, por me deshiren e saj. Cfare quhet, mazokiste.
Elvana vdes qe ta perdhunojne.
Po ngrihuni moj shoqata kurvash dhe shkeputeni motren tuaj nga perdhuna me deshire. Apo e doni te vdekur qe te flisni?
Poeti i madh kosovar Ali Podrimja thote”KUR ESHTE ERRESIRE/NUK DUHET ME PRIT/DIKUSH DUHET ME U DJEGE /QE TE BEHET DRITE”!
kur pashe fytyren e kesaj vendosa te lexoja shkrimin por ne te vertete u bera pishman qe harxhova kohen kot, me ngjalli neveri, pa sence dhe tejet e politizuar.
hahahahahahah merra zef broz titon e q… ne byth bashk me ty hahahahaahahah idjotat skan te mbaruar mjer ne me kta kafsh.
Me gjithe konsideraten qe kam per Ju Z. Rudina,me keqardhje , po Ju them dy fjale para se te ngre gishtin…..Te konsiderosh cfaqiet( nuk po I perseris )qe po ndodhin ne Shqiperi (une nuk do ti quaja fenomene) si problem kombetar ,do te thote te lesh shkakun kryesor te “fleje “rehat,ose ta nisesh ate ne drejtim te paditur…Ju jepni alarmin “se luffa “ka filluare,dhe palet nderluftuese jane ( ne ,Ju te tjere ,nuk po i rendit), pala tjeter jane kriminelet e te tjere si ata…Une nuk shoh ,jovetem lufte ,por as nje te vetemen borije ”alarmi…..Edhe po te Ishte,sic thoni Ju , do te ishte nje lufte me mullinjte e eres …Ju thoni qe ajo nuk eshte lufte politike,nuk eshte lufte ndermjet personash apo ndermjet partish…Po ,ne nuk kemi pare lufte politike,po cfaqie, …nuk kemi pare lufte ndermjet drejtuesish po cfaqie ( kujto Saliun me doren ne qafen e Fatos Nanos )…..e tj.Po, ne kemi pare lufte me arme kunder njerzeve me duar ne xhepa ,ne mes te dites e ne mes te bulevardit….,po ne pame edhe lote korkodili dhe premtime ndeshkimi ligjor nga opozita(tani ne pushtet) por ne nuk pame dhe as po shohim ,edhe tani lufte kunder krimit dhe korrupsionit te cdo ngjyre…..Ju thoni se kjo eshte nje lufte mentalitetesh dhe menyres se jeteses(femrat ne Shqiperi ,edhe pse te ngarkuara me flori nuk i ka shqetesuare njeri(lexo miss.Edith Durham), krimi ne familje nuk ka ekzistuare ndonjehere ne Shqiperi….) .Gjithcka qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi eshte per shkakun e vetem:Drejtimi I keq politik I shtetit….Jane shkaqet e maedha ekonomike dhe te zhvillimit jo demokratik qe kane sjelle pasoja te renda ,si ne familje dhe shoqeri …. Ta kerkosh shkakun e gjitheckaje qe ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi neper shtigje “xhunlash “,eshte si ti thuash popullit …Gjermania kerkon punonjes ,sidomos nga Shqiperia ….dhe te lesh shkakun te rrije nen hije te fikut ….Ajo qe do te quhet “lufte”, ne Shqiperi as qe ka ndonje shenje . Po te kishte do te ishte “lufte “ e popullit per te marre pushtetin e grabitur nga partite politike…”Pushteti buron nga populli dhe I takon Atij”.Partite politike nuk jane demokratike…ato jane banda ganksteresh e oligarkesh ……Populli duke Ju dhene voten atyre ,eshte si ti varesh ujkut zorret ne qafe…Populli duhet te votoje direkt per udheheqesit e vet….Rruga kryesore eshte te demokratizohet Kushtetuta…te demokratizohet Kodi Zgjedhor si dhe Vetingu te veproje ,ashtu sic eshte duke pritur me shume interes populli I thjeshte…Keshtu popullit do ti kthehet shpresa e humbur ….Ne te kundert politika nepermjet “kazanit “ Jep perdite njoftime per kerkesat e Gjermanise per punesim ,apo si te plotesojme kerkesen per imigrime ….e tj.Shpresa buron nga miq te mire e besnike nderkombetare,jo nga ata qe per gati 30 vjet kane marre nen cader gjoja demakracine ne Shqiperi…..Une e ngrita doren Z.Rudina ,Ti me ke je?
Edhe une jam me Elvanen