Një superdëshmitare dhe tre dokumente do të tregojnë nëse Nuhu gënjen (dhe një reagim për inkuizitorin Andi Bushatin)

3 Tetor 2018, 16:50Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Ka një dëshmitare kyç dhe të paktën tre dokumente, që mund të konfirmojnë apo të përgënjeshtrojnë përfundimisht akuzat e Emiljano Nuhut, ish-oficerit të Policisë që pretendon se i janë bërë kërcënime me vdekje më 21 korrik në darkë, ndërsa përpiqej të arrestonte Rexhep Rrajën, të birin e deputetit socialist të akuzuar se ka rrahur dhe përndjekur Xhisiela Malokun.

Ndryshe nga sa ndodhi me “rastin Babale”, kur vërtetimi i është lënë një ekspertize zanore me një interpretim të dyshimtë, kësaj here fjala e Nuhut, dëshmitarit të ri të Akuzës të hedhur në fushë nga opozita, mund të verifikohet në mënyrë të qartë dhe të padiskutueshme.

Dëshmitarja kyç është prokurorja kurajoze e Krujës, Mirela Kapo, që po zhvillon hetimet dhe që të dielën urdhëroi arrestimin e Rexhep Rrajës: në letrën dërguar autoriteteve shqiptare më 14 gusht, para se të arratisej jashtë shtetit duke kërkuar azil, në fakt Emiljano Nuhu shkruan se në mbrëmjen e 21 korrikut 2018 mori në telefon urdhërin nga prokurorja Mirela Kapo që të arrestonte në flagrancë Rexhep Rrajën.

Sipas tij, ishte pikërisht për të shmangur arrestimin, që djali i deputetit ka lajmëruar të jatin, Rrahman Rraja, që pastaj ka mbërritur me armë në dorë në Komisariatin e Fushe Krujes i shoqëruar nga kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, nga kryetari i grupit socialist Taulant Balla e nja dhjetë njerëz të tjerë kërcënues.

Policia pretendon se ky version është i gënjeshtërt, pasi më 21 korrik Emiljano Nuhu nuk ndodhej me shërbim në Fushë Krujë dhe, sipas imazheve të regjistruara nga telekamerat e sigurisë së Komisariatit, asnjë nga politikanët e përmendur në letër nuk ka qenë në rajonin e Policisë.

Nuhu e ka parashikuar edhe këtë kundërshtim, duke hamendësuar se imazhet e Komisariatit janë manipuluar. Por, ato që nuk mund të manipulohen janë tabulatet e telefonit të Mirela Kapos, ato të telefonit të Emiljano Nuhut dhe ato të drejtorit të Policisë së Krujës, të gjitha këto 3 dokumenta elektronike në duar të shoqërive telefonike dhe që prokuroria e Tiranës duhet të kërkojë.

A është e vërtetë që mbrëmjen e datës 21 korrik prokurorja Mirela Kapo ka marrë një telefonatë nga Emiljano Nuhu? Dhe çfarë do të thotë Mirela Kapo kur do të dëgjohet nga Prokuroria e Tiranës se po heton mbi kërcënimet e pretenduara që i janë bërë Nuhut? A do të konfirmojë se i ka dhënë Nuhut urdhërin me telefon që të arrestojë djalin e deputetit, urdhër që do të shkaktonte më pas reagimin e dhunshëm të fisit politik të Rexhep Rrajës?

Dhe në rast se gjërat do të kishin shkuar sikurse tregon Nuhu, a ka gjurmë në tabulatet edhe të telefonatës së dytë, me të cilën Nuhu pretendon se ka informuar prokuroren Mirela Kapo se arrestimi nuk ishte bërë për shkak të ndërhyrjes së grupit të njerëzve të armatosur? Dhe a ka në tabulatet e telefonit të drejtorit të Policisë së Krujës gjurmë të regjistruara të bisedave me Emiljano Nuhun, që ai pretendon se ka bërë po atë mbrëmje të 21 korrikut, duke kërkuar përforcime për të arrestuar Rexhepin?

Aspekti politik i historisë “Xhisiela” në të vërtetë rrotullohet rreth kësaj pike. Në rast se Prokuroria e Tiranës vërteton se Emiljano Nuhu dhe Mirela Kapo mbrëmjen e 21 korrikut nuk kanë komunikuar mes tyre dhe se prokurorja më pas nuk urdhëroi Nuhun dhe asnjë tjetër që të arrestonte Rexhep Rrajën, e gjithë historia e kërcënimeve politike e ngritur nga ish-polici në kërkim të azilit politik shkërmoqet si një kështjellë prej rëre. Siç e kemi parë, do të jetë shumë e thjeshtë të verifikohet dhe askush s’do të mundë të sajojë alibi për të thënë se nuk është e qartë se si qendron e vërteta.

Madje, vetë Nuhu, kur bëri më 30 korrik një kallzim në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut. Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet what’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Dhe, gjatë këtij takimi, që u zhvillua në lokalin “Richmond”, këta të dy e kanë kërcënuar deri në atë pikë, sa ta detyronin të hiqte dorë nga hetimi dhe dy javë më pas të arratisej jashtë shtetit në kërkim të azilit. Pse në kallzimin e 30 korrikut Emiljano Nuhu nuk përmend në asnjë rast edhe kërcënimet që kishte marrë nëntë ditë më parë?

As në mesazhin e “qytetarit dixhital” të publikuar nga Sali Berisha më 29 korrik (dhe burimi i të cilit duket të ketë qenë pikërisht Emiljano Nuhu) nuk përmendet në asnjë rast sulmi i armatosur i 21 korrikut: mesazhi është plot me detaje mbi dhunën ndaj Xhisielës nga ana e Rexhep Rrajës, por nuk lexohet as edhe një rresht i vetëm mbi hyrjen e njerëzve të armatosur në Komisariatin e Fushë Krujës.

Pse? Sipas Policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. Ja pse në asnjë denoncim të shpërndarë apo të dorëzuar prej tij para 14 gushtit nuk është folur kurrë për këtë.

Të verifikosh me saktësi se çfarë ka ndodhur me të vërtetë mbrëmjen e 21 korrikut në Komisariatin e Fushë Krujës është thelbësore, pasi do të shërbejë për të provuar sinqeritetin e Emiljano Nuhut dhe për të treguar apo për të përgënjeshtruar në mënyrë të qartë implikimin e drejtuesve të rëndësishëm socialistë në këtë skandal dhune dhe perndjekje.

Të zbulosh të vërtetën mbi mbrëmjen e 21 korrikut do të shërbejë edhe për t’i dhënë sërish pak qetësi Xhisiela Malokut, e detyruar prej ditësh tashmë, jo vetëm të luftojë me fantazmat e dhunës së pësuar dhe të një dashurie të sëmurë, por edhe të përballojë një linçim fizik e moral nga ana e atyre politikaneve e gazetareve që pretendojnë t’i nxjerrin me çdo kusht një “të vërtetë”, që ajo nuk ka ndërmend ta pohojë.

Në rast se politika del jashtë skene, ndoshta Xhisiela do të mundë të fillojë të bëjë përsëri një jetë larg prozhektorëve, me një mbështetje që sot Shteti ka detyrimin t’ia japë dhe me impenjimin se do t’i jepet më në fund drejtësi, bashkë me pak respekt.

Inkuizitori Andi Bushati: Torturojeni Xhisielën, se kështu çlirohet

Andi Bushati po e ndjek këmba-këmbës historinë e Xhisielës, jo se është i interesuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por se shpreson që të gjejë prova, të cilat të konfirmojnë akuzat e Emiljano Nuhut. Vetëm se ajo që kërkon ai, bie ndesh me Xhisiela Malokun, e cila nuk dëshiron të bashkëpunojë dhe nuk pranon të thotë atë çka pret Bushati. Përballë këmbënguljes së saj, Bushati e ka humbur kontrollin, duke i harruar fare rregullat e deontologjisë profesionale, që duhet të respektojë një gazetar. Në sytë e Bushatit, në fakt, Xhisiela Maloku nuk është viktimë e një abuzimi psikologjik dhe e një dhune fizike, por është peng i një grupi kriminal, i cili, me heshtjen e tij, fsheh kriminelë të tjerë, duke u bërë bashkëfajtore.

Pikërisht ashtu sikurse bënin gjykatësit e Inkuizicionit me ata, që mendonin se ishin të pushtuar nga demoni, të cilëve iu bënin tortura mizore vetëm që t’i “çlironin” nga mëkati, edhe Bushati nuk ka dyshime: Kanë bërë mirë Eni Vasili dhe Blendi Fevziu që kanë “torturuar”, me pyetjet e tyre, Xhisielën, për ta detyruar të “pohojë”, ndonëse edhe vetë Bushati, madje, pranon se “evokimi i masakrave që kishte provuar janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme”. Por kjo dhimbje, sipas inkuizitorit Bushati, do të shërbejë qw ta çlirojë Xhisielën. Ja çfarë shkruan ai:

”Jo, Xhisiela nuk duhej lënë të gënjente. Alibia e saj duhej demaskuar, sepse ai qe versioni që i kishin servirur përdhunuesit. Varianti i tyre duhej zhbërë, sepse ai qe i vetmi që e mbante ende peng 25-vjeçaren. Përsa kohë Xhisiela do të vazhdojë të përsërisë alibinë e masakruesve të saj, ajo do të vazhdojë të mbetet peng i tyre. Sepse ajo ashtu u duhet. E trembur dhe e kanosur u shërben atyre më mirë. Ndërsa, duke grisur këtë vello të rreme, ajo fiton lirinë reale dhe, bashkë me të, edhe të vërtetën. Në këtë kuptim, zbardhja deri në fund e ngjarjes reale, një pjesë të së cilës e bënë ‘Open’ dhe ‘Opinion’, nuk i ka shërbyer vetëm interesit publik, por edhe vetë Xhisielës, që ende detyrohet të thotë gënjeshtra. Natyrisht, për të nuk qe e lehtë përballja publike me fytyrë, evokimi i masakrave që kishte provuar, ato janë një eksperiencë tmerrësisht e dhimbshme për këdo. Por kjo dhimbje, sado e fortë, nuk kurohet duke e lënë në heshtje, duke bërë sikur faktet nuk ekzistojnë”.

Edhe ta lexosh këtë, të fut frikën. Sikurse shkruan Mero Baze në “Tema”, deontologjia gazetareske do ta ndalonte të intervistohej dikush kur është peng dhe kur dihet që nuk është i lirë të thotë gjithë të vërtetën. Pra nuk përfshihet në detyrat e gazetarit të demaskojë frikën e një pengu. Por, për Bushat-ët nuk ekziston deontolgjia. Për ata ekziston vetëm misioni i inkuzitorëve: ta përshtatësh botën ndaj së vërtetës së tyre unike. Kush guxon të rebelohet ndaj këtij “ligji”, meriton të torturohet dhe, më në fund, të digjet si shtrige në turrën e druve. (Shqiptarja.com)

31 komente në “Një superdëshmitare dhe tre dokumente do të tregojnë nëse Nuhu gënjen (dhe një reagim për inkuizitorin Andi Bushatin)”

  1. Arlind says:

    Ik or mangiaspaghetti, rrace mafiozesh.

    1. peter says:

      Arlid,ne qofte se ai eshte nje mangiaspaghetti, ti konfirmon vetveten si nje mangiamerda, di quelli che sporcano persino le orecchie mentre si abbuffano.

      1. Xha Braho says:

        Sakte peter.

        1. 1 says:

          I mungon nje “k” ne fillim te emrit. Mos ia vini re. Kush I harroi trute ne rruge qe ti gjeje ky

      2. Komentuesi says:

        Bravo Bollino! Ke te drejte,por kushe te beson?Ne vendin ton gazetaret jane nga me injorantet,qe per shkak se marin nje grusht para,behen njerez te pashpirt,katila dhe bashkohen me ata kriminel qe sajojn gjera te paqene,siç eshte rasti i Xhisieles,qe po e torurojne.Gazetaret,kane te drejte te llomotosin,se nuk ka ligje ti denoi,pasi kane te drejta te pakufizuara.Eshte e qarte,se,Emiljano Nuhu eshte kompromentuar nga pd-ke kohe me pare,eshte parapergatitur skenari,dhe plasi ne momentin e duhur te opozites.Po te kemi hetues apo gjykates te zot dhe te paanshem,profesionista,dhe po te duan,ja nxierin akuzat e sajuara e te kurdisuara nga EMILJANO NUHU.Ky qen bir qeni eshte shitur te Berisha dhe Basha,per nje çante me euro,dhe te fitoi azil,vetem e vetem te sulmojne Edi Ramen,dhe deputetet e ps-te,me te cilin e kane inatin.Aq e poshter eshte pd-ke,sa per pushtet,kercenojne jete njerzish,siç eshte Xhisilia.Pershendetje zoti Bollino.

      3. Arlind says:

        Vertet?! Si shpjegohet qe ky makaronaxhi eshte gjithnje ne anen e Rames?!
        Gazetaria serioze kudo ne bote ben opozite qeverise, palaco.

        1. Aleksander says:

          Mjaft insistove Arlind,ketu mund te japesh mendime,opinione nese ke ,por te fyesh !? Fyen veten ne radhe te pare .

      4. ben says:

        peter-mire e ke theni, por kujt ja ke thene?
        Sidoqofte ky eshte nje artikull tjeter brilant i zotit Bollino.
        Pa u zhdukur rrenja e infeksionit qe eshte mbledhur ne binomin PD-LSI, vendi yne nuk ka per te patur kurre qetesi. Jo se PS eshte e lare, por te pakten ne te ka intelektuale qe duan te punojne per Shqiperine.

    2. Ciu ciu says:

      TU QENKE NJE KOQE KANDARI, NJE IDIOT I VERTETE ME KOKEN TE MBUSHUR ME MUT. KU KUPTON GJE MORE TRU PESHK.

    3. armand says:

      I paske hequr spaghetti- t nga menù-ja ti Arlind?

  2. i vobeketi says:

    Te dh… shtetin e te q…. prokurorine,keta jashteqitje mbulojne njeri tjetrin me shurre per ta mbajtur te fresket te pegeren.E si mund te kesh besim tek ta kur veprimet hetimore per zbardhjen e se vertetes duhej te ishin kryer brenda 24 oreve.Vdekshin qe te gjithe keta ndyresira qe po na e bejne jeten kancer.

  3. nje shtetas cop cop says:

    Te dh… shtetin e te q…. prokurorine,keta jashteqitje mbulojne njeri tjetrin me shurre per ta mbajtur te fresket te pegeren.E si mund te kesh besim tek ta kur veprimet hetimore per zbardhjen e se vertetes duhej te ishin kryer brenda 24 oreve.Vdekshin qe te gjithe keta ndyresira qe po na e bejne jeten kancer.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Gjyshi im I tha Kapos ne sy: Fjalet rrugeve jane qe ti je nje koqe kandari, dhe ashtu qenke tamam. Ja tha ne nje mbledhje te zones ku kishte ish luftetare dhe familjare te Deshmoreve te Kombit. Kapoja si nje pusht, kujtoj se ishte koke e madhe (qen stani e kishte koken), dhe fluturoj tek udheheqja te raportonte kete ofendim ku kerkonte arrestim dhe burgim te menjehershem te gjyshit tim. Udheheqja e pa, dhe e buzeqeshi. Ta shohim o Hysni I tha. Mbas nje jave, udheheqja I kishte shkrojtur leter gjyshit duke e pyetur si ja kalonte.. Edhe Bushati kujton se eshte dikushi si nipce..

  5. Virusi says:

    Shkrim me logjik brenda. Si perhere, Bollino I shikon ngjarjet ndryshe prej nesh, si nga kultura gazetareske, mungesa e pasionit politik dhe nga temperamenti, ne jemi te rrembyer, ai I ftoht.

  6. duno says:

    Nga gadishulli matane Adriatikut prej qindra vjetesh kane ardhur ne kete vend shume italiane te mencur e te talentuar qe kane kontribuar ne zhvillimin e perparimin tone , por nuk kane munguar as badakcinjte , e nje prej tyre eshte edhe ky tipi qe brenda emrit te vet i perfshin te gjitha , edhe KAR – lo , edhe Bole-ino. Minimumi qe duhet te beje ky zgjebe te cilin shqiptaret e njohin shume mire , eshte te heshti sepse kjo qeveri e ka bere perfitues te parave publike dhe sot ai eshte ne konflikt interesi duke i sherbyer donatorit Rama .

    1. Diela says:

      Pse kuptohet qe kete komentin e ka bere Kristi Pinderi i lgbt. Stili i tij ordiner merret vesh edhe ne anonimat. Te njejtat gjera flet poshte e larte neper fejsbukra. Diskriminon te tjeret dhe bertet Kur e diskriminojne ate. I kane mbaruar leketa

  7. Illyria-Shqiperia says:

    Me ne fund nje gazetar per te qene!

      1. Illyria-Shqiperia says:

        O Labi, i lave pjatat ti. Shko me mire bej ate pune qe di te besh me mire. Se te duket niveli qe kur komenton e shkruan. Harruam te te marrim leje ty si dhe kur te komentojme. Nejse, duket niveli jot, cte merresh me nje mjeran, qe edhe mendim personal nuk ka, po merret vetem me sharje e mallkime. Ty dhe disa tipa ketu eshte me mire te t’u injorosh.

  8. joel shkodra says:

    Po ky e di kaq mire shqipen apo ka ndonje perkthyes? Po te jete e para, bravo! Po te jete e dyta, u harxhoka mund e kosto e madhe qe t’i perkthehen te gjithe artikujt e emisionet e televizioneve shqiptare qe t’i lexoje e t’i kuptoje, e, pastaj t’i perkthehet ajo qe shkruan.

    1. pjeter says:

      Joel Shkodra, Bollino eshte nder te paktet gazetare qe shruan shqip, ndoshta edhe per faktin qe pertej detit i kushtojne shume rendesi te gjithe, gjuhes italjane, te qeshin te gjithe per nje germe, e jo si keta tonit qe pretendojne te jene gazetare, qe shkruajne pacavure per dite, dhe nuk skandalizohet asnje.

      1. joel shkodra says:

        Mund te jete ashtu siç thoni ju, por kam dyshimet e mija sepse eshte nje shqipe e kulluar, pa asnje lloj gabimi qe nuk e gjen tek asnje gazetar shqiptar. Mendoj se eshte dora e nje redaktori, njohes shume i mire i rregullave drejtshkrimore e sintaksore te shqipes. Redaktore te cilet u mungojne gazetave tona.

        1. Aleksander says:

          Ke te drejte Joel, eshte vertete kenaqesi ta lexosh Bollinon ne shqip .Asnje gabim,asnje lapsus ,shqipe e paster e rrjedhshme .Shkrime me nje logjike mendimi te admirueshme dhe shteruese nga A-ja te zh-ja.Me gjithe respektin per gazetaret tane shqiptare por kane shume ç’te mesojne.

  9. artibr says:

    nje bravo te madhe bolino brilande tamam gjyq publié kriminale kush I ka nxjerr ato dokumenta ato jan sekret hetimor kush eshte fejziu te bej prokurorin te presi ti ke thene keshtu apo ashtu ku e gjejne gurimin apo te tjeret bushat Eni po te isha un do I hidhja te gjith ne gjyq keta jan gazetaret tan bolino nuk kan as nje norm shoqerie .

  10. alphade says:

    Kjo bande politikanesh dhe gazetaresh,ne unison me mafian
    politike nuk merren me nje plake,nipi i se ciles i futi nje mori
    thikash ne koke e trup derisa e vdiq,por merren me nje vajze,
    qe sajoi Sali Monstra per te krijuar anarki e destabilitet ne keto
    kohra te veshtira per te. Zgjedhjet lokale po afrojne. Vettingu
    per politikanet dhe pa politikanet,por permes SPAK-ut dhe
    BHK po shkon perpara megjithe pengesat e kercujt qe ve mafia
    e Sali Talibanit . Te gjitha keto masa reformuese i kane tronditur
    themelet e banditeve pedeiste e leseiste, prandaj ata jane hedhur
    nje nje sulm te pashprese kunder qeverise dhe levave te saj: polici,
    nen Vetting dhe Sistemit gjyqesor qe po perparon cdo dite. Kjo e shpje-
    gon edhe zallamahise qe krijuan me nje katundare te varfer vetem e
    vetem se djali i lidhur me te,ishte djale i nje deputeti socialit.
    Vazhdoni zoterinj me “babalet” tuaja se kakardhite e miut do te merrni
    dhe jo votat e shqiptareve. Ju jeni nje mal Tomorri me qelbesira e ligesi.

  11. Kris 1 says:

    Kafshate qe s’mapercyet eshte o vella mjerimi
    Kafshate qe te ngec ne fyt dhe te ze trishtimi
    Mire Xhensila po dhe Karlo me debit karte kerkon ndihme nga qeveria dukee ndihmuar?

  12. Armando says:

    Respekt per nivelin qe mbart z.Bolino si gazetar profesionist ne nje vend ku niveli shoqeror mbeshtet mediokret Bushati,shqrlatanet Fevziu dhe tyryfylet Vasili pasi kjo shoqeri eshte pjese e telenovelave Turke e nuk mund ta shohe vehten jashte saj!E ke zberthyer tere kete lemsh muti te thurrur prej wc se PD!

  13. ashtu says:

    shif mos ben ndonje bunkart tjeter te marresh dhe ndonje kacidhe, legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje