Gjyqi publik dhe i turpshëm i medias ndaj Xhisielës

2 Tetor 2018, 13:33Blog TEMA

Nga Luljeta Çipi

Historia e Xhisiela Malokut mbajti mbërthyer për ditë me rradhe median dhe politikën në vend, ku vajza nga fshati Nikël u portretizua fillimisht si viktima e një përdhunimi.

Gjatë gjithë kësaj kohe, deklarata të njëpasnjëshme kanë pasuar njëra tjetrën, por pavarësisht se çfarë është pohuar, nga vajza vetë apo nga familja e të akuzuarit, një shije të hidhur në këtë histori, të lënë qëndrimet publike mbi Xhisielën, të atyre që janë marrë gjatë me të.

Për ditë me rradhë Xhisiela u trajtua nga media si një viktimë e dhunës, si një viktime e familjes së së deputeti Rraja, si viktimë e pushtetit, ndërsa mbrëmjen e djeshme në një studio televizive, pasi kuptuan që i gjithë skenari i ngritur në media po rrëzohej si i pavërtetë, gazetarët vrapuan për ta gjykuar, sulmuar e etiketuar vajzën si mashtruese.

Të gjithë iu vërsulën vajzës me pretendimin se e vetmja e vërtetë është përdhunimi i Xhisielës.

Se cila është e vërteta, kjo mbetet për tu zbuluar nga organet përgjegjëse, por çfarë dje u duk me zë dhe figurë ishte dhuna e ushtruar publikisht në studio mbi Xhisielën.

Ky ngulmim dhe ky imponim i njerëzve të medias për versionin e tyre, të lë të kuptosh se realisht nuk janë të shqetësuar për Xhisielën dhe fatin e saj, por për fatin e historisë që media e politika riprodhuan.

A është dhuna mbi Xhisielën mbrëmjen e djeshme, shenjë se askush nuk do të mendojë për vajzën?

Me sa duket për median, Xhisiela ishte karremi për më shumë klikime e audience, herë si “viktima”, e herë si “mashtruesja”.

E gjitha i ngjan një skene kur një lukuni qensh vërsulen për të mos e lënë viktimën e tyre të largohet, por ndërkohë që skenaret politiko-mediatikë do të vazhdojnë, çështja duhet sqaruar njëherë e mirë nga institucionet përgjegjëse!

8 komente në “Gjyqi publik dhe i turpshëm i medias ndaj Xhisielës”

  1. llaman says:

    E kush e detyroi Xhisielen te shkoje dhe jape interview on live ne nje kanal? Ajo dihet qe TV-te jane si puna e cakallit t qe kerme kerkon

  2. Grida says:

    Te lumte ajo pene,gazatare si Eni plehra Vasili,Anila hijena Hoxha,Blendi karagjozi Fefziu dhe klodiana mushka Lala e lincuan kete fajze e gjykuan ,ben edhe ekspertizen mjeko ligjore,e donin te perdhunuar se keshtu shiste me shume lajmi. T’ja lene drejtesise dhe ne rast se rezulton ashtu le te mar denimin maksimal perdhunuesi.

  3. Prova says:

    Bravo! E sakte dhe korekte!

  4. rroku says:

    Shkrim shum i mire BRAVO….. e turpshme per medjan si ajo e shkruar dhe vizive. Gazetar plera, ku e gjeni te drejten qe te hyni ne jeten e te tjereve dhe pastaj kur ju kercenojne si ate nofull kalin Klodiana….. dhe pastaj beni viketimen. Turp si per politiken, turp per kriminelin Berisha qe e diskrititoi i pari kete vajze dhe i uroj Zoti ia dhente ne familjen e tij kete qe i ndodhi kesaj vajze. Ne publik te gjith e dine qe Sali krimineli ne familje ka qene i dhunshem perse nuk flasin apo nuk ua mban por gjejne nje vajze dhe gjoja e mbrojne por ne fakt e diskrititojne. Turp per pleren Fevziu, turp per Eni Vasilin dhe kesaj i them qe perpara se te meret me jaten e te tjereve te shikoi jeten e saje se i iku mosha dhe sot do te ish gjyshe…..

  5. blerta says:

    Ja nje shkrim fantastik, te lumte moj Luljeta, medja kazan dhe plere. Perse nuk meren me jeten e tyre keta plera qe dihet se cfar jete bejne te degjeneruar jane. Meru me veten tende moj Eni se ke hyre ne jeten e te tjereve, ti mor kok zbath Fevzo, perpara se te hysh ne jeten e te tjereve shifu ne pasqyre o fytyr kal Klodjane etj etj. Turp te keni qe i bete hetuesi ne medja kesaj vajze te mjerr.

  6. luli says:

    Luljeta jeni shume e thjeshte dhe e sakkte ne perfundimet tuaja. Ajo ka qenw keto dy dite nje “trup i vdekur” i hedhur ne mes uqersh qe te gjithe po e kafshonin me petkun e ujut te bute.

  7. Besniku says:

    Kjo tregon mjerimin e mediave tona qe jane te blera nga MAFIA politike duķe bere pazare politike ne kurriz te nje femre. Gazetare te shitur kembe e koke . Prandaj pak e kane emertimin kazane.

  8. I drejti says:

    BRAVO, SAKTE. ATA GAZETARE QE ISHIN NE STUDIO KISHIN SHITUR SHPIRTIN TEK POLITIKA QE I JOSH ME PARA TE NDYRA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje