Mëshirë, bij bastardë të etërve dinakë!!!

2 Tetor 2018, 09:49Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Mëshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, që kam trishtim ti përmënd emrin.

Mëshirë, ju dinakë majtas e djathtas, ju të shtirur, të kapur, të lëpirë, të sipërfaqshëm.

Ju që kuisni vetëm kur lajmi ka marrë dhënë, por ndërkohë që ngjizet dhe ndodh, ju nuk jeni.

Ka dekada që nuk jeni.

Ju që gratë tuaja të simboleve i keni shëmbëlltyrë të prostitucionit të karakterit, të shtirjes, nënshtrimit, ndaj dhe përfitimit material, jo moral.

Vajza nga Nikla është një ndër mijëra të abuzuarat, të manipuluarat, të tmerruarat, të vdekurat për së gjalli.

Në katundet shqiptare vlon inçesti, abuzimi, poshtërimi, vrasja dhe vetëvrasja në masë e femrës shqiptare.

Ju në momentin që rezulton që abuzuesi është pjellë e politikës, atëherë pëllisni, po ku ishit ju deri tash?

Kur abuzuesi ishte babai i një prej vajzave të vetëvrara po në Nikël, dhe kaluar në heshtje në këtë shtet hipokrit (se gjoja nuk duhet reklamuar se shtohen rastet) ku ishit ju?

Për qindra vajza e gra që dhunohen psiqikisht, ekonomikisht, fizikisht, ku ishit, ku jeni?!

Historia dhe shteti nuk funksionon me emocionet e serisë së fundit të telenovelës tragjike të vajzës nga Nikla.

Historia shkruhet pak nga pak, që kur lind vajza, vajzat, femrat shqiptare, politikat emancipuese, arsimore, ekonomike (pasi vetëm ajo ja ngre pavarësinë, dinjitetin dhe kurajon gruas), legjislative.

Ju bëni gjyqin e historisë duke përjashtuar veten.

Të heshtin, të heshtin sidomos jastëkët e shëmtuar të zbukurimit të kësaj klase të fëlliqur politike, që për fat të keq janë gra !!!

Mëshirë për vajzën nga Nikla e Tapizës së Fushë Krujës, mëshirë, por ajo është një ndër mijëra, në dekada e tillë.

26 komente në “Mëshirë, bij bastardë të etërve dinakë!!!”

  1. jorgaqi says:

    Po po moj Brizelda,keshtu ka qene,keshtu eshte e keshtu do mbetet. Ato dinaket qe kane qene ata jane sot prap ne pushtet,dhe me mire se ju s’ka se kush ta dije edhe pse ke konflikt me ato qe thua. Kete popull qe e quajne dele,jua di dhemballet atyre qe hiken dhe ketyre qe i zevendesuan. Ju ju eshte zene bishti me rrote,se dhe me do kishit per te folur.

    1. shvejku says:

      Cfare po thua keshtu moj Brizeida?
      Ti akuzon qeverine e Rames,qe te vije Berisha?
      Po ne votuam mbi 1 milion per Ramen dhe shpresuam qe ai do ishte ndryshe nga Berisha!
      Pse pak ka punuar RaMA DHE VELIAJ KETO VITE!
      AQ SHUME SA NUK KANE PUNUAR TE GJITHE KRYEMINISTRAT DHE KRYEBASHKIAKET E SHQIPERISE PER 100 VJET!
      CFARE DONI JU ME SHUME SE SA SHESHI I MREKULLUESHEM SKENDERBEJ,PAZARI I RI,BULEVARDI I RI,PEMET E MBJELLA NE pyllin orbital,bicikletat mobike, 100 fshatrat turistike,pedonalet e qyteteve,etj dhe keto te gjitha me mbeshtetjen e bankave te botes qe fale sukseseve te qeverise shqiptare nen drejtimin e Rames,po na japin vazhdimisht HUA dhe KREDI sa te duam jo vetem per te investuar,por me shume per te lare borxhet nga huate dhe kredite e meparshme!
      Do thoni ju se Enver Hoxha ndertonte 1 mije here me shume se keto te Rames,bile edhe pa asnje kredi te huaj,por keto jane shpifje,se prandaj populli mbeti me tallon!
      Aq e vertete eshte suksesi i Rames sa kete e vertetojne 400 mije shqiptaret qe vitin e fundit aplikuan per llotarine amerikane!
      Pse si kujtoni ju,keta 400 mije vetet mos ikin per buken e gojes atje?
      Jo more njerez,ata ikin pasi u mbushen llogarite bankare me miliona,shiten shtepite,vilat,hekurudhat,avionet,krocerat,pallatet 20-30 kateshe,avionet etj qe te bejne nje jete me te qete ne SHBA!
      Dhe ju thoni Enveri,Enveri,qe nuk na linte as te pasuroheshim brenda nates,as te shijonim boten me xhepat plot!
      Po ka fukarenj,lypesa,te ngujuar,analfabete etj,doemos qe do kete,por dembelet kete fund do kene kudo!
      Boll u mesuat me Enverin,qe edhe pa punuar u jepte rrogen,arsimin dhe shendetesine falas ,bile propagandonte se Shqiperia ishte shteti i vetem pa taksa e tatime!
      E cfare fituam?
      Leshte e curres!
      Lavdi Rames,Berishes,Metes,Nanos etj qe na e bene Shqiperine parajse turistike!
      Por ata qe ikin nga Shqiperia jane mosmirenjohes,per te gjithe perpjektej e burrave te medhenj te shtetit qe bene te mundur qe sot Shqiperia te jete qendra e botes per te ngujuar nga gjakmarrja, fukarenj ne kulm,prostituta,drogaxhinj,kriminele,hajdute dhe mbi te gjitha politikanet me anti shqiptare qe ka pare bota!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo! Hipokrite jane te gjithe shqipetaret pa perjashtim.

  3. Romak says:

    Na çat trapin me vajzen e pafajshme qe paska mbaruar dhe universitet nga Niklaj.

  4. astrit says:

    Revolta juaj Brisida eshte drejte. Bravo!

  5. tonini says:

    Asnje presje nuk mund ti heqesh komentit tuaj,kjo eshte hipokrizia me e madhe e kampionve dhe kampioneve te imoralitetit

  6. qytetar says:

    Nje tirrje me zemer qe te ngjeth mishte.Nje e vertete uleritese.Te lumte zonja Gjikondi.Keshtu duhet te jete femra shqiptare

  7. Vertetoj says:

    Mishire,per burrat qe hane mengjes drek darke veze te skuqura nga vajzat shqiptare te rritura nga nenat shqiptare.
    Meshire,per burrat shqiptar qe jane te detyruar te degjojne kurvelleqet e gruas se tyre se po ngriten zerin,perfunfojne ne burg.
    Meshire,per cunat shqiptar qe s’ kane per te pasur kurfare te ardhme me keto çupkat qe rrisni ju memat shqiptare.
    Meshire dhe per grate shqiptare qe prezantohen ne kuvend nga grida duma qe na tregon se gruaja shqiptare me shume ben sexs me te tjeret sesa me burrin e saj,meshire qe gruaja shqiptare prezantohet me jozefina topallin,qe me shume shan sesa ben punen e nje nene.
    Meshire o Zot!!!
    Meshire,se femra shqiptare ka degraduar dhe se ka kuptuar!

    1. mario says:

      Meshire edhe per ty o shok anadollak. Behu i pavarur, dili zot vetes dhe pastaj kerko te njejten gje nga partnerja. Te gjithe jemi pergjegjes per veprimet tona dhe zgjedhjet qe bejme ne jete te drejta apo te gabuara. Kur zgjedh te rrish me vajza kapricoze dhe parazite, ca do presesh me shume? Biseda per bursen e wall street? Fajin e ke ti i pari qe te pelqen te rrish ne nje rreth te tille shoqeror me njerez te ceket dhe siperfaqesore. Po per ata cuna dhe burra qe jetojne ne kurriz te grave ca do thuash? Ata kush i rriti? Arusha ne mal? Turp qe ne 2018 akoma diskutohen ende barbarizma te tilla. Ajo qe te dallon ty nga fanatiku mesjetar eshte vetem iPhone qe ke ne dore

      1. Shkelmi says:

        Bravo ……nje bravo e mâche mario . E goditur pergjigja per ate mostren, sic duket ai paska parasyshe familjen e tij nga rrjedh…….. epo nuk i vihet faj,,,,,,,,,,,,!!!!

  8. zhaku i pamposhtur says:

    Nuk kanë mëshirë këta moj znj..as këta as etërit e tyre nuk kanë mëshirë. ..këta janë pjella e qoftëlargut enver dhe kanë në gen vetëm shtypjen dhe degradim in e këtij populli. …këta nuk preken nga fjalët e tua e të miat. ..me këta vetëm kallashi i zgjidh problemet. ..nuk është problemi se janë pasivë apo janë hajdutër jooo këta janë antishqiptarë i mban peng sërbi dhe greku. ..Ballkani po zien këto kohët e fundit ndërsa këta dalin me teza kundra interesave kombëtare si ai palloshi i gjatë si ministri i jashtëm gjithashtu edhe presidenti. ..si nuk iu vjen turp përpara evropianëve që bëjnë “flamurtarin “e politikës perëndimore në dëm të faktorit shqiptar? është skandaloze politika e Tiranës. .nuk ka mundësi të shprehen kaq hapur kundra interesave tona kombëtare. ..joooo këta kallashin e kanë pak. ..nuk e di sesa do duroj akoma ai popull? ?

  9. llaman says:

    Hartim i provimeve te lirimit te tetevjecares.

  10. Komentuesi says:

    Veç nje gje e shte e qarte per te gjithe popullin shqipetare.Kete gje e sajoi dhe e zmadhoi Pd-ke me Salin dhe Bashen per te goditur deputetet e ps-te dhe Edi Ramen.Po nqs ai djali Rexhep Rraja, nuk do ishte djali i deputetetit,a do ta kishte bere kaq problem te madhe Basha me Salin? Jo dhe jo, se nuk kishin interes politike.Prandaj pd-ke me poshteresite e saj, po godet nje vajze te pafajsheme.Kjo ishte nje dashuri si gjithe te tjerat,dhe nuk kishte pse pd-ke ta fuste ne kanale te tjera politike.Pd-ke e ka vrare kete vajze dhe kete djal.Ajo po bene krim,po mere meqafe dy te rinje te pafajshem,te cilet jetojne mes halleve dhe problemeve te tyre.Ketu nuk ka pune fare pd-ke,qe e beri nje zjarr kaq te madh.Zjarri i rente pd-ke dhe e pervelofte,se po na bene gjithe keto te keqija,per hater te interesave te saj politike.

  11. kasem gahinji says:

    nje bravo te madh.perfaqson edhe mendimin tim.

  12. Pjetermustakuqi says:

    “.. Katunet vlojne nga incesti”
    Ma kadale zogu, ma kadale.

  13. Pjetermustakuqi says:

    “…ma kadale zogu, ma kadale!”

  14. Pjetermustakuqi says:

    “.. Katunet vlojne nga incesti”
    Ma kadale, zogu, ma kadale.

  15. Pjetermustakuqi says:

    “… ne katune vlon incesti”,- ma kadale zogu, ma kadale!

  16. Pjetermustakuqi says:

    “… ne katune vlon incesti”,ma kadale zogu, ma kadale!

  17. berti says:

    Respekt per kete shkrim koncentrate qe godet malarrjen qe ka zene Shqiperine ketu e plot 28 vite nga prostitucioni qe emertohet “demokraci”,plurealizel e liri e te menduarit e te vepruarit ne çdo aspekt ç’thurrje ku djemt e deputeteve si hamshore ose perdhunojne ose vrasin ose vjedhin!E kete nuk na i pruri as Nikla e as vajza nga Nikla por “miqte kineze me gishtin ne bythe”!Shqiperia e shqyer shqiperion ate çka ka shfaqur e shperfytyruar nga shkaperdhjereit me kollaro ku poshte jakave te kostumeve kane aparate pergjimi ne transmetim live!Fatkeqesi per kete vend e ze i mbytur i Gjikondit e cila eshte perzene nga jeta politike se nuk i pershtatet realitetit nudo te ketyre pseudodemokrateve ku te tere mendojne si Rexhep Rrahja,veprojne si rexhep Rrahja e perdhunojne si Rexhepi!Deri sa kete vend ta djejtojne Rexhepet çpuar do ti kemi xhepet e te grisura breket!

  18. l vertetivv says:

    O Zhaku i pa mposhtur, o trim me flete.Mos ngurro, cohu i pari na jep oren dhe vendin e takimit.Na jep armatimin po shiko se mos na i jep me plumba mesimor e sna kerrcasin.O loqe akoma se ke marr vesh qe me mire eshte te jesh mut se i vogel.Per shtete si shqiperia edhe mbjellja e prasit eshte e urdheruar nga fuqite e medha,ti kerkon te mbajme qendrime atdhetare.Behuni toksore o mavri njerez,Ne se shpejti edhe shurren do e bejme me orar europian

  19. Iliri nga Gjermania says:

    Respekte per Artikullin qe keni shkruar Zjn. Gjikondi.
    Keni te drejte kur thoni ku ishit ju Plitikane dje qe ulerisni sot,se keto gjera ndodhin perdite ne Shqipri.
    Po r ka njerez qe nuk duan ta pranojne realitetin si ai komentuesi “Llaman” qe me te vertet Plera te Shqerise tone Shqiptare.

  20. violeta says:

    Gjikondi, mir thonë që ke konflikt me vedin,harroni ju,por nuk harron populli se kujt dinastie i përkisni,pranajna moj cuc reflektoni ma par me vedin, e manej ban editorial për tjerët,kuku për çfar na serviren nëpër media,lloj lloj maskash të vjetrume.

  21. Bardhi Tolabi says:

    Thote nje shprehje popullore:Pac fatin e kurves…
    Po kush eshte kjo vajza prej Nikle,e cila na “morri” shpirtin ka nje jave e ca?Nje vajze e zakonshme,qe me pare ka mbaruar nje universitet,ka zene nje dashnor,i cili as e qi,as e leshon.Ama dhe kjo,hem ja do vera,e hem i djeg.Qefi ja ka,ta kete dashnor,por dhe kur e keq trajton,na thote se dhe kjo e keqtrajton.E rreh,e djeg,apo e godet,kjo ne moment e denoncon ne polici.Mendohet ca ore se,ku do gjeje nje dashnor tjeter shpejt e shpejt e te mos mbetet pa te?Nuk gjen zgjidhje dhe vrap ne polici e terheq denoncimin…Ja keshtu eshte kjo zonjusha prej Nikle…
    Po dhe “dashnori,nje cope gomari dhe banditi,bir deputeti,trim mbi trimat prej Nikles,bredh lule me lule,here me nje e here me nje tjeter,por Xhisielen nuk e leshon.Kur e inatos kjo,i fut dhe ndonje dru.Kur merr vesh se e padiiten Xhisiela,me vrap vete dhe pajtohet me te.Xhisieles i “dridhet” zemra dhe terheq padine….
    Po mire more,me keta do te merremi?Nuk kemi probleme te tjera me te medha se cfare ben diten e prish naten Xhisiela,se kur e do dhe kur nuk e do Xhisiela ate horrin e Nikles?
    Mblidhni mendjen o popull se, Xhisiela dhe xhisielat e tjera kete pune kane.Ne se keqtrajtohen, le te merret prokurori e polici,por neve te mos behemi lolo prej sjelleve te paqendrueshme te saj.Per me teper te hiqemi zvarre prej politikes,e cila nuk ka ndermend te merret me hallet e popullit per buken e gojes,per drejtesine e munguar,per shendetsine,arsimin,sherbimin ndaj popullit etj probleme madhore si keto
    .A shikoni si bertasin politikane,gazetare,anal-iste se e gjeten tek Xhisiela dhe Emiliano maskaraj,dezertori dhe tradhetari,shpetimin e Shqiperise?
    Turp dhe per ne qe shkojme mbas avazit te tyre,ne vend t’ju veme drune e te mos ju degjojme me emrin dhe jo ti votojme ne te ardhmen…

  22. Adela says:

    Te gjitha keto qe lexoje i dine te gjithe, ju vetem i rreshtoni, mjafte me me teori por a keni zgjidhje moj zonje se fjalet tuaja edhe te mijat i merr era, pse nuk sakrifikone ti moj “trimereshe” dhe ti dalesh policise me trupin tend, apo blablabla ju bene te famshem…jo moj jooo se nuk jane budallenje njerezit te bejne ju te famshem qe vetem na lodhet me fjale. Ke gjetur dhe ti ku botone, gazeta me bythelepirse dhe qe askush nuk e lexone me, fundi i kavallit te medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje