Nga Ylli Pata
Xhisiela Maloku ka folur dje në Open-in e Eni Vasilit dhe në Opinionin e Blendi Fevziut për historinë e saj me djalin e deputetit Rrahman Rraja.
Rexhepi, është edhe i arrestuar nga prokuroria.
Në panelet e djeshme kishte juristë-gjyqtarë, madje edhe të lartë, analistë, por edhe reporterë të “Kronikës së Zezë”, si dhe aktivistë e filozofë.
Ajo që më ra në sy si reporter, apo gazetar prej vitesh tashmë, është që në të gjithë këtë histori ka një gjë që nuk shkon, pavarësisht vullnetit të shprehur gjithandej dhe përbetimeve për të mbrojtur vajzën, që sipas shumë panelistëve, është e dhunuar, nën kërcënim dhe nuk ka folur tjetër veçse me Omerta-n e saj.
Ndoshta, por deri këtu jemi tek hipotezat.
Po shoh në rrjetet sociale një tifo e disa anëshme se kush prej gazetarëve u tregua hero apo heroinë, por gjëja më e vogël që kemi nevojë sot, janë heronjtë.
Këtu në të gjithë këtë historinë ka një të vërtetë të Madhe.
Ka reporterë, që të paktën nuk kanë bërë DETYRËN. Ju ka ikur lajmi që më 21 korrik.
Po po, ju ka ikur lajmi.
Nuk kanë raportuar një denoncim për një person VIP, pra për të birin e një parlamentari, edhe pse ka ndodhur në mes të Tiranës.
Pak vite më parë, ai reporter që nuk do të jepte këtë lajm, më së paku do të hiqej nga puna për paaftësi nga kryeredaktori apo drejtori i lajmeve.
Por sot gazetarët, në vend që të bëjnë kronikanin, bëjnë psikologun dhe ekspertin mjeko-ligjor, oficerin e policisë kriminale, prokurorin, deri edhe gjykatësin.
Një gazetar, të gjithë këta persona duhet t’i ketë burime, që t’i pyesë për ekspertizë, dhe në fund të shkruajë kronikën e ngjarjes me detaje. Nuk e bënë.
Në vitin 1997, kur bënim mbledhjet e mëngjesit në 08.30 te “Koha Jonë”, Roland Qafoku raportonte nja 40 ngjarje që nga vrasje, plagosje, grabitje etj, që kishin ndodhur gjatë natës, sa me të qeshura me Gim Baçin i thonim nëse kishte fjetur.
Por fakt, Qafoku kishte kaluar në Drejtorinë e Policisë përpara mbledhjes dhe kishte regjistruar në bllokun e tij, ngjarjet e një dite më parë, pra kishte bërë detyrën: Të jepte lajmin.
Megjithatë edhe sot nuk është vonë, të jepet lajmi; i plotë, i saktë, i detajuar dhe natyrisht me referencat e duhura, nga institucionet, ekspertët, por natyrisht edhe prononcimet e politikanëve, meqë përfshihet një deputet.
Kronika të jepet sa më e plotë, e qartë, që t’i përgjigjet sa më shumë pyetjeve që dalin.
Në fund gjykimet i jep publiku e natyrisht organet kompetente si gjykata në fund.
Por edhe vendimi i gjykatës në fund, edhe pse nuk komentohet nga politika, media mund ta bëjë.
Por përpara duhet të bëjë kronikën.
Kush nuk e kapi lajmin atëherë, ka kohë ta bëjë edhe tani. Xhanëm lajmi edhe mund të ikë një herë, apo edhe s’i ke kushtuar vëmendje, por kur rimerret, sërish kronika duhet bërë sa më e plotë dhe sa më e paanshme.
Komentet dhe opinionet pastaj, i bëjnë analistët…por jo vetëm!
A ishte e vërtetë intervista e Xhisielës? Ka një zgjidhje: FBI.
Prokuroria mund t’i kërkojë ndihmë si para disa vitesh me balistikën e plumbave të gardës.
Ka një mekanizëm që quhet Makina e së Vërtetës. Por sërish nuk është i vetmi.
Megjithatë ne gazetarët duhet të bëjmë kronikën e asaj çka ndodhi, me dritë-hijet e tyre. Kaq e thjeshtë.
Ajo vertet mund te mos kete thene te verteten ne intervistat e mbremshme, por ama nje gje duket e qarte, qe edhe ajo nuk ka qene shume e rregullt me jeten e saje private. Nuk mu duk goce me kembe ne toke. Mu duk aventuriere, dhe me nivel te ulet intelektual. Fjalet qe ndertimi i fjalive ishin ne nivel mjaf ordiner, per te mos thene goce rrugesh.
Keto femra kete lloj gjelle gatuajne, derisa vriten vete ose ua vrasin te dashurit. Ka plot raste te tilla dhe me emra, I.Gjoni, R.Magjstari etj.
Rasti keq i saj qe u morr me nje cun te tile negativ dhe me pozite politike. Ai cuni duhet te shkoje mbas hekurave, per dhune, kurse keto turbullimet politike me duke te sajuara, per tu shitur shtrenjte ne nje treg azili politik!
Hedhin nje kocke disa politikane dhe te gjithe, media e para, sulen kush ta rrembeje me pare. Kuptohet pastaj reagimi i leshkove, qe shkojne pas berihajt. Harrohen problemet e dokumentuara e ngecim te nje problem me pikepyetje, qe sa vete kokolepset me keq nga kjo prirje per te krijuar turbullire. A s,mund t’i lihet drejtesise e te pritet rezultati, e pastaj te flasin mediat e leshkot?
Kocka është metaforë për k… Për atât që nuk e kuptuan.
Kjo femer fsheh shume gjera duket se e ka perdredhur bishtin dhe ne polici ajo eshte e kapur
U sulen mbreme hienat e kazanit mediatik mbi trupin e ligeshtuar te nje femre te mjere, kush e kush te shqyente me shume mish per llogari te padroneve te tyre te pamoralshem. Fevziu, Vasili, Zheji, Rrakipi dhe nje taborr pseudoanalistesh te neveritshem, derdhen si perhere vrerin e tyre qe u vlon nder deje, duke helmuar jo vetem Xhisielen, por edhe nje popull te tere. Turp per keta gazetare te mjere qe kane rene pre e politikaneve te inkriminuar, duke u sherbyer atyre ne menyre te verber vetem per te gezuar benefitet qe kane perfituar padrejtesisht nder vite. Pse nuk u veprua keshtu per “lulekuqen” e Kamzez, perversitetin e Salianjit me kolegen e saj dhe shume raste te tjera qe jane mbeshtetur politiksiht. Opozita e falimentuar mendosn se me keto menyra do te rikthehet ne pushtet, por populli s’ka per t’ia falur kurre.
Artan më pëlqeu shkrimi tuaj por dua të perfocoj mendimin që ata gazetarë që permënde janë vetëm kazanë por një wc publikeE konstatova gazetaren e kronikës së zezë që donte te kercenonte ate vajzë se do t’a vrasin po të tërheq deklaratën cfarë plere e neveritshme politike
nuk paragjukoj kete vajze,sepse terheqjen,pergenjeshtrimin e vetvehtes,pra atyre qe ka denoncuar e kam parashikuar dhe komentuar qekur u hap problemi.nuk mbroj as djalin,i cili duhet te denohet,qofte edhe per nje shpulle qe pranohet nga vajza.por nuk fal as te jatin.prokuror i te birit nuk eshte dhe nk e kerkon kush.por si prodhues dhe formues iketij produkti skarco mban pergjegjesi morale.prindin e nje hajduti xhepash e denigrojme 5e gjithe.vjedh djali,jo prindi.por moralisht e denojme.pse z.deputet duhet ta anashkalojme,gjithenje moralisht.ai per kete shkak ,minimumi,duhet te kerkonte falje para zgjedhesve,pastaj le te vendoste per mandatin.por as kete nuk e ben.qofte i nderuar,por moralisht i njollosur.e theksoj eshte produkt i tij.populli i shijakut thote:”ka dashe me vakt,or tarallak”.sa per panelet e mbremeshme,nje maskarade e ertete.gazetare,analiste intelektuae, qe duan te ejne gjitecka,por bejne vetem nje gje-dhune te hapur dhe presion,deri aty,sa nje gazetare qe ka paraqtur vehten si objekt i dhunes,kercenonte hapur:-do shkosh ne burg po u terhoqe.ketoia ka thene avokati ne tryezen e policise.nuk e shoh tedrejte ta thote nje gazetare ne tryezen e kazanit.ceshte ajo?,cjane keta?po i bejne gjyqin,si bande uqerish mbi viktien.folen se mafia e kercenon.mos valle kercenimet mediatie jane pjese e ercenieve te mafies?ereni te veproje si te mendoje.ka keshilltare ligjore,avokate,psiolge qe i angazhon vetem personi,dje jo kazanet.ereni prokurorine dhe gjukaten te veproje.cdofjale juaja,per mua eshte presion mbi ta.
Ajo shoqeri do 150 te emancipohet nuk eshte faji i politikes ajo toke ate mall ka…
sa rendesi u jepni baxhellave ,po ai cope fshatari s kishte rene ne pith qe ka vajte me kete shemtiren qe s dinte cfare thoshte ne tv
Kete pune vetem Rama e zgjidh! Ai njihet per sjelljet e tij shume xhentile me femrat dhe prandaj e kupton fare qarte kete situate !
Lum si ne per njerez te tille qe mezi i kemi zgjedhur per te na udhehequr !
Eh more Vlora sa i mencur je! Nuk ke faj se me duket si ata vlonjatet e pare qe per nje nuse tha (koke lash e koke mora)dmth la koken e vellait e mori koken e dashit se te shkreteve nuk ju jepnin nuse po te mos ishin te zote te vidhnin.
O Zot cfare hijenash ne te dy krahet e politikes! Vajza e shkrete, faji i vetem i se ciles eshte se u dashurua me njeriun e gabuar, duhet te duroje tani lumin e shpifjeve dhe sharjeve qe i vijne nga te dy krahet: nga njera ane te majtet qe nuk duan te shikojne ujkun por gjurmen(sepse ashtu ju leverdis), nga ana tjeter te djathtet te cilet e shajne sepse mohoi gjithcka(dhe kjo nuk ju leverdis). O njerez te felliqur, nuk e kuptoni se ajo ishte e DERTYRUAR te shprehej ashtu sepse i rrezikohet jeta e saj dhe e familjes? Emiljano Nuhu ishte polic dhe njeri me mbeshtetje dhe kur erdhi puna iku nga syte kembet, sepse i rrezikohej familja, po kjo vajze e gjore pa asnje krah c mund te beje tjeter vecse te mohoje ato qe ka thene? Pa le ky artikullshkruesi qe akuzon gazetaret pse nuk e dhane me pare lajmin, si mund ta merrnin vesh ata kur policia e fshehu dhe mbajti heshtje te plote per kete rast? Vajza te ike nje ore e me pare nga Shqiperia dhe te mos e ktheje me koken prapa.
Luani,
Edhe nje here mesazhi i pushtetareve (PS,PD….) eshte i qarte per popullin ne ju bejme te thoni ato qe duam ne, me hir ose pahir.
Thjeshte dhe troc :
Mbreme ne TCH dhe ne KLAN, ne emisionin e Eni Vasilit dhe ate te Blendi Fevziut, ku u realizuan intervistat dhe bene pyetje e diskutime me Xhisiela Malokun, u ngarkuam shume nga ana psikologjike per shkak te nje maskarade qe ka disa dite qe zhvillohet nga Sali Berisha dhe PD-ja ne mes te Tiranes.
Mu krijua pershtypja, jo vetem mua por dhjetra njerezve, se ne studiot televizive ishin dy tufa hijenash e egersirash politiko mediatike, qe te paguar nga shefat e tyre politike e administrative desh e shqyen vajzen e cila ngjante me nje “gazele te vogel”.
Vajza-Xhisiel eshte viktime e psesefishte, konkretisht :
-E Saliut, i cili diten per diell, ne FCB e stigmatizoi si vajze e perdhunuar. “Nuk mund te grindemi me te dashurit se na akuzon Saliu per perdhunim”, u shpreh e gjora vajze diten e publikimit ne faqen e tij (SB) te lajmit te perdhinimit;
-E PD-se si parti politike qe marredhenien e “krisur” te saj me te dashurin e shndroi ne kauzen e saj politike;
-E Eni Vasilit dhe gazetares Hoxha, te cilat, mbreme lane menjane gazetarine dhe turpin qe po merreshin me gocen-femijen e tyre, dhe luajten jo pa sukses hetuesin politik dhe experten e ceshtjeve gjinore !?!?!?!
-E Blendi Fevziut dhe gazetares delirante qe i qelluan shtepine e prinderve me kallash (kujtoj se eshte mikesha e Llalles dhe klanit tropojan te krimeve te renda ne Pr.Pergjithshme), te cilat vecsa hetues u bene edhe prokurore e gjyqtare, dhe kercenuan “viktimen e tyre”pa u qederosur fare nga prania e “te madhit KIKIA”- mbrojtesit fanatik te grave dhe vajzave.
-E te dashurit te saj te cilin ajo e ka falur;
Por, pavaresisht te gjith ketyre, Xhisiela i tregoi vendin zonjave gaqetare, analisteve por dhe Eruditit Konstitucionalist GJATA, duke i vene flaken projektit makaber te PD-se dhe LSI-se inicuar nga SB.
TURP, 100 here TURP.
VO ! Nuk po flas per rilindjen dhe Edi Ramen sepse tashme dihet qe Rama eshte nje hijen e pameshirshme me te vetet.
Xhisiela e beri te sajen, e terhoqi dhe publikisht akuzen per dhunim. Nqs djali eshte vertet njeri me ndjenja pozitive ka rastin te pranoje si “kalores” se ai eshte pergjegjes kryesor per situaten kompromentuese te vajzes dhe te pranoje fajin qe ka bere, duke i kerkuar gjykates gjykim te shkurtuar. Nuk eshte vone per treguar se ka dinjitet dhe shpeton keshtu nderin e vajzes dhe te prindit te tij te mpleksur kot ne kete histori. Nje djale i ri ka kohe per ta rregulluar jeten e tij.