Shansi për ta larguar përfundimisht Rusinë nga Ballkani

1 Tetor 2018, 10:45Blog TEMA

Nga Ramadan Baraliu

Kujt i kishte shkuar ndër mend se në Xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren për 20 vjet ka shërbyer një imam rus?! Kazimir Olenko për dy dekada të paktën çdo xhuma ka mbajtur ligjërata politike e fetare para xhematit-besimtarëve mysliman që kanë falur namazin. Spiuni rus Olenko paraqitej si mulla Adnani. Këtë na ka rikujtuar autori Ibrahim Kadriu, në librin e tij “Misioni Rus”. Ai argumenton se rusët janë paraqitur si hoxhallarë, mësues, ushtarakë e njerëz që u takojnë agjencive të punësimit dhe qëllimi i misionarëve të tillë ishte që t’i ofronin shqiptarët myslimanë më shumë me serbët dhe t’i largonin nga katolikët dhe bënin serbizimin e ortodoksëve shqiptarë të kësaj ane, duke spikatur faktin se si çuditërisht nuk ka ortodoks shqiptar në Kosovë edhe pse kjo trevë një kohë shumë të gjatë ishte e pushtuar nga Bizanti. Shteti serb në përmasat aktuale nw Ballkan është projekt rus.

“Më i forti bënë atë që mundët, ndërsa më i dobëti vuan atë që duhet”, ishte përgjigja e athinasëve drejtuar ishullit të Melosit, gjatë Luftës së Peloponezit, pasi ata arsyetoheshin se po luftojnë për lirinë e tyre. “Mund të luftoni dhe të vdisni ose të dorëzoheni”. Kjo ishte historikisht edhe qasja e Serbisë ndaj shqiptarëve që nga dyndjet sllave, e vazhduar me dëbimin e rreth 200 mijë shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-1878, terrori i ushtruar mbi shqiptarët gjatë shekullit XX që kulmoi me gjenocidin e ushtruar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo është thika e famshme e Thukididit, që në marrëdhëniet ndërkombëtare njihet si “Bandwagoning”. Kjo dhe ndodh kur shtetet më të dobëta vendosin se kostoja e kundërshtimit të një fuqie më të fortë i tejkalon përfitimet. Fuqia më e fortë mund të ofrojë stimuj, siç është mundësia e fitimit territorial, marrëveshjet tregtare ose mbrojtja, për të mbajtur shtetet më të dobëta. Kjo ka qenë qasja e Serbisë ndaj Kosovës që është pranuar nga komunistët dhe nga pacifistët më vonë, por asnjëherë nga populli i Kosovës.

Serbia ka luajtur rolin e të fortit në raport me shqiptarët derisa UÇK-ja ja ktheu pushkën dhe NATO e detyroi përfundimisht të shpall kapitullimin dhe të tërheqë forcat ushtarako-policore dhe paramilitare nga Kosova. Kosova dhe shqiptarët për herë të parë gjenden në anën e të fortit, në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, të cilët ishin sponsorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës. Realisht, mungesa e fuqisë për tu çliruar vet na ka bërë, kushtimisht, që të vazhdojmë të jemi në një situatë “Bandwagoning” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet kryesore evropiane dhe NATO-n. Kjo aleancë duhet të thellohet dhe zgjerohet.

Kosova është lufta e Perëndimit me Rusinë!?

Në arsyetimin se pse Rusia e ka aneksuar Krimen, Putini hedhë paralele duke bërë pyetje për të drejtën e shqiptarëve për të shpallë Pavarësinë, me vullnetin e qytetarëve  të Krimesë të shprehur në referendum për t’u bashkangjitur Rusisë. “Is this not democracy? what is it then? And then what is democracy?”(Nuk është demokraci kjo? Çfarë është atëherë ? Dhe, atëherë çka është demokracia?) pyet Putini, në një intervistë me ORF të Austrisë, duke sfiduar kështu liberaldemokracitë perëndimore rreth qëndrimeve të tyre pro të drejtës së kosovarëve për shtetin e tyre. Këtu Putini bënë të qartë se këtë akt e ka bërë për t’i dhënë përgjigje politikës amerikane në favor të çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë dhe përpjekjeve për përmbylljen e subjektivitetit ndërkombëtar të shteti të Kosovës.

Me të drejtë hedhet paralele mes veprimeve të Athinës 2500 vjet më parë në Luftën e Peloponezit dhe të Serbisë në fund të shekullit XX (Nye, Joseph S., and David A. Welch. 2013. Understanding global conflict and cooperation: an introduction to theory and history. Upper Saddle River, N.J.: Pearson.)

Duke lexuar Nyen të shfaqet Ballkani dhe mjegulla shekullore që nuk po i ndahet, të shkaktuar nga sllavët dhe osmanlitë. Rolin kryesor e ka politika ruse e ndërthurur që nga marrëveshja e vitit 1792 në mes të Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane, ku rusët fituan të drejtën për tu kujdesur për krishterët nën Perandorinë Osmane. Rusët nuk dërguan klerikë, por ushtarakë të maskuar dhe kësisoj përvetësuan dhe sllavizuan manastiret shqiptare në Kosovë dhe gjetiu. Të gjitha ato sot janë shpallur si trashëgimi serbe.

Te shtetet “Në kohën kur po jetojmë nuk ka më artikulime të hapura të motiveve”, spikatet në këtë libër.

Duhet të vihen në pikëpyetje nëse kanë ndryshuar motivet e Serbisë në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Historikisht motivi i tyre nuk ka ndryshuar vetëm se kanë ndryshuar mjetet në bazë të rrethanave. Për më tepër, Serbia vazhdon të jetë objektivi kryesor në Evropë i aktiviteteve kundër Perëndimit të Moskës, për shkak të lidhjeve të thella historike mes tyre, ndërsa Ballkani vazhdimisht shihet si një fushë betejë në “luftën” për shtrirjen e ndikimit. Në këtë kuadër Rusia do të bënë çmos që të pengojë integrimin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE ose në rastin më të mirë të zgjasë këtë rrugëtim pafundësisht.

Slobo 2.0

Ndërkaq, në diskursin aktual të presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiq, gjen të maskuar me moralizime, vazhdimësinë e politikës serbe e ruse ndaj shqiptarëve. Në qëndrimet  e tij ai është mjaftë kontraverz. Pak ditë më vonë e lexon një deklaratë të tij se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe Rusinë në lojë nuk mund të ketë marrëveshje me shqiptarët. Pra këtu hynë në lojë  edhe Rusia?! Shtrohet dilema me vend, se a ka ndërruar me të vërtetë politika e Beogradit, apo thjeshtë është taktikë e Serbisë për të realizuar atë që e ka humbur me luftë Millosheviçi në vitin 1999. Thjeshtë, Vuçiqi u zotua se është duke e vazhduar me mjete tjera ëndrrën e Milloshoviçit. Nëse Vuçiqi po bënë sikur ka ndërruar, shtrohet pyetja a ka ndërruar qëndrimi dhe diskursi i Rusisë ndaj Kosovës? Kjo nuk lenë hapësirë për të menduar. Retorika dhe  moralizimi i vetë zhveshur i Vuçiqit gjatë vizitës në zonat veriore të Kosovës vë në pah motivet reale historike që ka Serbia ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Po ashtu nuk duket që ka ndryshuar diskursi i Rusisë në raport me Ballkanin. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov në fjalimin e tij gjatë punimeve të sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se Rusia “do të mbështeste një zgjidhje të mosmarrëveshjes së Serbisë me Kosovën që do t’i përshtatet Beogradit”.

Fatkeqësisht situata në Ballkan ende të lenë përshtypjen se gjendja hobsiane nuk ka përfunduar në këtë gadishull, për shkak të politikës ruse dhe serbe.

“Por si moti i stuhisë nuk do të thotë se shiu do të bjerë përherë, edhe në një gjendje luftë nuk nënkupton luftë të përhershme”, thotë Tomas Hobsi.

Se kjo gjendje duhet të përfundoj një herë e mirë, nuk do koment. Mirëpo, sa ka disponim Serbia dhe Rusia që kjo të ndodhë, mbetet për tu parë. Ndërkaq qëndrimi i Gjermanisë kundër idesë për korrigjimin e kufijve në funksion të arritjes së një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e mbështetur nga SHBA dhe shërbimi i jashtëm i BE-së, i konvenon Serbisë, pasi që gjermania është investitor shumë i madh në Serbi dhe shkon në funksion të mbetjes së Kosovës konflikt i ngrirë që i konvenon edhe Rusisë.

Përderisa aktualisht Kosova ka miq SHBA-të dhe mbështet nga shtetet kryesore nuk është e detyruar që t’i nënshtrohet Serbisë që të bëjë ende kompromise në dëm të shtetësisë së Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial. Kosova nuk është në një situatë “Bandwagoning” me Serbinë.

Që t’i besojmë Serbisë se ka ndryshuar, duhet të njohë Pavarësinë e Kosovës, duhet të kërkojë falje publike për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, duhet t’i paguajë dëmet e luftës dhe së bashku me Rusinë nuk duhet ta pengojnë Kosovën në përpjekjet për të përmbyllur subjektivitetin ndërkombëtar. Pasi të kryhen të gjitha këto, atëherë mund të ulen palët dhe të diskutohet për çështje të vullnetit të dyanshëm, si të barabartë në tavolinë. Ndërsa që kjo të përshpejtohet duhet të vlejë kushti për Serbinë, se nuk ka integrim në BE pa e njohur Pavarësinë e Kosovës dhe në këtë kuadër Perëndimi duhet t’i bëjnë trysni Serbisë që të zgjedh mes BE dhe Rusisë. Nëse sinjalet janë të qarta se nuk mund të përmbyllet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, për shkak të politikës ruse e serbe, askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë ta ndalë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Tjerat opsione mund të jenë eksperimente që nuk i dimë rezultatet dhe nëse do të jenë pozitive do të jetë një mrekulli! Por, Kosova po rrezikon të mbetet shtet virtual në mendje të njerëzve, a në esencë diçka e veçantë që nuk njeh historia rast të tillë, dhe konflikt i ngrirë që do të shpërthejë një ditë. Me gjithë nënshtrimin e popujve të vegjël, Athina e ka humbur luftën kundër Spartës 2500 vjet më parë, ndërsa Serbia e ka humbur luftën për Kosovën para 19 vjetëve! S’ka kthim prapa!, Shtet , anëtar i OKB e BE ose bashkim me Shqipërinë. Natyrshëm!

(Autori punon në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren)

6 komente në “Shansi për ta larguar përfundimisht Rusinë nga Ballkani”

  1. Reflection says:

    @ Ramadan (autorit) Baraliu: E ku e zbulove Pelopoleshin ti para 2500 vitesh??? Meso historine e mos na e dhj*t te njejten, Pelpponezi s’ka ende 200 vjet (i mungojne 7-8 vite).

  2. Pellazgos says:

    Nje eshte zgjidhja,nje Federate me Greqine ne qofte se doni tju konsiderojne Njerez me vlere,me dinjitet,me nder.
    Te pakten kete thote historia e Shqiperise,qe Osmanet ishin pushtues njesoj si Sllavet,atehere cne Alfabetin Latin kur 75 % myslimane turq?Se Italianet dhe ky eshte fakt nuk harruan hakmarrjen kunder Pirros qe e humben iinfluencen me Perandorine Greke te Bizantit,me rastin e Osmaneve shfrytezuan konjukturat dhe filloi katolicizmi dhe degjenerim i ketij vendi me histori boterore Helene.
    Fakte ka plot gjithe Ameriken e veriut apo te jugut,pas pushtimeve dhe kolonizimeve banoreve Autoktone ua ndruan te gjitha Emrat e stergjysheve te tyre,Kulturen,Menyren e jeteses,Nderimet apo Festat e tyre,etj.
    Me nje fjale,krim Njerezore qe e denon Zoti.
    E njejta gje ka ndodhur dhe ndodh ne Albanistane,sado te perpiqemi te mashtrojme veten.
    Brezat e sotem kush ka pak llogjike na denon dhe te ardhshemit nuk do egzistojne me Globalizimin ne emer te “Demokracise” qe eshre vetem per te fortet.
    Mos te kujtoj dikush qe Kombi eshte i shenjte dhe Emrat e te pareve mund ti ndrosh dhe ti besh “evropiane” pa kuptim me Identitetin.
    Nnerezit apo shtetet nuk te respektojne,se nuk do kombin tend.
    Mirepo ky komb Ilyro Epirote ne Istorine dhe Arxeollogjine shume Toponime jane druar nga Osmanet se kane Identitet Helene.
    Me veprimin e Strucit qe ne jemi Shqipetare por Identitet Osmane qe Evropa perpiqet te na Evropianizoje nuk kemi te ardhme se shkeputemi nga Istoria jone,ne qofte se nderojme te paret tane.
    Te keqen e kemi brenda nesh dhe nacionalizmi qqe bie ndesh me Identitetin eshte shume veshtire te bashkejetojne.
    Per veten e tyre shtetet si Amerika,GjermaniamFranca,Anglia etj u bashkuan si me lyfte apo me marreveshje,kurse ne qe hiqemi qe kemi Istori,Kulture,Trimeri,Atdhe jemi katandisur shtet i perulur.

    1. Hahaha says:

      Si mund te bejn shqiptaret rrace e bardhe europiane “federate” me jevgjit e anadollak te Athines qe qelben si kazan plerash….shqiptaret “federate” me turq..sirian…kurde..etj etj zorraxhish qe kurndermoj era m…ne ate kazan orjental qe quhet gabimisht Greqi….je ne rregull nga trute e kokes more kokrra e debilit

  3. ME EMER says:

    .. ballkani sllav , e di vete rrugezgjidhjen , sikurse dhe ballkani tjeter qe nuk eshte sllav.. ! na intereson bashkepunimi , paqja , harmonia , mireqenia ..!

  4. undefined says:

    Ja e larguat Rusine pastaj ca do te beni: do hani mutin e njeri tjetrit se lluks per te gjithe nuk ka dhe nuk mund te kete!!!!

  5. undefined says:

    Ja e larguat Rusine pastaj ca do te beni: do hani mutin e njeri tjetrit se lluks per te gjithe nuk ka dhe nuk mund te kete!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje