Nga Pandeli Majko
Kujtesa është një funksion i pasigurtë në mardhënien me historinë. Ajo nuk vlerëson përsëritjen.
Serbët janë të kuptueshëm kur duan destabilitet. Ky është një “profesion” që historia jua ka njohur. Por, aktualisht ekziston vec një dëshirë e Beogradit zyrtar për të ngritur tensionin në rajon si një diplomaci verifikuese.
Presidenti Vucic dje në konferencë shtypi bënte pyetje në distancë. “Pse duhet të përmbahemi? Kjo është pyetja ime për BE. Ju lutem, Mogerini, Kocijaniq të më shpjegoni çfarë të përmbahemi?”…
Po i njejti Vucic në fundin e gushtit në Vjenë deklaroi se “… Ne e konsiderojmë Kosovën një vend të lirë…Ne duam të bëjmë diçka për njerëzit tanë. Ne duam të sjellim diçka të mirë për serbët dhe për shqiptarët.”
Shefi i të vetëquajturës “zyra për Kosovën” në qeverinë serbe zhvilloi dje leksione publike për historinë duke kujtuar situatën para konfliktit izraelito-egjiptian.
Politika e Beogradit ka marrë pamjen e kryeministres së saj ku paraqitja dhe përmbajtja janë dy gjëra të ndryshme. Serbia ka një administratë profesionale për ti shpejguar drejtuesve të shtetit se cfarë ndodh në se ushtria serbe ndërhyn në territorin e shtetit të Kosovës.
Ky shtet është nën mbrojtjen e NATO-s . Kjo ndërhyrje nuk do të ishte “korrigjim”. Ajo do të jetë një konflikt që një planifikues ushtarak nuk do ta këshillonte.
Europa njihet për mungesën e aksionit por jo të reagimit. Ndërhyrja e Serbisë në Kosovë do të prodhonte një efekt domino i cili do të sillte ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Kjo ndërhyrje nuk gjen shpejgim me historinë e konfliktit të Egjiptit me Izraelin.
Problemi kryesor i politikës amerikane dhe Perëndimin po shfaqet me “Kualicionin e Sirisë” i cili po prish balancat në Lindjen e Mesme. Kualicioni i Sirisë dhe Serbia kanë një marrdhënie të ngushtë.
Serbët po shfaqin diplomacinë e “forcës” për shkak të përkrahjes së Moskës. Në vitin 1999 një grup ndërhyrjeje prashutistësh rus mori aeroportin e Prishtinës. Në se uniformat ruse do të vinin nga baza e Nishit dhe do vendosen në urën e Mitrovicës “në mbrojtje të paqes”… Kjo po… që do të ishte një krizë e vërtetë. Por, askush mos kërkojë protagonizëm pas kësaj.
Politika ruse nuk bën biznes. Ajo parapëlqen “shahun”.
Pyetja që duhet ti bëjnë vetes pas kësaj politikanët e Beogradit është e vështirë. Do tju duhet të vlerësojnë në se në një konflikt rajonal do tju mjaftojë “statusi i Asadit”. Dhe bëhet fjalë për një rajon thuajse të integruar në NATO dhe Bashkimin Europian ku nuk duhet tu gënjejë mendja se do jenë “Izraeli” i Lindjes në Perëndim…
Kujtesa është funksioni më i pasigurtë në mardhënie me politikën. Ajo nuk të jep pasqyrim të plotë të ngjarjeve vec të ndihmon të krijosh pasqyrimin e vetvetes.
Politika serbe është në një ditë të vështirë. Arsyeja është tek thjeshtësia e asaj që po vjen. Kjo është një kërkesë e papëlqyer në ish Beogradin e Titos.
Të qenit një tokë e përbashkët e Lindjes dhe Perëndimit nuk funksionon më. Drama e vërtetë e Beogradit zyrtar është pamundësia për të qenë Jugosllavia e dikurshme. Kjo situatë nuk kalon me skërmitje. Nuk është hera e parë që politikanët serbë dobësinë e fshehin me shfaqje force.
Në se Beogradi dëshiron të korrigjojë statusin e vet rajonal ka një rrugë tjetër. Ai nuk kalon nga armiqësia me shqiptarët apo ndarjet etnike. Një shekull histori janë të mjaftueshëm për të vërtetuar këtë. Në fund, ky është një vendim serb. Privilegji i fundit për dikë në udhëkryqin midis paqes dhe konfliktit. Sigurisht.
Se morem vesh u arrestua djali i kolegut tend qe bredh me pistolete ne brez brenda komisariateve pasi ka dhunuar nje femer? Ky eshte shqetesimi i shqipetareve….Persa i perket Serbise dhe Kosoves:Kosoven e cliroi Amerika.Shqipetaret s kane as ushtri as armatime ,as ushtare te miretrajnuar ta mbrojne.Filozofia jote nese kemi te bejme me Sirine,Izraelin,Libanin apo Palestinen pervecese deshmon sa deshtake jeni you “rinia e permbysjes se sistemit komunist”,s jep asnje kontribut tjeter…
Detyra jote sot nuk eshte Serbia, Detyra jote eshte te hysh me pistolete ne brez ne komisariate….dhe nese s te ndalin te dera te besh nje ligj qe i shkarkon e ndeshkon te gjithe ata police frikacake qe i puthin kembet pushtetit.
Na re Maqo , se na shkrive dheve fare, o Maqo…po cte duhet ty o morracak prej albanistani..kush tpyt ty?
.. mendoj se keto shkrime duhet ti bejne analiste te politikes se jashteme , pasi ju “shkojne”..!..Ministrit te “emigracionit ” nuk i shkojne ..!.. Ai duhet te jete “shpirti ” i emigranteve , per te cilet jam i bindur se ekzistojne dhe ne Serbi ..!..Nuk jam simpatizant i Beogradit , por nuk kam qene as i Titos , por e di shume mire qe Beogradi si krye qytet i ish Jugosllavise dhe i Serbise sot , asnjehere nuk ka qene i Titos nga Kroacia , duke ditur se kete shume here me mire e di dhe vete artikull shkruesi ..!.. Bej verejtje se ministri i emigracionit , kushdoqofte , ka plot per te bere per te njohur c`do te thote “emigrant” , te drejtat e tij ne vendin ku ka emigruar , detyrimet e tij ndaj shtetit si dhe te shtetit kundrejt tij, etjetj .. ! Ministri i emigracionit duhet te kete dijeni dhe per rastet e shkeljeve ligjore te emigranteve , denimet me burg te tyre , per te cilat duhet te kerkoje nese vertet ato kane baze ligjore ..!.. Si perfundim , dua te them se nje funksionar i larte shteti , duhet te beje ate qe i rekomandohet nga shteti dhe qe ka lidhje me detyren e tij ..!.. Me keto probleme te mprehta , mendoj “si fshatar i thjeshte “qe rroj ne emigracion , duhet te meret presidenti i vendit , krye ministri , ministri i puneve te jashteme , ose me rekomandimin e tyre , analiste te politikes se jashtme … ! ..” KUSHDO TE HAJE BUKEN E TIJ “..!
Ky ish-student i unxhinjerise mekanike paska rjedhur nga trute. Serbet jane pararoja e muzhikeve ruse ne Ballkan. Ata mund t’i ndaloje vetem bashkimi i shqiptareve kudo qe jane. Ti minister i Diaspores cfare plani konkret ke per forcuar kete bashkim? Lerja filozofite dhe poezite Kim Mehmetit.
Pa he, ndaloji ti.
Jepi, ta mban b.ti ndalosh.
Mendon se ke Klintonin perkrahu?
Trami eshte 100 filorus, dhe skenari i ndryshimit te kufirit, ne mos realizimin kishte planin B, krijimin e precedentit per te futur ushtrine.
Thac bajga, ate qe nuk e arriti me mareveshje e beri duke shkelur ne Ujmane. Ujmana duhej shkelu 10 vjet me pare.
Gjithe problemi i korrigjimit ishte taktike per te kontestuar pavaresine e Kosoves. Hashimovici ra si derr ne lluce duke rrezikuar stabilitetin e Kosoves dhe statusin e saj.
Majko, si bole oportuniste qe ka qene tere jeten flet per serbet dhe BE.
Si minister mbrojtjr nuk ja nxe goja te deklaroje kapacitetin ushtarak te Shqiperise.
Gjithmone do thone “ne kuadrin e Natos, KFORi..BE.”..pa dale asnjehere hapyr te thone “Ne, si shqiptare kemi detyren tone te jemi ne gadishmeri permbrojtjen e tokave dhe popullit shqiptar” etj etj..
Problemi eshte qe ky koncept i mbrojtjes se vendit nuk ekziston me, ekzistojne Nato, Kfor.e ku e di une.
Ekzistojne kryeministrat dhe ministrat qe firmosin sa det e toka do falin dhe njerezit merren me palaco e akrobate ne mes te Tiranes.
Ky eshte shteti sot, shteti i pelivaneve.
Majko merret shan Serbine. Ska cben tjeter. Nuk ka cfare tote per Shqiperine, sidomos kur kjo mbyt dhe copeton vetveten.
Bravo Shoku Majko ;;;; Por une po te Pyes cfare bene Rama per te cuar per te bere reparte me ushtare ne kufij me Kosoven ;;; Perse nuk cone ushtare ne kufij ;;; Se n rast se Serbet sulmojne duhet te ndihmojme velezerit tane ne Kosove ;; APO e keni mednjen te vidhni ;;; Rama sikur eshte sherbyes u Vuchic ;;;; Apo vellai i Rames morri vendime qe te mos perkrahin Kosoven ;;; T TUP TRADHETARRE TE SHQIPTAREVE …TURP TE KENI ..
Do coj Bushatin te firmosi delimitimin. E ka gjetur formulen e “paqes”. Jepu toka e det, dhe rrine urte serbet dhe greket. Rama, trim i madh
Me atlete te bardha. Progresist tjetri.
Cna duhet ushtria. Ushtrine e ka per paradat e Xhackes dje Mimit.
Amerika perzuri Beogradin nga Kosova dhe e pushtoi per interesin e saj.Akoma genjeni veten dhe shqiptaret se Kosova eshte shtet i lire????Politikanet shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove i vendos Amerika sipas oreksit te saj.Shikoni si iken dhe Likepordha ne Amerike qe te hyje ne pelqimet e amerikaneve se ka frike nga vetingu.Po te beje vaki largqofte qe Rusia ti leshoje hapesire Amerikes ne ndonje cep te botes,amerikani ja u bie perseri Beogradin ne Kosove.Ju jeni kukulla ne duart e imperializmit jo udheheqes te popullit shqiptar.
Ik mer trap. Po i perdor Amerika per interes te saj. Asnje influence nuk ka Amerika pervec influences ne aren nderkombetare , ku tani rolin po e luajne ruset e serbet.
Tradheton Thaci si derr, tradheton gjithe politika shqiptare si kafshe feudale duke falur toka e det, fajin e paska Amerika.
Ajo qe ka Amerika dhe bota eshte donjehere neveri pse ndihmuan kete popull legen qe nuk ka asnje ndjenje shtesise, kombesie dhe patriotizmi.
Kur permendin shqiptaret sikur permendin plerat. Kjo ndodh kur ben sehir se si tradhetojne Berisha, Rama e Thaci.
Sot eshte mbledh Tirana per akrobatet more. Shiko cfare popull debil qe jemi..
O pandi or bir…serbët na kanë kërcënuar dhe vazhdojnë të na kërcënojnë sepse nuk duan ta besojnë që humbën luftën kundrejt shqiptareve. ..ata nuk janë edhe aq budallenj që po armatosen me ritme të shpejta këto kohëve të fundit. ..ne me amerikën nuk do të jemi aleatë në jetë të jetëve sepse politikat ndryshojnë. ..problemi qëndron në faktin se sa të aftë janë sot shqiptarët ti bëjnë ballë një ofensive sërbe? shteti juaj pandi është komplet bananistan…pra shtet pa ushtri me një qeverri totalisht të korruptuar dhe me një popull super të varfër që largohet dita ditës prej atij vendi vetëm e vetëm për të mbijetuar. .kjo është situata e sotme në Shqipëri. .ai nuk është logjike që gjitonët tanë të mos na shikojnë si partner por si një copë mishi ..jo vetëm sërbi mor pando por edhe greku ti ka hedhur grepat që nga 90 por ju jeni të verbuar dhe shikoni ëndrra sikur NATO do nxjerri gjoksin përpara :kush prek shqipërinë ka të bëj me mua ??..unë kam frikë se çmilitarizimi i shqiptarëve është bërë në saj të një plani të thellë dhe me baza ..jeni ju përgjegjësit kryesore (pra ju pluralistet e 90)që shqipëria i ka brekët në fund të këmbëve. ..mesazhet që po na vijnë nga grekët dhe serbët janë shumë të rrezikshme. .po ia hodhëm dot kësaj radhe pa lagur do të jemi me shume fat mirëpo me këta gjitonë që kemi me gjithë ato fatkeqësira historike që kemi kaluar nuk na lejohet kjo gjendje. . riorganizimi i ushtrisë është çështje jetike që nuk pret.ata që kanë punuar për çarmatimin e shqiptarit duhet të shkojnë në bankën e të akuzuarve
Nje percaktim i drejte per frymen dhe sjelljen e serbeve.Vetem se Serbine nuk e mbron vetem Moska por edhe Franca me Greqine.Mos te harrojme edhe investimet dhe fitimet e investitoreve gjerman. Kjo e fundit eshte shume e rendesishme por investimeve te medha turke nuk po u japim ate rol qe luajne ato gjermane.Serbia eshte nje shtet i konsoliduar i zhvilluar,me industri dhe puntore te kualifikuar,me nje diplomaci te zhdervjellet,me nje unitet pa grindje e ndarje ekstreme politike .Ndersa Kosova eshte akoma e dobet dhe kerkon ndihme te gjithaneshme qe Shqiperia dhe kryesisht BE dhe Amerika duhet ti japin per tu forcuar dhe kalimin e provave te veshtira.
Shume hajvan dukesh o majko i vogel por edhe shume hajvan qenke o kopan. Sa fatkeqsi te te shohesh hunden tende.
Forcimi dhe rritja e kapaciteteve luftarake sulmuese te dy ushtrive shqipetare ka qene dhe duhet te jete nje prioritet jetesore persa I perket rregullimit te marredhenieve te ndersjellta shqiptaro-serbe. Vetem kur shtetet shqipetare ti marrin nga duart
Serbise fashiste monopolin e superioritetit ushtarak,
vetem atehere do te kete nje paqe te qendrueshme
me fqinjet primitive sllavo serbe. Me rrespekt per zotin Majko, por konstatimi I problemit nuk eshte nje zgjidhje . Se Pari politika e tiranes zyrtare duhet te pushoje se krenuari me cmendurine e carmatosjes
totale dhe shkaterrimit te cdo kapaciteti luftarak qe I kane bere kombit shqipetare. As me shume e as me pak keta politikanet “largpames” dhe te “moderuar”
te tiranes zyrtare duhet te kopjojne poltikat e Kroacise time per sa I perket sjelljes ndaj serbise fashiste. Gjenerali shqipetare Bekim Berisha I cili ishte nder me te suksesshmit ne rajonin e ballkanit ne perballjen me serbet fashiste e kishte shprehje te
tijen kur thoshte se ” jo nuk ikin keto kriminela , pa ja u cu gjamen te dera “. Le te krenohemi si komb kur avionet luftarak shqipetare ta patrullojne ajrin shqipetare. Le te krenohemi si komb atehere kur rraketat dhe artileria e levizshme shqipetare te jene ne gjendje ti pergjigjen serbise fashiste ne cdo kohe.
Kroacia trime e ka arritur kete objektiv madhore, ndersa Tirana zyrtare krenohet me carmatosjen.