Nga Skënder Minxhozi
Gjithnjë kemi pasur histori të dhimbshme, me dhunë të afërmish të pushtetit dhe persona të gjendur pa mbrojtje përballë kësaj dhune. Shqipëria po jeton disa orë të nxehta debati kombëtar (të sforcuar dhe hipokrit në fakt), për rastin e Xhisela Malokut, e cila ka vuajtur në heshtje dhe në vetmi dhunën e një të forti lokal, i cili ka nga pas mbështetje dhe pushtet. Të dhunosh e djegësh me cigare një femër, do të thotë të meritosh pa asnjë mëdyshje të gjitha pasojat e ligjit. Ajo që i ka ndodhur Xhiselës është një histori dramatike që meriton ndëshkim shembullor me të gjithë forcën e ligjit.
Prokuroria ndodhet sot në provën e rradhës, për të treguar se nuk sugjestionohet nga “kartvizita” e të akuzuarve të kësaj ngjarje. Siç ka ndodhur rëndom këto 28 vjet, është veprimi ose mosveprimi i drejtësisë, që do të përcaktojë nëse ngjarja në fjalë do të zgjidhet mbi bazën e ligjit, apo do të vazhdojë të shpërdorohet duke krijuar zhurmë politike. Shqiptarët presin që ajo që e sheh veten si drejtësia e re, të fillojë të tregojë me vepra se është e tillë, e jo një apendiks i pushtetit të rradhës.
Në anën tjetër, ngjyrimi politik që ka marrë kjo histori, është një aspekt historikisht i shëmtuar i etikës së munguar, mbi të cilën e bazon aktivitetin e saj e gjithë klasa politike. Kanë mjaftuar vetëm vetëm pak orë pas daljes së lajmit, që Tirana politike të ndizet nga deklarata të skajshme për rrëzim me dhunë, tërheqje zvarrë etjetj. Është një mekanizëm i çuditshëm fiziologjik brenda trurit të çdo politikani shqiptar, që e shtyn të flasë para kohe e të hidhet në sulm, para se të jetë e qartë fabula, aktorët dhe shkaqet e një ndodhie. Politikanët-pitbull janë përjetësisht në modë në Tiranë.
Opozita po përpiqet ta shndërrojë dhimbjen private të Xhiselës, në favor të saj. Përrallë e parë dhe e dëgjuar edhe më parë. Po e bën, fatkeqësisht, pa asnjë elegancë dhe vetëpërmbajtje, siç ka ndodhur jo rrallë edhe më kundërshtarët e saj kur ishin në pozita të përmbysura. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e eksponentë të tjerë të opozitës po bëjnë këto orë thirrje për të zbatuar të gjitha skenaret e mundshme të largimit të Ramës nga pushteti. Megjithëse nuk kanë qenë të aftë deri tani të aplikojnë as gjysmën e njërit prej këtyre skenareve!
Kur dëgjon fraza të tipit “Ramën e rrëzojmë për shtatë ditë” nga goja e liderit demokrat, kupton de facto se ke përballë një politikan që nuk ka pikën e idesë, për ta rrëzuar Edi Ramën jo më për shtatë ditë, por ndoshta-ndoshta as pas dy mandatesh katërvjeçare. Lulzim Basha vijon të mbetet lideri politik i improvizuar, që kapet pas çdo historie që gjen në faqet e kronikës së zezë, por që kur është puna për të trashur zërin e treguar muskujt, shkon e fshihet. Lulzim Basha shquhet si një politikan që e luan bllofin pa ju dridhur qerpiku. Madje edhe në rastet kur kjo mendohet si e vështirë ose e parealizueshme. Dhe bllofi, dihet, ka përherë brenda riskun e dështimit.
Po e shohim sesi opozita ka kapur podiumin dhe gdhihet e ngryset në deklarata kilometrike për Xhisela Malokun. E sforcuar dhe vështirësisht e besueshme, por do të ishte gjysma e te keqes sikur përpos kësaj zhurme, të kishte bërë edhe pjesën tjetër të detyrës së saj. Atë të mbrojtjes së interesave të qytetarëve që e kanë votuar.
E pamë se çfarë bëri e njëjta opozitë, kur qe puna për të kryqëzuar shpatat me qeverinë në parlament, kur u diskutua dekreti presidencial për Teatrin. Në vend që të rreshtonte nga e para arsyet e veta se përse Teatri nuk duhej të shembej, vajti e u fsheh në Vlorë, në momentin më delikat, kur duhet të ishte në foltoren e Kuvendit.
Ja pra, kjo është opozita shëtitëse, që i ikën misionit të saj, pikërisht atëhere kur duhet të jetë në krye të frontit antiqeveritar. Nuk duhet të habitet Basha e të tjerët, kur dëgjojnë t’i rrethojë kaq shumë skepticizëm, shpoti dhe akuza. Nga të vetët, më shumë se nga kundërshtarët. Sepse një gjë është të thuash që nuk bëj marrëveshje me Ramën, e tjetër gjë t’i qëndrosh realisht përballë pushtetit të tij. Duke u marrë skajshëm dhe me tepri me Xhiselën e gjorë, Basha dhe opozita thjesht po instrumentalizojnë një dramë personale që duhet zbardhur e hetuar urgjentisht. Për të tjerat, merrini me qetësi se janë vetëm lojra politike.
pse nuk thua kjo opozite ngeli rrugve si ata qente e kooperativave pas shkirjjes se tufezave.
SKANDAL.
Kete tipin se kam kuptuar ndonje here dmth cfare duhet te bejne te dergojne dhe keto kalamajte ose militantet te perdhunojne qe te barazohen me rilindasit, te mos flasin se i prishet terezia atij boles se gjate dhe ketij tipit Minxhoz, sinqerisht se kuptoj kete plehren ka femije motra te njohura ky karagjoz
O rrumpallehane.
Shko ne shkolle dhe mbaroje ate dreq klasen e katert, që te mesosh te kexosh gazeten. Nuk paske kuptuar asgje nga artikulli o kokrra e idiotit militant.
Mos kujto se ke ndryshim nga militantet e ripjelljes. Mut ti me Berishen, mut ata me to gjatin. Ti e quan bolegjati. Ç’faj ka ai se ti je boleshkurter? Klluf.
Ju gallofet militante moret me qafe Shqipërinë sepse mbani ne parlament Ramen, Berishen, Lolo Bashën dhe Taulant Pallën.
I dashur Skender. Sikur te mos ishte mediatizuar, kjo ceshtje as qe do te hetohej fare dhe ti nuk do te kishe pasur rastin qe te beje moral per “zbatimin e ligjit nga Drejtesia e re”. Nuk ke çfare te besh, kjo eshte Shqiperia, keta jane politikanet shqiptare. E harrove rastin e Griseldes dhe hajvanllekun e Erion Veliajt ? Madje as sot ai nuk ka kerkuar falje.
po si nuk tha nje fjale per ballen qe la nam dje. pastaj ky minxhozi esht shok i ngushte i fidel yllit, po shume i ngushte ama.
Me lulen skeni gje per vije. Rrumpalle hesap
Morali i fabules (sipas Minxhozit):
Pozita ka shume gjynahe, por Opozita eshte ne dite te hallit.
Prandaj E. Rama duhet te qeverise edhe disa mandate te tjera.
Fabula reale:
Nuk ka Opozite, as ka pasur ndonjehere, qe nga 1991-shi. Ka vetem disa banda qe bejne sikur luftojne me njera tjetren, me qellimin e vetem per te ruajtur kapo-banditet e tyre dhe sidomos pasurite e vjedhura. Kesaj loje i sherbejne te gjithe Minxhozet e medias dhe ekranit, apo mercenaret e tjere, qe nuk duken, te terrenit. Pavaresisht se kush eshte ne qeveri, apo kush behet me i pasur, te gjithe vjedhin dhe grabisin pa pushim popullin shqiptar. Ndonje qe rastis te mendoje per popullin, e nxjerrin nga loja si te paafte apo te inkriminuar.
Morali qe i intereson shumices:
Duhet gjetur nje menyre qe e gjithe kjo klase politike, perfshire taborret qe i shkojne nga pas, te flaket ne koshin e Plehrave te Historise. Pa ndihmen e te huajve kjo eshte e pamundur. Cdo gje tjeter eshte kohe e humbur.