Nga Andi Bushati
Këmbëngulja e Bashës në vettingun e politikës, i ngjan një loje me mullijtë e errës. Ajo është vetëm një lëvizje poropagandistike që do të vërtetojë një gjë që nuk ka mbetur asnjë shqiptar që nuk e di: se kjo qeverisje është e lidhur kokë e këmbë me krimin.
Po le ta harrojmë këtë për një çast dhe të imagjinojmë sikur kjo nismë mund të ketë sukses real. Sikur Rama do të paranojë të votojë atë projektligj që e godet në thembrën e Akilit.
Se ai as nuk do të sorrollasë procesin në Venecia, as nuk do të fusë shkopinj nën rrota, as, siç mund të ndodhë në ëndrrat më të bukura të çdo opzitari, nuk do të maipulojë procesin duke i lënë të bien një nga një ministrat dhe deputetët e tij, që kush më shumë e kush më pak e kanë një lidhje me botën e nëndheshme.
Pra, le t’a shfrenojmë fantazinë deri në fund dhe të hamendësojmë se PD-ja arrin një sukses absolut në nismën e saj.
Po pastaj ç’do të ndodhë?
Ja do të largohen disa ministra dhe deputetë nga politika.
Po a pyet kjo shumicë për gjëra kaq të vogla? Asaj nuk i është dredhur qerpiku nga tërmete më të mëdha si largimi i një dyzine figurash kryesore dhe deputetësh nga ligji i dekriminalizimit. Asaj nuk i ka hyrë gjëmb në këmb nga vërtetimi i akuzave për kanabizimin dhe implikimi i ish numrit dy të qeverisë, ministrit të brendëshmëm, me bandat e trafikantëve.
Këto aksione reduktohen thjeshtë në “lajme të bezdisshme” kur qeveria ka në dorë edhe të gjitha mediat e mëdha që e shuajnë rëndësinë e tyre, edhe oligarkëtët që financojnë blerjen e votave edhe kriminelët që kryejnë manipulimin e tyre.
Pra askush nuk do të shqetësohej nga ngadhënjimi i aksionit opozitar.
Nga ana tjetër vetëm ndonjë i marrë, mund të shpresojë se suksesi i tij do të mbërrinte deri sa të këpuste kokën e Ramës. Sa do që kryeministrit aktual mund t’i vërtetohen me lehtësi lidhje me botën e nëndheshme, sado që ai të gjykohet për alibitë që ka shpikur për disa akte kriminale në këtë vend, ai nuk mund të preket nga kjo nismë.
Sepse që ajo të funksionojë duhet minimalisht edhe vullneti i tij, përveç votave të tij.
Dhe historia e politikës e ka vështirë të numërojë raste të liderve që bëhen viktima të marrëveshjeve që firmosin vetë. Arafati u amnistua nga gjithçka kishte bërë, pasi firmosi paqen me Rabinin, Klarku po ashtu pasi u ul në tryezë me Mandelën, e njëjta gjë ndodhi me Milloseviçin në ditën që pranoi të nënshkruajë Dejtonin.
Këto pak shembuj ilustrues dëshmojnë se rregulli i pa shkruar i politikës, sipas të cilit aktorët e marrëveshjeve nuk bëhen kurrë viktima të tyre, do të qe i vlefshëm edhe për Ramën, nëse ai e pranonte pa hedhur vickla propozimin e PD për Vettingun e politikës.
Po ç’do të ndodhte në një rast të tillë?
Këtë e dinë të gjithë, sepse ky është një film i parë. Rama do të mbetej në pushtet më të njëjtat banda, oligarkë dhe TV pas vetes, dhe as do të çante kryet për ata ata pak hyzmeqarë të rilindjes që do t’i hidhte pas si limonë të shtrydhur.
Pra PD në fund do të përsëriste fabulën e turpshme të para 18 majit kur u betua se nuk hynte në zgjedhje me Ramën dhe e gënjyen me kokat e pavlera të disa ministrave.
Pikërisht disfata e një viti e ca më parë e dënon opozitën që të mos bëjë të njëtën lojë. Ky parlament dhe kjo mazhorancë as mund të korrigjohen dhe as mund të pastrohen. Ata vetëm mund të luftohen deri sa të shkatërrohen. Dhe rruga e vetmë për këtë nuk është më propozimi i nismave të reja. Rruga e vetme që ka mbetur është edhe më radikale sesa thotë Berisha me djegjen e mandateve dhe moshyrjen në zgjedhje.
Ajo është shumë më radikale sesa kaq. Dalja nga sistemi. Braktisja e pushtetit lokal që nuk shërben më, siç tregoi edhe rasti i anashkalimit të këshillit Bashkiak, për token rreth teatrit. Mosnjohja e një prokurorie që ka mbi krye një drejtuese jo vetëm kamikaze, por edhe të paligjshme. Mos ankimimi në gjykata, për sa kohë ajo kushtetuese nuk funksionon. Madje, madje, edhe dorëheqja e presidentit të nëpërkëmbur (nëse opozita ka forcë ta diktojë këtë).
E vetmja rrugë është që Rama të lihet fillikat, ashtu sikurse kërkoi në zgjedhet e vitit që shkoi. i shoqëruar vetëm nga kriminelët dhe oligarkët e tij, pa përmendur gazetarët që vazhdojnë t’i bëjnë fresk. Ç’do zgjidhje e ndryshme është zgjidhje e një opozite të paguar, që nuk do të rrezikojë asgjë për të arritur qëllimin. E një opozite që vazhdon të shpikë farsa ligjore vetëm për të vazhduar t’a mbajë njërën këmbë brenda këtij sistemi që e ka shndërruar në fasadë./Lapsi.al/
Kush eshte ky andi zonjusha me syte blue? Kujt i sherben? Kush e paguan! Me cfare lloj menyre paguhet? Kuptohet qe si shume portale te tjera paguhet nga brrish! SHikoni Citynews! Njelloj! Urdherat i jep saliu dhe sigurisht paguhen! Kur saliu do dicka e arrin! E arrin paraja e vjedhje,paraja e gjakut te shqiptareve te fajshem apo te pafajshem!
Ke analizuar si njethundrak………
Me 25 shtator enveri njoftoj partin, shoke, e humbem hysnin
Po ty kush ta ka shkaterruar Sumen!
so far ky eshte parlamenti me i mire perjashto debilat e opozites qe jane pa busull fare.
Nese ti Bushati e di qe kush me shume e kush me pak te gjithe ministrat jane te lidhur me boten e nendheshme c’pret pse nuk i denoncon ne prokurori,c’mender gazetar je ti qe flet ne ere pa prova , hidhu argumentoi keto qe thua ne prokurori se boll na kini care koken me brockulla.
Ishin dy shoke ne kohen e monizmit,
zakonisht qendroni buze tortuarit dhe sodisnin njerzit qe kalonin perballe.
E qiva dhe kete,duke ngulur gishtin e mesit nga lart tek rumbullakja qe krijohet nga bashkimi i gishtit tregues me te me madhin.
E qiva dhe kete duke vepruar ne te njejten menyre sa kalonte ndonje e kendeshme.
E qiva dhe kete,vazhdonte ritualin ai.
E qiva dhe kete!
Mooooos!
i pergjigjet shoku i tij deri ahere i heshtur.
Pse? i pergjigjet tjetri.
Eshte motra ime,po kalonte Bushati me nje bastun ne dore dhe nje kone.
Ja nxora!I ja kthen tjetri, duke kthyer gishtin e mesit dhe duke e futur nga ana tjeter e rumbullakes se krijuar.
Te keqen vellai ty si e mendoke demokracin ti. Sdo hyj ne zgjedhje nje opozite dhe do bjeri qeverria.. Nje mendim donkishest e feudal. Te ler mandatet opozita dhe u zgjidhen problemet e saj. Jo mik, del nga sistemi se zgjedh populli prap.. Nuk e kuptoj pse Rama dhjeu kur Qesharaku u ngujua ne cader por di qe do shkonte me vrap ne zgjedhje, se po svate ne zgjedhje, te perfaqeson ai qe shkon ne zgjedhje.. Po pse me ter mend kujton ti se populli do ndaloj te qeverriset sepse njeri krah politik sdo te konkuroj?!?! Thuaj perendimit qe sdo kandidoj dhe ana tjeter do ferkoj duart politikisht o hu.. Ju hiqeni sikur mbaroi fundi njerezimit po skandidoj opozita ne ate piken e vogel qe quhet Shqiperi.. Politika eshte konkurence dhe jo karriere. Smund te qahesh e te thuash: Ai eshte sundimtar prandaj sdo shkoj ne zgjedhje. Ashtu thote cdo krah politik edhe ketu ne Amerike por sja mban kujt te mos shkoj ne zgjedhje apo ler mandatet se e dine qe populli zgjedh tjetrin dhe jeta vazhdon per te mbajtur sistemin ku ata jane adoptuar.. Ahh krric gomari.. Po pse ti qe e quan Kryeprokuroren kamikaze dhe jo legjitime spo kryhet puna?!?! Kujt I prishet gjiza se cfare mendon ti apo opozita per prokuroren?!?! Njerezia duan mbrojtje e perfaqesim nga shteti dhe do apo sdo krahu politik (dhe mediatik nje qofte si puna jote) aty do shkoni per mbrojtje SEPSE MAZHORANCA (ATE QE VOTOJ ME SHUMICE POPULLI) KETE PO TE JEP. Kur te fitoj krahu tjeter, merrni Dhalla 2 te filloj arrestimet e shtatorit.. Ore Taliban mjekerrcjap, ke ndonje koment per ish kryeprokurorin dhe si e katandisi ai ate institucjon?!?! Ke ndonje koment per KESHIN si u rrop?!?! Cfare gazetari je ti pa asnje investigim me teori konsperative qe je gati ti besh derrmen gjithshkaje per egon tende personale?!?! Vetem nje anadollak mendon si ty.. Allahu Ekber.. BOOM..
O Andi K…i, o fetyre e shemtuar. Ty te ka mbetur sahati te koha e eterve te tu te cilet nuk besonin ne rregullt e demokracise. Ne demokraci nuk te detyron kush te konkurosh as ne zgjedhje, as ne shkolle, as ne pune dhe ne asnje fushe po nuk deshirove. Pra nese opozita (kjo bande kriminale) vendos te mos marr pjese, nje tjeter opozit do lind dhe per hire te se vertetes vetem mire do te ishte per shoqerine ne tersi. Ne fakt kjo eshte gjeja ma e mire qe mund te bente partia me antishqiptare dhe destruktive qe ka njoftur shqiperia ndonjehere. Po ike ore Bushat se je shum i neveritshem. Habitem qe Mero Baze te jep hapsire edhepse qelb njerzimin.
Po mire more … Andi, ja, ra dhe maxhoranca dhe erdhi Basha dhe Berisha. Po Populli cfare do te fitoje nga kjo rokade? Ti nuk na e thua pergjigjen. Pse nuk na e thua? Sepse ti e di se ne Luften per Pushtet – populli sherben si mish per top. Si perfundim, qe mos zgjatem: Ti ke hallin tend, se nuk po kap asnje Lek nga Edi Rama. Nuk ke hallin e demokracise, atdheut, lirise, drejtesise, diktatures, vllazerise, etj., brockulla qe, edhe masmedia, i mbushin gojen popullit, jo barkun. Pirdhu, qe edhe Zuzar nuk meriton te quhesh. Race “Muti Pakufi”.
Sa per Edi Ramen, mbaje mend, vetem Ai e fut Shqiperine ne BE. Deri atehere mbaj, paprere, ritmin: Tirane-Durres- Tirane – … .
Taborri i plerave te Ramutit ne rradhe per sulm ndaj Andit.
Nuk ka rendesi cfare shkruan. Nuk ka rendesi sa eshte fakt i vertete qe dhe Vettingu i drejtesise nuk ndreqi asgje per shqiptaret e mjere
Nuk ka rendesi fare qe prona publike vidhet me ligje te posacme mafiozesh, rendesi ka te mos shahet perandori
Ramuti i madherishem te sundoje, me lavdi, po ne bashkepunim me kriminelin qe donte ta fuste ne burg, por tani e ka ortak facebooku..me Sali Berishen. Dhe Bashen , mareveshjen e te cilit kopjoi per te shitur detin. Ndaj e pagoi 11 milion euro.
Megjithate per sociapistet prape PS e PD konsidetohen antagoniste.
Antagoniste per cfare?. Kush merr te drejten e shitjes se detit, apo te shperndarjes se koncesioneve?
I sakte si gjithmone.Shkrim proklamativ,qe ben thirrje per zgjidhje
te problemeve politike edhe menyre radikale,nese eshte e nevojshme,
ndryshe,shoqeria shqiptare do te degradoje deri ne ate pike te
pashprese,sa shpetimin do ta presi vetem nga te huajt.”Qeveria e
rilindjes”eshte nje organizate mafioze,prandaj edhe çdo marrveshje
me te,eshte e parashkruar qe do te deshtoje.
Duket si shkrim i stisur! Andi me sa duket e paska qit nje dore paresh!
Po ta analizosh, ky shkrim i intereson Berishes, dmth tezes se tij per shkaterim te parlamentit. Mirpo shkaterrim eshte kaous, te pa pastruarit kane mundesi te re per kthim ne Parlament!
Ume besoj se ne menyre paradoksale opozita eshte nje negativitet per Shqiperine!
Po nga e more vesh ti mor zuzar , qe kjo qeveri eshte e lidhur me krimin?. Dhe na thenke se Raa ve gure ne rrota . Phy njeri i ndyre.
Andi, nuk arrita te te lexoja komplet se skisha durim, por aty nga fillimi thoshe qe cdo shqiptar e di qe kjo qeveri eshte e lidhur me krimin plotesisht. Une besoj se jam shqiptar, kete nuk e mohon dot , prandaj ti genjen o palogazetar qe linde atje, u rrite jetu dhe kerkon te hashe mender akom. Qeveri me te mire ska per te pase Shqiperia.
Zoti Bushati kur ta LEPI BYTHEN MERO GELBAZA KELLIRA si reagon juve…besoj se je pak skeptik se nje llap qe futet ne byth te Sali Berishës Edi Ramës LAL PLEHUT elvis ROSHIT TAULANT BALLES YLLI MANJANIT LUL bashes se kete pune ka bere MERO tssh 25 vjet vetem KA LEPIR byth burrash me lesh