Vdekja përfundimtare e opozitës

24 Shtator 2018, 19:19Blog TEMA
Vdekja përfundimtare e opozitës

Ilir Yzeiri

Nga Ilir Yzeiri

Është shumë e trishtueshme të mendosh se Shqipëria, përfundimisht, po futet në një rrugë pa krye dhe, nga pikëpamja e sistemit, po e humbet njërin krah, pra, po e humbet opozitën. Është e paimagjinueshme se si është katandisur opozita shqiptare, dhe është një dramë kombëtare të mendosh se vendi, të paktën për momentin, nuk prodhon dot alternativë tjetër.

Lulzim Basha, që është kthyer në një personazh grotesk e qesharak, lexoi një listë me disa biznesmenë dhe i akuzoi ata se kanë përfituar padrejtësisht koncesione nga qeveria shqiptare, dhe i kërcënoi, gjithashtu, se do t’u sekuestrojë pasuritë. Këtë deklaratë nuk mund ta bëjë një njeri që merret me politikë, nuk mund ta bëjë një lider i opozitës, dhe nuk mund ta bëjë një njeri normal. Duhet të jesh ose budalla, ose analfabet, ose njeri pa integritet politik që të lëshosh broçkulla të tilla.

E para që dua të sqaroj qysh në fillim, është se, personalisht, kam respektin më të madh për të gjithë biznesmenët shqiptarë, por, për sipërmarrësit e fuqishëm, që ndërmarrin oporacione të mëdha dhe punësojnë me mijëra njerëz, kam disa herë respekt.

A e di Lulzim  Basha sesa familje janë të punësuara në kompanitë e atyre sipërmarrësve që ai, si karagjoz, i kërcënon se do t’u sekuestrojë pasuritë? Janë me qindra mijëra.

E dyta, të bësh biznes në Shqipëri është një heroizëm më vete. Në një vend të mbushur me kriminelë dhe me grupe kriminale, si këto që po arrestohen përditë, që të vënë pistoletën te koka, apo që të thyejnë dhëmbët për hiçmosgjë, siç ndodhi me pronarin e rrjetit të Big Bite-ve në Shqipëri, të bësh biznes të hapur, me emër e me mbiemër, është vërtet heroizëm.

E treta, çdo sipërmarrës në Shqipëri është një vlerë që duhet çmuar e ndihmuar, sepse ekonomia e tregut të lirë, në të cilën bëjmë pjesë, gjallon përmes sipërmarrjes private. Ata punësojnë njerëz dhe ata mbushin arkën e shtetit me të ardhura.

E katërta, është e vërtetë se shumë nga këta biznesmenë kanë përfituar koncesione nga qeveria shqiptare, si kjo e Ramës ashtu dhe ajo e Bashës dje. Dakord, por, më parë duhet të pyesim, këto koncesione janë të ligjshme apo të paligjshme ? Dhe, nëse ata kanë përfituar, ju lumtë!

Një opozitë e mençur, dinjitoze, nuk merret me emrat e biznesmenëve, por merret me ligjin dhe u shpjegon shqiptarëve se ku është shkelur ligji, cili ministër e ka shkelur atë dhe e denonocon në prokurori ose, në rastin më të mirë, bën një deklaratë politike dhe sqaron shqiptarët se kur të vijë në pushtet koncesionet do t’i trajtojë ndryshe. Po kush do ta bëjë këtë ? Lulëzim Basha ? Ky njeri, bashkë me Sali Berishën, më parë, duhet t’ju kishin kërkuar falje shqiptarëve për koncesionet skandaloze që kanë dhënë vetë dhe pastaj të kishin kurajë të denonconin me fakte në prokurori shkeljet ligjore të këtyre koncesioneve.

Dhe e fundit, si ka mundësi që nga mëngjesi në darkë, Lulëzim Basha flet vetëm idotësira dhe ka marrë rolin e ëngjëllit mbrojtës  të shqiptarëve. Propozon vetingun për politikanët kur vetë është njeriu që u vodhi shqiptarëve 220 million euro në « Rrugën e Kombit » dhe, si burracak, iu shmang drejtësisë. Si ka mundësi të lajthisë njeriu deri në këtë pikë dhe të këpusë broçkulla nga mëngjesi deri në darkë ? Po kush mund ta besojë Lulëzim Bashën kur merr rolin e prokurorit apo të policit ? Në asnjë vend të botës politikanët nuk ndërmarrin nisma që të kontrollojnë politikanët. Ata, sipas modelit të shteteve më të përparuara, hartojnë ligje që i zhveshin politikanët nga të gjitha privilegjet që kanë dhe i mundësojnë drejtësisë që të hetojë mbi pasuritë e poltikanëve dhe mbi lidhjet e tyre me krimin, pa qenë nevoja që heronj të këtij vetëpastrimi të bëhen politikanët.

Ndërsa, për deklaratat halucinante të LSI-së, me skena horror, nuk ia vlen as të harxhosh fjalë. Të vetmet fjalë që mund të harxhosh tani në fund janë ato që lidhen me trishtimin, me humbjen e shpresës se ky vend mund të jetë një vend normal, me një opozitë që ngjall shpresë. Për fat të keq, ky vend vazhdon të ketë problem jo qeverisjen, por opozitën. Dhe një vend pa opozitë e dimë të gjithë se si quhet.

(TemA)

30 komente në “Vdekja përfundimtare e opozitës”

  1. Konica USA says:

    Plotesisht dakord me kete shkrim,ne Shqiperi problemi eshte opozita,ajo ka nje te kaluar kriminale,ne vend qe te kerkonte ndjese dhe te vetepastrohej,ajo drejtohet nga krimineli Sali Qeni,por duke perdorur atoporlantin e nje karagjozi si Lulzim Basha,nuk ja vlene te flasesh per nje idiote noterike si Monika.

    1. Komentuesi says:

      Edhe nga mua zoti Ilir Yzeiri ka noten 10.

  2. Lina says:

    WAU !! E K E QA ????????????

  3. sot says:

    Idiotizmat e LULUSHES, s’kanë tê sosur?

  4. tiransi says:

    Z.Ilir !00 perqind me ju,ja thua por kujt ja thua,nje politikani karagjos!

  5. ce says:

    Baxhella ka shtyre revolucionin e Shtatorit per ne qershor se si duket naziskinet e Mamurrasit nuk ju binden dhe tani sharebajgat e leshitdhise kane pare ëndërr se ne Shtator Rama do jua jape pushtetin ne tavoline, oh baxhella ka ikur nga rruga e zotit, eshte ne delir,,

  6. @@@@ says:

    Nuk po del ndonje ti thyj brinjet ketij kamarieri karagjoz ketoj bucje te PD qe na eshte bere i padurushem me llafollogjine e tij prej shkerdhate nje b…q…qe eshte zbythur me vota nje legen ae shiti Detin e vrau ne mesvte Bulevardit flet per “drejtesi” e “ligj” ne kete vend kur vete ky “burr” kurve e ka shkelur me dy kembe plumbin ketij pnehu dhe a ka pak se na e shpifi me te folurin e tij plumbin kurves

  7. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Ku esht skypioni?

  8. Jimi says:

    Ja the’, po kujt ja the’? Kocit te teta Ollges !

  9. Babale says:

    Ja the’, po kujt ja the’? Kocit te teta Ollges !
    O Zenun hatermbaru
    bam per ferre e bamb per dru!

  10. kujtese says:

    Shume shkrim realist na eshte bere Lul Basha prokuror gjyqtar polic “kryeminister” etj e flet pacavure harroi qeverine e vet qe e shkaterroi vendin dhe e masakroi kete popull duke e vjedhur e tani na dalka si “shpetimtar” I vendit se u bene 4 vjet pa vjedhja qesharake….

  11. Burrto says:

    Ku Skypioni?! Pse vonon komenti? Pse nuk thotë që Iliri është bythlëpirës i Ramës dhe të thotë, ashtu siç di ai, njëmijë e një të zeza për këdo, por ama, veç BB të mos preken. Por pavarësisht se çdo thotë ai, por edhe të tjerë që shquhen për militantizëm të sëmurë, fatkeqësisht Iliri ka të drejtë.
    Nuk është ndonjë gëzim i madh të pranosh se opozita ka vdekur, sepse po të gëzohesh për këtë, merr fund dhe demokracia. Forcat e përgjegjshme brenda PD duhet të lëvizin sa s’është vonë. Nuk duhet të presin që Basha të humbë zgjedhjet e rradhës që pastaj të fërkojnë duart dhe të shpresojnë të vjelin fryte qyl nga dështimi i tij. Po në fund të fundit kush fiton? Kundërshtari pa rivalë dhe pa alternativa e merr fitoren aforfe. Këtë presin oponentët e Bashës? Dhe si të tillë nuk kam parasysh disa figura të saj, të rinj apo të vjetër (ishët) në PD, që sa më shpejt të flaken nga PD, aq më mirë për të. Njerëzve u duhet ofruar përveç alternativës së ardhshme qeverisëse, më shumë se gjithçka u duhet ofruar moralitet. Që të mos thonë pastaj me të drejtë, që ” të gjithë derrat një turi kanë!”.

  12. Agimi nga dibra says:

    Ilir ke vendosur piken mbi i. Kjo oppzite kir ishte ne pushtet e ktheu dhqiperine ne katrahu dhe punonte si anadollap ndersa tani qe eshte ne opozite nuk te lene te punosh.pasi boshtin e saj ifeollogjik e ka nga trashesia e trutit e sidomos ati lulit qe paskemi qsre kot nga berisha. Duhet te rivije pa tjeyet betisha ne krye te partise dhe e tere opoxita duhet te beje vetes vetingun e daj dhe teformimin e plote te vetes.

  13. shqiptari i ilirise says:

    Opozitë e kriminalizuar që kërkon ti imponohet popullit për ta risjellë në pushtet.
    Shqiptarët e bënë njëherë gabimin e madh që risollën një kriminel vrasësës në pushtet pasi e dogji dhe vrau gjithë Shqipërinë,Sali Berishën.
    Nuk besoj se do bëjnë prap të njëjtin gabim.

  14. Peza says:

    Qe opozita e ashtuquajtur e djathte,por e mbushur vetem me pinjolle te majte,eshte katandisur keshtu,nuk eshte ndonje gje e re!
    Per kete humnere punoi Berisha tere jeten,qe vetre ka qene sundimtar,por kurre qeveritar!
    Kjo eshte gjysma e se keqes!
    Gjysma tjeter eshte se edhe PS-ja nen sundimin e Rames eshte ne nje rrenim po aq total sa edhe PD-ja,se ajo nuk ekziston si parti politike,por si prone private e Rames!
    Arroganca e Rames ne qeverisje,ne maredheniet me opoziten,ne trajtimin e problemeve te reformes ne drejhtesi,ne luften kunder korrupsionit etj nxitet,jo vetem nga se ka perpara nje opozite politike te pa afte dhe te shthurur,por se as ne PS nuk ka asnje organizem apo personalitet,qe t’i beje atij opozite kontruktive!
    Te gjithe socialistet kryesore i jane sulur llokmave te pushtetrit dhe i bejne temena Rames,si sundimtar i vetem i ketij vendi!
    E keni degjuar Ramen,qe shfajeson veten per korrupsionin galopant gjithnje ne rritje duke ia faturuar te gjitha pergjegjesite sistemit te drejtesise?
    A e keni degjuar Ramen kur na ben thirrje neve qe te denoncojme korrupsionin?
    Kjo eshte cinike,tallje e peshtire per ketre politikan,se ky me pare duhet t’i beje thirrje vetes,se pse e ka lene dhge nuk e lufton korrupsionin ne radhet e administrates qendrore e vendore!
    Gjithmone hajduti ka thene “KAPENI HAJDUTIN”,keshtu edhe ne kete vrast!
    Mos valle eshte korrupsioni semundje kanceroze e transmetueshme biologjikisht nga njeri tek tjetri me ane te frymemarrjes,qe Rama nuk ka se cfare t’i beje dhe kerkon ndihmen e doktorave juriste?
    Jo more kryeminister i mjere!
    Korrupsioni ne pushtet ekzi9ston se nuk ekziston shtet ligjor,nuk ka kontroll te rrepte per cdo gje dhe per te gjithe vduke filluar nga kryeministri!
    Korrupsion ka,se ne detyrat delikate ku merren dhe zbatohen ventime te rendesishme politike,ekonomike e financiare vihen njerez te pa afte,te pa moralshem, pa ideale dhe qe nuk punojne per shtetin,por per shefin qe e ka punesuar!
    A keni degjuar ndonjehere qe ndonje deputet ta kritikoje kryeministrin,apo ta keshilloje ate se diku ka gabuar?
    Kurre!
    Kjo nuk ka ndodhur se kryeministri eshte DIELLI,se nga ai varet posti,rroga dhge beneficet e shumta!
    Pse ne Shqiperi nuk behen pritje populli dhe pse administrata e te gjitha rangjeve nuk merret me ankesat e qytetareve?
    Se keshtu e ka organizuar punen kryeministri dhe te gjithe u nxjerrin gjuhen ankuesve ose u tregojne deren e gjykates,qe ta zgjidh hallin pas disa vjetesh!
    Kjo ne se ti nuk jep ryshfet,qe i zgjidh hallet ne sekonde!
    Ke provuar t’i dergosh ndonje shregullim ne shendetesi ministres perkatese?
    As mos e merrni mundimin se nuk te pergjigjet,se ajo ka kohe vte bredhe neoer Shqiperi,per promovimin e shpikjes mashtruese te kryeministrit ate te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,por me gisht ne b…!
    Doni te provoni t’i ankoheni kryebashkiakut Veliaj,ketij beniaminit te perkedhelur tre Rames per ndonje shkelje ligjore,padrejtesi,zvarritjhe,vjedhje etj te vartesve te tij?
    As mos e merrni mundimin se per 4 vjet nuk te pergjigjet fare!
    Ai e ka mire me kryeministrin,ndersa per votuesit e tij as qe do t’ia dije fare!
    Ata prap do votojne per ate,se nuk kane se per cilin te votojne!

  15. gloria says:

    Shkrim fantastik…….. Te lumte…..

  16. marku says:

    Po ca vetingu mund te besh per politikanet kur politikanet (deputete e kryetar bashkish) caktohen nga Edi Rama dhe Lulzim Basha,pra nga dy persona ,madje ne shkelje te plote te statuteve te partive perkatese! Tani Lul gallata kerkon ti bejne veting vetes apo vetem Rames ?

  17. Devolliu says:

    Lul-ushi është një GOMAR, por i tëri GOMAR. Pas i vjen ajo GOMARICA e Like FLORIRIT.

  18. Shqiptari nga Kosova says:

    Lul Basha eshte( mas babit te Zenit) njeriu me i kompromentuar ne Shqiperi..!
    Dhe çudia eshte se akoma ka budallenje qe i besojne.

  19. @autori says:

    Ilir i dashur!
    Kur ka patur opozite Shqiperia ndonjehere?
    Po te kishte pasur edhe ne do te ishim si gjith Europa..

  20. Boston says:

    Shume e sakte. Urime Ilir!

  21. Iliri nga Gjermania says:

    Shume e sakte Zoteri.

  22. Astriti says:

    Shume sakte e realisht. Te lumte.

  23. Alban I says:

    Hajdutet e Rr. Kombit, vrasesit e 4 deshmoreve te D emokracise ne mes te bulevardit dhe shitesit e Detit JON, flasin sepse ne Shqiperi nuk funksionin “Arsyeja Shteterore”. Cfare eshte Arsyeja Shteterore? Pyesni Vladimir Putinin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje