Nga Andi Bushati
Pas votimit të sotëm të deputetëve socialistë me 75 vota, Edi Rama tregoi se është i vendosur ti shkojë deri në fund aferës së teatrit që i “dhuron” 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës. Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit, e rëndësishme është se, PS miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës me emër personal ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës.
E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim dhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim edhe duke organizuar një konkurim fallco.
Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdo kënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë?
Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare. A ka më kuptim ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike për Shkëlqim Demir Fushën? A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institiucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bëjë vetëm ai? A ka mw sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë? Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese?
Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur. Tani ajo është vënë përpara një detyrimi tjetër: Ti vërë shkelmin këtij sistemi ku po përdoret vetëm si fasadë. Të braktisi gjithçka dhe ta bëjë lufën nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi.
Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.
Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar atë që ulëret më kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë Ramën “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme.
Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçakaje. Ajo e vuri edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i Hapur sytë njerzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre.
Cfare flet ky…ku i je faktet mor kelysh komunisti…vjedh vetem vrer kundra Edit dhe alufon per rremuja e lufte….keshtu bete ju o kazan komunist efhe per stadiumin…donit te mbanit germadhen ne mes te Tiranes e cfare nuk thate …sipas jush do permbysej bota…por stadiumi po ngrihet dhe do ti japi nje impuls te ri Tiranes moderne qe ju o kazan e luftoni perdite me genjesjtra e shpifje…Bla bla bla vjedhje, nami, hataja, katastrofe e ku ta di une se cfare…ku jane faktet dhe provat ketu or luftenxites…ku jane provat qr Edi po vjedh se une nuk shoh gje prej gjeje…une shoh nje projekt shume te bukur qe do zbuluroje qytetin tim…nuk shoh asnje vjedhje nfa Edi apo qeveria…o qen komunisto-berishist. Llum kazani!
Cfare flet ky…ku i ke faktet mor kelysh komunisti…vjedh vetem vrer kundra Edit dhe aludon per rremuja e lufte….keshtu bete ju o kazan komunist edhe per stadiumin…donit te mbanit germadhen ne mes te Tiranes e cfare nuk thate …sipas jush do permbysej bota…por stadiumi po ngrihet dhe do ti japi nje impuls te ri Tiranes moderne qe ju o kazan e luftoni perdite me genjesjtra e shpifje…Bla bla bla vjedhje, nami, hataja, katastrofe e ku ta di une se cfare…ku jane faktet dhe provat ketu or luftenxites…ku jane provat qe Edi po vjedh se une nuk shoh gje prej gjeje…une shoh nje projekt shume te bukur qe do zbuluroje qytetin tim…nuk shoh asnje vjedhje nga Edi apo qeveria…o qen komunisto-berishist. Llum kazani!
Ku rron ti mor cyryk?
Kush po e merr pronen publike?
Fusha apo Bushati?
Kush ja dha, njehere pa gare me ligj te posacem, dhe heren tjeter me dakortesim te hajduteve te parlamentit sikur ka gare.
Shifke projekt te bukur ti te grabitje.
Plere e ndyre.
Nqs behen pallatet i talon gjithe Tiranes ti marre fitimet, as Fusha e as Ramuti.
Qysh o i doli pronar Ramuti gjithe Shqiperise.
Jep e merr si i do trapi.
Sheshin Skenderbej e ka bere nje pacavure lu njerezit dhe makinat lengojne per te kaluar, vetem se i teket te beje ca tendera dhe te vjedhi leke.
Popull idiot, po nuk u ngrit kesaj rradhe e meriton emrin idiot.
Nuk i kam numeruar shkrimet qe Andi Bushati ka bere per ceshtjen e Teatrit, ku ngulmon ne te njejten gje: opozitarizem radikal.
Pa as me te voglin dyshim qe ka te drejte.
Edhe Fatos Lubonja ka te njejtin qendrim. Edhe shume analiste e intelektuale te tjere, e kam fjalen per ata me te miret qe kemi ( si Aurel Plasari prsh), poashtu si keta te dy.
Eshte hera e pare ne keto 26 vite demokraci, ku analiste dhe intelektuale te ketij niveli dhe te ketij profili, i kerkojne , kaq hapur dhe ne menyre te drejtperdrejte ,Opozites te radikalizoje qendrimin e saj.
Vetem pak vite me pare, nese do te me thoshte dikush qe do te vije nje dite kur Lubonja dhe Bushati t’i kerkojne Partise Demokratike te radikalizoje qendrimin e saj, deri ne bojkot total, thjeshte do ta merrja per te cmendur.
Por, ja ku jemi…
Dy nga gazetaret me te njohur, dy nga analistet me te njohur, me bindje te majta, i kerkojne Opozites se djathte te tregohet radikale me maxhorancen e majte!
Aq i madh eshte zullumi i socialisteve, aq i madh eshte korrupsioni dhe inkriminimi i tyre, sa te detyroje dy analiste te majte, t’i kerkojne publikisht dhe me ngulm Opozites se djathte qe t’i beje opozite ekstreme maxhorances se majte!
U jam rikthyer , mesa kam mundur, shkrimeve te viteve te kaluara te Lubonjes dhe Bushatit ( madje edhe atyre te kohes se Berishes se pare), dhe nuk kam pare nje ashpersi te tille ne asnje prej tyre; madje edhe krahasuar me ato te 96-97, po te kemi parasysh rrethanat cilesisht te ndryshme kohore-politike ( une per vete , jo vetem qe e justifikoj, por edhe e pranoj tejkalimin e forces qe te jep pushteti, nga e djathta ato vite, per arsyen e thjeshte : socialistet qe donin te vinin ne pushtet, sapo e kishin lene ata para jo me shume se 3-4 vitesh, pas nje periudhe gjysemshekullore pushteti absolut).
Dhe ketyre te dyve, por edhe ca te tjereve si, bie fjala, intelektuali Plasari , Edi Rama nuk ka sesi t’ua zhvleresoje qendrimet, sic mund ta beje me koleget e tyre te djathte.
Jane te majte. Gazetare, analiste dhe intelektuale te majte. Me te njohurit; fjala e te cileve ka me shume peshe se e cdo tjetri ne opinionin publik: me shume peshe se kolegeve te djathte, pikerisht pse jane te majte dhe kritikojne qeveri te majte, dhe me me shume peshe se te kolegeve te tyre te majte, thjeshte se jane me te mire ( profesionalisht) se ata.
Duke u rikthyer tek thelbi i shkrimit te Bushatit, te them te drejten, edhe une vete qe e kam mbeshtetur dhe e mbeshtes opozitarizmin qytetar te Bashes, kam arritur ne te njejtin perfundim.
Por, kur te arrish ne nje konkluzion te tille, vetvetiu lindin edhe dilemat e para. Normalisht, gjendja ku ndodhet Opozita eshte e tille, sa nuk ka asnje shans per vazhdimin e te njejtit stil opozitarizmi nga zoti Basha, edhe pse deri me sot ka qene i lavderueshem.
Dilemat kane lidhje me nonsensin e vazhdimit ne kete stil, gjithmone nese ndodh keshtu.
Zoti Basha, duhet te kete patjeter nje as magjik nen menge, qe te mund ta fitoje lojen politike gjithe duke ndjekur rregullat e deritanishme.
Por, po nuk e pati, qe besoj se nuk e ka, nuk mund te vazhdoje me keshtu.
Po ece konkuro ti o p… i sateme se ke kohe që po na can b… me keto idiotesite e tua. Dhe po te kesh fakte se nuk pranohesh atehere shprehu jo me te dale nje fjale dhe ti si zgjebarak pa e kuj liber si pulat i suleni m… pa dalluar se eshte i thate apo i njome. Popullit nuk i duhen idiotesirat dhe shkojtia jote e bukur e nje artikulli po vlera dhe ceshtja mbi bazat e fakte e jo mbi urejtje e plere si ty që per interesat e tua sle njeri pa sulmar e sidomos te majtet që kishte per zemer gjyshi dhe joteme që perlane e kishin priviligje pa kufi. Dihet se ai që ka qëne i priviligjuar e i perkedhelur si familja jote ju maskarenj jeni te pa kenaqur se ata që jetuan me sakrifica e mund sbejne ze. Ptuuuu race e felliqur që keni mbire si ferat e hidherat ne vend.
Ke e drejte po kujt ja thua. Rama edhte pederasr luli kurve. Mjere ky vend.
I sakte si gjithmone,Zoti Bushati.Eshte fat qe ka akoma gazetare te tille,qe nuk e kan shitur veten.
Teatri eshte gure prove per Demokracine,per shoqerine civile,por sidomos,per te djathten shqiptare.
Shembet Teatri,shembet e djathta(PD-ja),e cila nuk i fiton kurre zgjedhjet e ardhshme,dhe Lulzim Basha
do te hy ne histori,si politikani me i deshtuar.Me shembjen e Teatrit,varroset edhe qytetaria shqiptare
pergjithmone .Protestat jo te dhunshme,kan trimeruar skuthin Rama(qe megjithese 2 m Burre,ka henger
shpulla edhe ne moshe te madhe,dhe jo qe nuk ka guxuar te kthehet,por ka ikur kokulur)qe nuk kupton
gjuh tjeter,perveç se dhunes.Ne krye te Shtetit shqiptare,eshte antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave,
ai qe ben marrveshje te fshehta me greket dhe me mikun e tij Vuçiç per zvoglimin e territoreve shqiptare,
Edvin Rama,qe edhe Esad Toptani duket patriot para tij.Fjalet mbaruan,ata qe u than nuk kan me vlere,
banda e gangsterave ka uzurpuar pushttetin ;-çfar mbetet per tu bere,kur ne krye te nje populli,jan armiqt e tij?
Pse revoltoheni te dashur komentues,Ky eshte i fundit ne serine e bajgave qe vetquhen analiste,Kurrkush nuk e degjon por sapo del ai ne televizor me burrin Lubonjen te gjithe shprehen Ja doli prape ky pedoja te na caje trapin
Te cafte koken ndonje tulle e kullave
E sakte ajo qe thote Zigur Qarri
Kjo eshte prova e democracise, por jo per te djathten. Sepse ajo krijon konfuzionin me te madh te drmokracise.
Eshte prova per popullin.
Lerini menjane zagaret dhe dilni ne rruge per te ndalur korrupsionin.
Ndryshe Ramiu po jua heq cdo te drejte per te qene autoriteti i mbipushtetshem ne vend.
Eshte populli sovran dhe jo Ramut tradhetari
Edhe tokat, edhe lumenjte, edhe detet jane prone e popullit, dhe jo e 5 plerave qe e marrin voten per ta ushtruar kete sovranitet te popullit, dhe jo per tja rrembyer atij ligje te tilla absurde, dhe me akte vjedhje dhe korrupsioni si ky e shume te tjere, te pafalshme per nje shoqeri civile te ketij shekulli.
Me keq se ka nuk ka.
Dhe per ju qe ankoheni per Andin nje pyetje kam.
Po Gana cfare inati ka me Ramutin kur e quan shtetin e tij te korruptuar?
Mire Andi qe e paska inat, po ganezet pse tmerrohen nga korrupsioni shqiptar?
Opozita duhej te ishte sot ne parlament per ti thene STOP:
1. Privatizimit te prones me te shtrenjte publike (8500 m2 ne qender) per interesa private dhe korruptive.
2. Tjetersimit te funksionit historik qe ka trualli dhe ndertesa e Teatrit Kombetar.
3. Ndertimit te mostrave (kullave dhjetra kate) ne qendren historike dhe muzeale te Kryeqytetit.
4. Prishjes se Teatrit Kombetar sikurse u veprua ne menyre banditeske me Stadiumin Kombetar.
5. Vjedhjes dhe shperdorimit te pronave publike kudo qe jane, per interesa te mafies ne pushtet.
Opozita duhet te ishte sot ne parlament per ti ofruar qeverise nje variant per ndertimin e nje teatri te ri, ne nje zone tjeter te qytetit dhe me fonde publike, duke propozuar konkretisht se ku ti gjeje fondet dhe sheshin e ndertimit. Ikja ne Vlore e diskrediton opoziten dhe e ben bashkefajtore per lojen e qeverise. Propozimi i A. Bushatit eshte mundesia e fundit qe kjo gjoja opozite te pastroje sadopak imazhin e saj. Dorezimi i mandateve te deputeteve te opozites dhe kerkesa per zgjedhje te reja do te ishte me e pakta qe Berisha dhe Basha duhet te bejne. Pres qe edhe Presidenti i Republikes te prononcohet per Teatrin.
Keqardhje per indeferencen e publikut te gjere ndaj protestes qytetare per mbrojtjen e Teatrit. Nese Teatri Kombetar do prishet nga Fusha shpk apo ndonje filial i saj, ky vend dhe ky popull ka marre fund.
Ca opozite ?Me ke .
E votuan75 .Si ne zgjedhjet para 90.Ska me PS dhe kjo eshte me e dhimbshme.Popull legen mire tju behet donte timonin se te tjeret ishin hajduta .Hani mut tani aty tju haj smogu dhe varferia.Dhe shani Bushatin dhe cdo Bushat se eshte i shitur.Shani me liber shpie se per gje tjeter sjeni.Per qen te ngordhur jashte cohen kurse ketu su kercet fare.Si ka mumdesi te jemi kaq beter ne ndergjegje kombetare.