Nga Mentor Kikia
Shkolla Kosova në Tiranë, është padyshim një investim i mkreullueshëm. Moderne dhe e bukur. Ndoshta më e mira në vend. Asgjë më pak se një shkollë në Gjermani. Një pasuri për qytetin dhe qytetarët.
Por është po ashtu e vërtetë, se shumë shkolla në vend këtë vit nuk u hapën. Jo të bukura e madhështore si shkolla “Kosova”, ato ishin të heshtura. Jo sepse, ashtu siç raportonin deputetët e PD-së para dyerve të kyçura, qeveria nuk e do arsimin.
Por, sepse nuk ka nxënës mjaftueshëm për të mbajtur shkollat hapur, për të krijuar klasa. Llogaritet se këtë vit në shkolla shkuan 48 mijë fëmijë më pak. Shteti nuk mund të paguajnë mësues për 6 nxënës në klasë. Por, ata fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollat më të mëdha, rrezikojnë të dënohen me analfabetizëm.
Përse po ndodh kjo?
Në Shqipëri popullisa po bie ndjeshëm. Lindjen kanë rënë dhe të rinjtë po ikin. Për herë të parë në Shqipëri, numri i vdekjeve është më i madh se i lindjeve.
Për herë të parë në një shoqëri, që nuk ndodhet në luftë, popullisa bie e nuk rritet. Emigrantët që ikën fëmijë nuk u kthyen më, u martuan e po krijojnë familje në vende të tjera.
Të tjerë janë me pasaporta në duar për të ikur. Ritmet e plaksjes së popullisë janë të frikshme.
Një krizë e rëndë sociale është mu në derë dhe atë nuk e fsheh dot askush, sado të bëjmë sikur nuk e shikojmë.
S’ka njerëz, s’ka konsum, s’ka fuqi punëtore!
Mbyllja e shkollave këtë vit është një britmë e realitetit për të dëshmuar krizën e rënies së popullsisë. Demografët(ata pak që janë) po bërtasin. Por askush nuk dëgjon.
Kjo krizë nuk zgjidhet me një vendim qeverie, as me një investim, sado i madh të jetë.
Kjo krizë kërkon plane afatgjata!
Tani për tani, qeveria ka zgjedhur të festojë. Ndërsa opozita të akuzojnë se po mbyll shkollat qëllimisht që ti lërë njerëzit injorantë, sepse kështu i sundon më lehtë.
(Foto shoqeruese tregon femije ne Elbasan, nje shekull me pare, qe mesonin edhe ne kushtet me te mjera te mundeshme)
Kryeministerit thojani keto, se ai po mundohet te na binde, qe emigracioni ne mase eshte normal. Te gjithe vendet ne bote kane plane strategjike per krizat demografike. Pervec nesh. Ne na kane pushtuar njerezit. Per opoziten nuk ia vlen te flasesh.
Per KM shqiptar boshatisja e vendit nuk perben interes, nuk ja vlen te merresh sipas tij ..
A ka ndonje PPP qe te qisim ndonje lek ? Atehere po, aty punon fort Rama & Co !
zoti kosovar, rritja e popullsise kerkon plane afatgjata po qe se ia di kuptimin fjales.Mos lexo vetem titullin apo nuk te mbajne gjunjet ta mbaroshte te terin.
Ky Kikia shkruan ca rreshta sipas parimit te Shvejkut se NUK ME DUHET MUA SE CFARE THEM UNE!
Kikia ka thene nje gje qe e dine te gjithe!
Por nga njerezit e ditur populli ka nevoje qe te germojne me thelle,ne shkaqet qe cuan deri ketu e jo te na tregoje se nga behet rakia!
Pas 28 vjetesh jane grumbulluar aq te keqia mbi kete vend e popull sa veshtire te ndalet e keqja me!
Ne se do te shporreshin keto parti qe gelojne sot dhe del nje parti me njerez idealiste,te pakten sa ata te rilindjes kombetare,te paren gje qe duhet te benin (se keta qe ishin ju interesonte lufta kunder fantazmes se komunizmit e jo mireqenia e popullit),do te ishte hartimi i nje “STRATEGJIE KOMBETARE TE ZHVILLIMIT”,qe te ndalonte nje here e mire privatizimin e vendit nga horrat ne pushtet,te ndalonte investimet elektorale dhe vetem ne vende ku ishin me interes reklame,sic beri Rama me qendrat ve qyteteve apo kulmin e papergjegjesise kur duan te hedhin kot miliona leke per fshatrat e braktisura,por qe per interesat e qeverise do quhen turistike!
Nderton fshatrat e mjeruar dhe ka lene ne mjerim lagjet e Tiranes,ku mbi 30 mije banore te Yzberishtit jane pa rruge te shtruara,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte etj!
Ka radhe se nuk ka fonde derdellit Veliaj!
Pikerisht se nuk ka fonde,nuk duhen bere investime zbukurini,por vetem per nevojat me jetike te banoreve!
Jo te hedhesh miliona per nje rruge te asfaltuar qe shkon ne Kashar dhe nuk shtron 300 metra rruge ne mes te blloqeve me pallate 10 kate,qe na mbyti balta dhe pluhuri!
Kjo behet se nuk ka interes!
Se perballe Yzberishtit,pra 20 metra larg,ne nje bllok me shtepi perdhese me oborre etj,Veliaj i asfaltoi te gjitha rrugicat,rreth 10-12 kur kjo zone nuk ka banore me shume se sa ka nje pallat tek ne!
Thone se kjo behet qe t’i jepet ndertuesve per pallate,pra ky eshte pazar i ndyre,por keto nuk i shikon njeri!
Situata është dhe më e keqe se ajo që shkruan z.Kikia. Sipas statistikave zyrtare numri i vdekjeve kalon lindjet po harrohet që te numri i lindjeve këta fusin dhe fëmijët e emigrantëve që jetojnë jashtë. Vëllai im që jeton në Gjermani i ka regjistruar fëmijët edhe në Shqipëri megjithëse ata kanë pasaportë gjermane dhe ka pak gjasa të kthehen e të jetojnë këtu. Po mijra emigrantë në Greqi që janë të detyruar ti regjistrojnë fëmijët këtu? Çfarë nuk e bënë pushtuesit e armiqtë tanë përreth po e bëjnë me sukses grupi Berisha, Nano, Meta, Rama..etj po arrijnë ti zhdukin shqiptarët si komb.
Skënder, dakord sa i përket pasqyrimit të lindjeve jashtë vendit nga emigrantët shqiptarë në zyrat e GJ.Civile, por a nuk vlen kjo edhe për vdekjet e tyre jashtë vendit? Bile kjo mund të jetë më e saktë, se ndoshta për shumë lindje ata as që interesohen ta bëjnë.
Timonieri tha qe largimi eshte normal.
Dhe kur flet ai duhet me mbyll gojen.
Po shkulin leshte andej nga Gjermania dhe Franca se po iu plaket popullata. Ketu nuk ka problem.
E meqe ra llafi tek Kosova. Shkolla duhet funksionale dhe jo e bukur. Me dritare burgu nuk besoj te jete e tille
Bravo ! Shkolla Kosova te ngjan me nje shkolle ne Michigan apo ne Skoci .
Aty po qe dritaret i bejne te larta e te ngushta prej klimes se ftohte !
Ne Shqiperi majmunet Trendy bejne ate qe dine te bejne : kopjojne “copy -paste”.
Po c’na duhet ne shkolla. Ketu behesh kryeminister pa bere nje dite matematike ne shkolle. Minister financash me shkollen e gjuheve te huaja. Ministre arsimi me master te universiteti UFO. Ne e kemi kuptuar se si mund te besh perpara ne kete vend. Po bere shkollen e duhur e hengre. Pastaj kujt i plasi se ikin shqiptaret. Ikin shqiptaret po vijne afrikanet dhe aziatiket, pune e madhe. Gjithmone do te kete njerez qe do qeverisen, pune e madhe se nuk quhen shqiptare biologjik u japim pasaporten afrikaneve dhe u zgjidh ceshtja
O kikia.!
Po le të ikin , mo.!
Po s’ia dolën, do kthehen përsëri.
TI , PSE IKE NGA BERATI ???
PSE E LE BOSH, SHKOLLËN KU DO TË SHKONIN FËMIJËT E TU?
DOKRA , QIQIA , DOKRA !
Të ikin ku dhe si të duan .
GLOBALIZIMI ! ??
S’ka nxenes te mjaftueshem per te hapur klasat thot ky miku,mirpo po nuk pati nxenes nuk ka te ardhme,apo jo?Po pse s’ka nxenes shtrohet pyetja?Sepse shqiptaret po ikin.Po perse ikin shqiptaret,per qejf,apo se nuk kane kushte jetese?Po, po ikin se nuk kane kushte jetese,nuk kane pune mbi te gjitha.Po mire atehere, perse na duhet qeveria dhe opozita ne Shqiperi,per te perzene njerezit,apo per te bere politika qe njerezit te jetojne ketu.Ja per kete problem jane te dy palet,te hapin fronte pune.E per deri sa nuk e kane bere kete,politika ka deshtuar totalisht.
SUNITE,lini sportin e sumes se shkuat per lesh…………….
po pse merziteni dhe ju,po ne italianet ku do jetojme ne jemi vellazën te jozefines.
Cfar tmerri,,,,,shumkush po iken,,,,gjithkush deshiron te ike po ju dha mundesia….Nrm shkollat skan pse rrin hapur me 3-4 nx per klase. Problemi eshte me i thelle ……duhet bere dicka!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ja ku po lihet edhe nje mes shume, e shume komentesh, te cilat nuk rendojne aspak, e jo me t`i shkaktojne dhimbje, apo skuqje fytyre ndonjerit nga pergjegjesit per gjendjen ne vend!
Si artikulli ashtu edhe komenti i “Skenderit” gjejne mbeshtetjen time! Po he, si t`ia bejme me perfaqesuesit kryesore te regjimit antipopullor Berisha-Meta-Rama dhe te gjithe vasaleve te tyre ? Kush tu kerkoje llogari ketyre? Cfare t`i bejme? Pytje, pyetje, pyetje, llafe, etj.!
Me c`duket “zotat prape me ne po tallen”…! Pervojat progresive, p. sh. te Revolucioneve Franceze (qofte ai Borgjez, qofte ai i Komunes se Parisit)me c`duket nuk kane hedhur as edhe nje kokerr fare, e cila do te mund mbinte ne token tone! Duke perjashtuar nje periudhe relativisht te ndritur, ne te cilen elementi antifashist ishte teper aktiv ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore! Po ku jane ata djem e vajza? E kuptueshme, mosha ben te sajen! Po idealet e tyre? Pyetje pa fund! Por qe cirren dhe kerkojne pergjigje dhe madje plane konkrete, se si te shkallmohet grupi i krimineleve te lartpermendur bashke me larot e tyre… VFLP
Fiks ashtu, godina e bukur por per ne qe e shohim vetem nga videot e fotot pasi jetojme jashte, te ben shume pershtypje qe nuk ka asnje fushe sportive ku mund te luajne femijet si gjate ores se aktivitetit fizik ashtu edhe gjate pushimit. Nje palester e brendshme nuk mjafton per nje shkolle aq te madhe, femijet duhet te kalojne kohe jashte ne ajer te paster, te vrapojne e luajne e jo te rrine ne kembe pa bere asgje ne nje oborr te vogel.