Nga Bedri Islami
Sa herë që afrohet 14 shtatori, ashtu turbullueshëm, si i zgjuar nga një halamendje, Berishën e merr malli për një grusht shteti dhe për të rimarrë pushtetin. Nuk e di nëse është ndonjë nga haluçionacionet e vjetra, por e shfaqur sa këtë herë, kaq haptas dhe me kas pasion, në emisionin e pajtimit të Fevziut, nuk ishte parë asnjëherë.
Si në një delir të ndërprerë ankthshëm, i turbulluar nga gjendja e vazhdueshme e idesë së humbjes së pushtetit, i mbërthyer nga ideja e domosdoshmërisë së një rikthimi pushtetor, sa më shumë që afrohet ditëzimi i Vettingut politik në radhët e sipërme të politikës, aq më shumë ankthi bëhet i pranishëm, si të kishte fituar të drejtën e qytetarisë.
Berisha është një shtetas i vjetër i pushtetit, por që kurrë nuk u bë burrështeti. Sa herë që koha dhe momenti ia afroi një mundësi të tillë, aq herë e humbi turpshëm dhe pa shpresën e rikthimit të tij, jo vetëm në hierarkinë pushtetore, por as në politikë.
Si një shtetas i pushtetit ai e di fare mirë që, sa herë ka tentuar të marrë pushtetin ose ta mbajë atë përmes dhunës, aq herë dhuna i është rikthyer si një hakmarrje e vjetër. Edhe kur ai është dukur i fuqishëm dhe i paprekshëm, edhe kur kishte nën këmbët e tij gjithë strukturat ndëshkuese të shtetit, ai ka dështuar.
Maji i vitit 1996, tentimi i kthimit të vendit në një luftë civile në marsin e vitit 1997, grusht-shteti i dështuar i shtatorit 1998, 21 janari i vitit 2011, në mos tjetër, duhet t’i kishin mësuar se dhuna nuk është rrugë drejt pushtetit, por këmbësorja për të ulur prej tij.
Atëherë përse një njeri i mësuar me dështimin e dhunës, qoftë si politikë, qoftë si metodë qeverisje, bëhet kaq agresiv dhe shfaqet kaq radikal e haptas, edhe në një emision të ndjekur TV, duke predikuar se ky pushtet, i Edi Ramës, nuk rrëzohet kurrë me votë, por, për të rrëzuar atë, me patjetër, duhet përdorur dhuna, duhen zaptuar institucionet, duhen përzënë, “nga leckat”, drejtuesit e shtetit dhe duhet ndërruar qeveria?
Ka disa arsye.
Së pari, Berisha në fakt, që pas vitit 1997, nuk duhej të ishte më në politikë. Dështimi i tij flagrant, grabitja e rreth 2 miliardë dollarëve përmes firmave piramidale, krijimi i gjendjes së luftës civile, mobilizimi i civilëve, shumica nga veriu, për të sulmuar jugun, krijimi i një ndasie fatale krahinore, urdhëri për të përdorur lëndë kimike, rizgjedhja e tij si president në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, do të kishin nxjerrë jashtë nga politika cilindo, pa asnjë dyshim dhe do të kishin krijuar mundësinë e fillesës së një mendimi krejt ndryshe të politikës dhe të marrjes së pushtetit.
Megjithatë, ai qëndroi në politikë. Jo se ishte i fuqishëm, por sepse socialistët në pushtet, të ngazëllyer që u ngjitën ku nuk e mendonin se do të vinin aq shpejt, bënë heshturazi një amnisti politike për shkaktarët dhe, si nuk pritej, shkuan edhe më tej se kaq: ata, dy herë radhazi, një herë përmes Majkos e herën tjetër përmes Finos, të dy ish kryeministra socialistë, u mburrën se ishin ata që “e kishin shpëtuar Berishën nga rrëzimi dhe hetimi i rastit të tij”.
Një njeri, i cili ka bërë gjithë këto gjëma dhe i njihet e drejta për të qenë përsëri njeriu i parë politik, herë i opozitës dhe herë i qeverisë, edhe po të kishte mësuar diçka, do e harronte shumë shpejt, pasi, para tij, si ai e dinte krejt mirë, do të ishin njerëz që e ndjenin frikën dhe i gëzoheshin pushtetit më shumë se sa të drejtës dhe ligjit.
Së dyti, në ardhjen e Berishës në politikë dhe krahas tij, edhe të një sërë militantësh verbërisht të lidhur me të, si kurrë më parë, jo vetëm bjerrën shpresat, por u ligjërua krimi politik si mjet për të mbajtur pushtetin.
Në 21 janar dhe më herët, fare haptas, pushteti demonstroi dhunën si një mjet politik për të mbajtur pushtetin. U vranë katër protestues, faji i të cilëve ishte se po qëndronin me duar në xhepa para kangjellave të selisë kryeministrore, ishin duke vëzhguar bashkë me gazetarët apo po largoheshin.
Vrasjet u bënë qetësisht dhe Berisha, pa iu dridhur zëri, paralajmëroi dy gjëra mizore, të dënueshme nga të gjitha ligjet e këtij shteti: ai deklaroi se do të vriste edhe 33 e 330 të tjerë nëse afroheshin dhe, më vonë, bëri deklaratën e dytë se, të parin do të vriste shefin e opozitës dhe mbi varrin e tij do të mbante fjalimin më të bukur që ishte mbajtur ndonjëherë”.
Ndërrimi i pushtetit dhe paralajmërimet e Ramës dhe të tjerëve majtistë jashtë së majtës se, pas fitores Berisha, Basha e kompani do të përgjigjeshin ligjërisht, jo vetëm i mori era, por krijuan precedentin më të rrezikshëm për një shtet që aspiron demokraci: të mos ndëshkimit të fajtorëve, edhe kur faji i tyre ka kushtuar jetë njerëzore.
Askush nuk ka ndër mend të thellojë hetimet e 21 janarit. U bënë disa shpërblime monetare, si të paguhej gjaku i derdhur, ndonjë favor anësor, disa vizita tek familjet e të vrarëve, foto me fëmijët jetime dhe..asgjë tjetër. Do të ishte e natyrshme që të krijonte një jehonë të re dhe mendësi edhe më të ashpër. Berisha deklaroi se kishte porositur 5 snajperë nëse do të përsëritej 21 janari: katër në katër qoshet e selisë dhe njërën do e kishte ai, shefi i qeverisë, thjeshtë për të vrarë shefin e opozitës.
Askush nga hetuesia, prokuroria, shteti, pushteti, nuk ndërmori asnjë akt ligjor për të ndëshkuar krimin e urrejtjes, të përgatitjes për një vrasje, kërcënimit dhe nxitjes së vrasjes.
Së treti, Berisha dhe familja e tij janë një familje jashtëzakonisht e pasur. Vetëm pasuria e fëmijëve të tij është milionëshe. Vilat e ngritura kanë në themel gjakun dhe korrupsionin. Aty janë të vrarët në Tropojë dhe bandat e Kuliçëve, aty janë krimet e shkatërrimit të shtetit, aty është marka “Fazlliç” dhe matrapazllëqet me Millosheviçin, aty janë armët e shtira, rrugët e nisura dhe të papërfunduara, aty, mbi të gjitha është Gërdeci.
Si përfunduan të gjitha këto afera të stërmëdha? Në një hiç. Edhe në të ardhmen do të jenë një hiç i madh. Edi Rama dhe socialistët bythpambukë harruan se ky shtet nuk ndërtohet përmes tolerimit të vjedhjes, vrasjes, hedhjes në erë, mashtrimit, por edhe përmes ndëshkimit.
Njomzaku i Berishës tallet me shqiptarët përmes shëtitjeve të tij nëpër botë, ku hidhen milionat e fituara harbutërisht. Njerëzit e familjes janë ende pjesë të oligarkisë politike e financiare, megjithëse duket sikur disa kanë ndërruar padronë.
Askush nuk e ka ndër mend të hetojë pasurinë e tyre. Asnjë prokuror nuk ishte në gjendje të kishte një pikë guxim dhe të kërkonte, ndoshta edhe për shuarje kurioziteti, se çfarë kishin biseduar Delijorgji dhe zogthi i Berishajve, menjëherë pas shpërthimit. Asnjë komision parlamentar nuk hetoi përse Berisha ndërmori aktin e linçimit politik të prokurorëve që morën për sipër fillimisht Gërdecin.
Pasuria e tyre rritet edhe sot. Përmes derës bashiane bëhen pazaret e reja, por nuk ka asnjë shenjë ndëshkimi apo thjeshtë verifikimi të pasurisë së tyre.
Ka një arsye të thjeshtë: pushtetarët e sotëm nuk shohin të vendosin ndershmërinë, por ecin në të njëjtën rrugë si edhe të larguarit. Ata duan pasurimin e tyre, po aq hovshëm dhe marramendshëm se opozita kur ishte në pushtet. Nuk ka ndryshuar gjë veç numrave të llogarisë ku derdhen shumat e korrupsionit.
Ai, më falni, që është i përmjerur, nuk të lag.
Së katërti, Berisha ka shansin e fundit e qëndrimit në politikë përmes linjës së të fortit. Nëse ai bëhet “paqësor” askush nuk e pyet më, ndoshta as brenda fisit të tij. Ai e ka krijuar këtë mendësi force në detashmentin e metingashëve dhe rruga e hapur prej tij është e vetmja që e mban në lojë.
Tani ai ka pranë vetes e përballë tij, në të njëjtën radhë me të, një grup rioshësh në politikë, të cilët më parë se çdo gjë kanë mësuar se politika është rruga e pasurimit.
Nderi dhe kombi, për to, është i shitshëm. Sa më shumë që të përkulen ndaj të fortit, aq më shpejt pasurohen. Të kërkosh ndershmëri, vizion e mendim politik tek Salianji, Paloka, Noka, Alibeaj etj është si të kërkosh të pamundurën.
Linja e të fortit e mban atë në politikë, ashtu si i mban demat e toreadorëve. Ai sheh një shenjë të kuqe dhe sulet, pa kthim, pa mendim, por duke e ditur se nuk ka ndëshkim.
Së fundi, afrimi i strukturave të reja të sistemit të drejtësisë dhe të hetimit, në fakt, strukturat e ndëshkimit të së keqes, njeriun e dobët e nxjerrin nga fiqiri, e bëjnë më agresiv, duke kërkuar rrugët e shpëtimit.
Shfaqja e fundit politike e Berishës, por edhe e gjithë klanit rreth tij, duke dalë me sloganin e përmbysjes së qeverisë me dhunë, janë ato grahmat që i japin vetes, kur në fakt, nuk ia jep askush.
Askush nuk e di më mirë se sa Berisha: Në një vend ku nuk ndëshkohesh edhe për vrasje, mund të bësh çfarë të duash, mund të çirresh sa të duash, mund të kërcënosh edhe me grushte shteti dhe puçe metingashësh, por askush nuk të ndëshkon.
Kjo ndodh sepse krimi politik është në strofullën e tij.
TE LUMTE DORA BEDRI ISLAMI. KA ARDHUR KOHA QE TE NE KUSHTET E PAKTIT POLITIK TE MOSNDESHKIMIT TE KRIMINALIT SALI BERISHA TE INICIOHET NJE LEVIZJE MASIVE KU NJRZERI TE KERKOHET NXJERRJA E TIJ DHE E FAMILJES BERISHA PATA DREJTESISE. NUK ESHTE METODE KOMUNISTE POR E APLIKUAR EDHE NGA POPUJ TE TJERE KOHE ME PARE KUR ISHIN NE SITUATA SI NE. ME TE FUNDIT JANE KILIANET QE DETYRUAN NDESHKIMIN E PINOÇETIT TE EKSTRADUAR NGA ANGLIA KU QENDRONTE NE ARRATI PREJ VITESH.
Iku vapa,
bashkë me gushtin
por Salija
tregon grushtin
një grusht shteti
me andrralla
nis Salija
tjerr përralla.
.
Pirdh, e pirdh,
e pirdh Salija
erë merr
teto Lirija
pjerdh, i pjerdhur
nga zorrë e trashë
marrën erë
ca mitingashë.
.
Pirdh, i pjerdhur
sa të jetë jeta
pordha thonë
gris brekt e veta!
Me piskamë
pjerdh Saliu
erë merr
e pi, Fevziu.
.
Nis Saliu
pjerdh marrina
frymëzohet
dhe Armina.
nëpër botë
e dredh bishtin
rrjep nga paret
Zen kulishin.
…
P.S.
.
Ulërin
dhiari plak
se s’i dhjet
më kush në prak
do të trëmbë
kjo është loja
ndaj Saliu
pjerdh nga goja!
O Gopist mos shaj saliun
E du fort si macja miun
Ka kusure shum per te lare
Vaj medet syte ckane per ti pare
Bashke me te dhe shume vrastare
Hipokrite surrat palare
Karmina e shkerrdhenit ka per ti qare
Te lumt mendja zoti Bedri Islami.Ja ke thene Berishes te gjitha ato krime dhe frika qe i ka hyre ne palce nga drejtesia,qe,po i troket ne dere atij dhe familjes se tij.Fitorja me e madhe popullit dhe shlirimi i shqiperise do jete kur Berisha familjarisht te shkojne ne burgun e Reçit.
undefined
ME KE DO TA BESH GRUSHTIN E SHTETIT ME GOPIN E LIRISE EDHE ATA PAK GJENERAL QE JAN TE HAN MUTIN SE SJAN PER PUSHKE POR JAN LESHKO PER TE SHPETUAR KOKEN TENDE KERKON QE TE FUTESH NE LUFTE NJE POPULL TE TER TE SHKERDHEFSHA ÇA TE MBAN PRAGU. TI AKOMA SE KE KUPTUAR SE ÇFAR DO QE TE BESH E TE THUASH KE PER TE VAJTUR TE PIDHI SATEME DO TI LASH TE TERA TI FEMIJET DHE LAROT QE TE VIJN NGA MBRAPA
Z.Bedri!Zemerouhu kur shkruan se i thua gjerat ashtu sic jane?
Nuk eshte veshtire te zemerohesh,me veshtire eshte te zgjohesh ne mengjes.
Artan Sejko
Eshte kur nje gazetar shkruan vetem pro dikujt dhe kunderdikujt qe e kupton se nuk duhet lexuar, shkrim si vere pa alkol,dhe gjate,shume gjate,sikur paguhet me metra.
AS CHINCHIZKHANI AS SLLOBODAN MILLISHEVICI ….
DORE E ZEZE E MILLOSHEVICIT NE SHQIPERI !
Qysh kur Sali Berisha erdhi ne krye te PD me voten “demokratike” te revoles se Azem Hajdarit mbi tavoline, me perkrahjen e William McCart Rajersonit dhe intrigat e doren e zeze te Sllobodan Milloshevicit, Stanishicit dhe UDB-se gjakatare serbe, PDSH u kthye ne doren e zeze e Milloshevicit ne Shqiperi.
Partia Demokratike nuk e futi Shqiperine ne shinat e Partise – Shtet !
E futi Shqiperine ne rrugen e Nje Njeri Shtet, ku Sali Berisha urdheronte, sundonte dhe te tjeret vetem aprovonin ose poshteroheshin, demaskoheshin, flakeshin nga radhet e saj e bile edhe vriteshin.
Nga Partia Shtet e partise se pare te Berishes u kalua ne sistemin e Njeriut- Shtet te Sales, ne sundimin absolut te tij ala Luigji i 14-te, “ Ligji Jam Une” ose sundimi i Sales , shkurt Salikraci !
Vriteshin jo vetem me plumba si Arben Broci e Azem Hajdari, por edhe me pilula helmesh plutoni ose eutonasie hollandeze si Bashkim Gazidede, Safet Zhulali, Ali Spahia… qe dinin aq shume zezona e urdhera genocidale te Sali Berishes sa u duhej mbyllur goja pergjithmone me qetesi e dashuri qe Shtrigu i Vicidolit te mos perfundonte para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Krime kunder Njerezimit ne Hage njesoj si padronet e tij te Beogradit Sllobodan Milloshevic, Sanisha Stanishic e co !
Harronte marrani se cdo krim len mbrapa gjurme !
AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI AS CHINCHIZKHANI … as 700 dreqerit e mallkuar nuk do ja kishin bere Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb zezonat qe ua ka bere Sali Berisha dhe“ Banda e Gangstereve” politike, biologjike, oligarkike dhe mediatike te tij !
Heret apo vone ato do ti hane koken cdo krimineli!
Askush nuk eshte mbi ligjin !
NE LIGJ aPRASHOHET QE KUSH BEN THIRRJE OSE ORGANiZON GRUSHT SHTETI OSE KRYNGRITJE, DENOHE ME LIGJ.- KUSH DO TIPADISI AT NE PROKURORI? SOCIALISTET BYTHEPAMBUK
Shkrim Brilant.Te lumte Pena.Per Sale Delenxhiun ka faj te madh Mazhoranca dhe me konkretisht vete Edi Rama.Nje Edepsez si Sali Gerdeci duhet te denohet Ligjerisht .I ka thyer caqet e Limiteve ne te gjithe aspektet.Sidomos Thirja e Fundit per Destabilizim te Vendit nuk ka zot qe ta duroje ,po vetem bythepambuket e mazhorances po e tolerojne.Faleminderit Gopistit te NSHRAK-ut per Perlat e shkruara..Po mblidhi e bej nje Liber qe te mbetesh i Pavdekshem.
??
Respekt per ju zoti Bedri.Keto qe thoni ju per Salin e zi,i di edhe Amerika,qe ka vite qe thone se do ta arrestojme,kemi pergatitur nje dosje shume voluminoze per ate,ditet jane te numeruar,Saliu eshte kriminel do denohet me burgim te perjetshem etj,dhe faktikisht deri tani nuk eshte bere asgje,dhe Saliu kakarise si gjeli ne maj te plehut akoma sikur nuk ka bere asgje.Te gjithe shqipetaret e dine se Sali Berisha eshte i te 99-tave,ka ber te ligat me te medha,ai vazhdon tu beje kershillek shqipetareve duke i ofenduar ne kulm.Varja ne litar eshte pak.