Nga Ardit Rada
Qëndrimet e ndryshme të faktorit politik në Kosovës sa i përket ‘shkëmbimit të territoreve’ nuk shënojnë përçarjen më të madhe.
Shqiptarët kanë gjetur në çdo kohë argumente për t’u grindur me njëri tjetrin. Jo sepse demokracia kërkon debat, por kryesisht për të marrë flamurin e komandantit në punët e mira, ose për ta penguar njëri-tjetrin në politikat që lidhen me interesa vetjake.
Ama përçarja e klasës politike në lidhje me teorinë e Hashim Thaçit duket se do të shënojë një njollë në historinë e popullit të Kosovës. Të bardhë apo të zezë, kjo do duket.
Por duket se ka qenë pikërisht situata e krijuar nga presidenca e Thaçit që ka shtuar ece-jaket mes Tiranës dhe Prishtinës. Së pari ishin kosovarët që zhvilluan ‘pelegrinazh’ në selitë e Tiranës dhe sot, ministrit Ditmir Bushati vizitoi kryeqytetin e Kosovës për të dhënë mesazhin zyrtar. Pavarësisht deklaratave nga Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi, sot Tirana flet në kryeqytetin motër. Homologu i Bushatit, Behgjet Pacolli kërkoi ndërhyrjen e Shqipërisë në dialogun me Beogradin. Më saktë, ka kërkuar që Tirana të mos mbyllë sytë por të marrë rolin që i takon. Një deklaratë sa e fortë, po aq edhe e pritshme duke pasur parasysh se shqiptarët e Kosovës janë rritur me filozofinë se Tirana është mësuesja e Prishtinës dhe Prishtina është mësuesja e Shkupit.
Megjithatë, unifikimi i faktorit politik të Kosovës duket se është misioni i Tiranës në këtë histori që nisi në ditët e nxehta të gushtit. Më pas, roli që duhet të marrë Tirana është i paracaktuar në historinë e popullit shqiptar, por edhe në serinë e aleatëve të shtetit më të ri. Në formë simbolike, SHBA-të janë të parat që njohën pavarësinë dhe Shqipëria pasoi e dyta. E ndërsa Hashim Thaçi përpiqet të fshihet pas Amerikës në teorinë e tij dhe të Vuçiçit për korrigjim kufijsh, tashmë qeveria e Kosovës duket se pret fjalën e tokës amë.
Sigurisht që ndërhyrja publikisht e Shqipërisë qoftë edhe në rolin këshilluesit nuk i sjell asnjë dëm Kosovës. Deklaratat e Pacollit duhen lexuar drejtë, për aq kohë sa Kosova gjendet mes një çudie të padëgjuar më parë. Dhe ky propozim vjen nga goja e Presidentit.
Çështja që mbetet për t’u diskutuar është se; a do të ndërhyjë vërtetë Tirana në dialog? Ministri Bushati konfirmoi sot se integriteti territorial është përparësi dhe se kufijtë nuk duhet të vihen në diskutim. Ky është një qëndrim i unifikuar me politikat e Bashkimit Evropian dhe të vetë kancelares Angela Merkel. Sa korrekt, po aq edhe realist kur merret parasysh sesa hapësirë ka Shqipëria që të ndikojë mbi Hashim Thaçin. Bushati ka theksuar edhe një herë se dialogu është një proces strategjik që kërkon kujdes.
Përmes mesazheve të sotme, diplomacia Shqiptare është pozicionuar qartazi se fati i territorit nuk mund të jetë në varësinë e dëshirave të një individi, aq më keq të serbëve. Ky është një mesazh i përcjellë në mes të Prishtinës pa rezerva, apo pa ‘fusnotë’ siç thonë shqiptarët e Kosovës.(JavaNews.al)
Jo more zoteri, nuk behet gazetari ne kete menyre hileqare!
Alfa dhe omega e gazetarise eshte te thuash te verteten. Eshte leksioni i pare dhe i fundit qe merr cilido qe meton te behet gazetar.
Ju flas keshtu, sepse, megjithese ne pamje te pare dukeni korrekt, duke sjelle me korrektese, “korrektesen” e Ministrit te Jashtem te Shqiperise, qejfliut te Shemale-ve braziliane, Ditmir Bushati, ju harroni, ose doni te harroni, qendrimin e shefit te madh te ministrit ne fjale, i cili, edhe nje femije e di qe nuk mund te beje asnje hap pa miratimin e tij.
Fjala eshte per Kryeministrin Edi Rama. Ju nuk thoni asgje per qendrimin e tij. Te cilin qendrim e beri te njohur per te gjithe diplomati suedez Karl Bildt. I cili qendrim eshte i njejte me ate te Hashim Thacit. Qe do te thote se, shefi i shefit te diplomacise, Kryeministri i ministrit dhe i mbare Shqiperise , Edi Rama, eshte per shkembim territoresh.
Ky eshte nje sekret i njohur per te gjithe tashme. Ata qe mundohen ta kalojne ne pavemendje, lodhen kot. Kurse per gazetaret, kjo eshte vetevrasje profesionale.
Reagimi i Ditmir Bushatit, vartesit te Edi Rames, nuk eshte as shprehje e mendimit te shefit te tij, as qendrim i pavarur; aq me pak kjo e fundit. Perkundrazi, ky eshte qendrim i korrektuar, si pasoje e reagimit te fuqishem te shumices derrmuese te elites se kombit, kunder idese antikombetare te “korrektimit” te kufijve.
Sado pushtet te kete Rama, sado i fuqishem politikisht te ndjehet ai, e ka te pamundur te dale kunder vullnetit te elites , si politike ashtu edhe intelektuale, te kombit, per ceshtje kaq madhore qe kane te bejne me kombin.
Levizjet e fundit te vartesit te tij, natyrisht me porosi te tij, nuk jane gje tjeter, vecse zbythje nga qendrimi fillestar.
Ne te vertete, qe te jemi te sakte, nuk kemi te bejme vetem me nje qendrim pro- Thacit te Rames. Sepse, sa e Thacit, po aq edhe e Rames eshte kjo teza e “korrektimit”.
Ka shume indicie qe te cojne ne kete perfundim. Nje gazetar normal, duhet t’i analizonte ato. Disa e kane bere. Por, shume te tjere jo. Jo, sepse, jane gazetaret e kazanit te Qeverise.