Pse Edi Rama ka të drejtë për mediat!

14 Shtator 2018, 18:46Blog TEMA

Nga Andi Bushati*

Edi Rama i është rikthyer disa herë të enjten në mbrëmje, në emisionin e ri “Open”, diskreditimit të rolit të medias si pushteti i katërt. Ai ka dëshmuar me këmbëngulje, përballë Eni Vasilit, paaftësinë së TV-ve dhe portaleve për të për të qëmtuar faktet, deklaratat, qëndrimet dhe për t’i përcjellë publikut të vërtetën.

Fabula e Ramës tashmë është e njohur: “PD-ja thotë që unë jam hajut. Unë them që jam burrë i ndershëm. Cili e ka forcën, detyrimin, moralin për të parë nga peshon e vërteta??? Natyrisht mediat”.

Sipas kryeministrit ato kanë dështuar t’a luajnë rolin e fuqishëm të këtij kundërpushteti duke u mjaftuar me raportimin steril, “kështu tha X” kështu u përgjigj Y”.

Për hir të së vërtetës duhet pranuar se formalisht Rama ka të drejtë në konstatimin që bën. Pjesa më e madhe e medias shqiptare, mbi të gjitha TV e mëdha që pronarët i kanë vënë në dispozicion të bizneseve të familjeve të tyre, nuk i shkojnë asnjë historie deri në fund. Ata i tremben të vërtetës, po me të njëjtën zemërdridhje që i tuten edhe ata që duhet të ishin subjekte të investigimeve të tyre.

Por, kjo nuk është aspak një rastësi. Dhe ai që bërtet sot “kapeni hajdutin” nuk është kaq i pafajshëm në këtë histori.

Për t’a kuptuar më mirë këtë, mjafton të kujtojmë një ngjarje të ditëve të fundit. Jo nga ato që kërkon ndonjë investigim të madh se ku i gjeti Basha paratë që pagoi lobistët në SHBA, apo cilët janë ata që kanë ndërtuar vilën e Ramës në Surrel dhe sa kanë fituar pas kësaj. Këto mund të ishin vërtet investigime të vështira që kërkonin, kohë, para, guxim, profesionalizëm.

Por, shembulli i mëposhtëm nuk kërkon asnjë nga këto sakrifica. Fjala është për letrën që Komisioni Europian i dërgoi qeverisë shqiptare për ligjin për teatrin. Aty lexohej e zeza mbi të bardhë se procedura e ndjekur nga Rama, Fusha dhe Veliaj, ishte goditur ashpër. Se, për Brukselin, qe i paimagjinushëm, një ligj special, për një person të vetëm, duke përjashtuar nga gara këdo tjetër. Pikërisht këto argumenta e kishin bërë qeverinë shqiptare të zbythej me turp dhe të pranonte para autoriteteve të BE-së se do t’a amendonte ligjin.

Mirëpo sapo kjo shuplakë mbi metodat se si qeveris rilindja u bë publike, u shfaq menjëherë në treg një “artist” që e ka ngrënë me kohë turpin me bukë. Erion Veliaj, doli dhe bërtiti se kjo qe një fitore, se ata që donin t’a pengonin procesin tani duhet të heshtinin dhe se ligji që ishte shumë i mirë do të bëhej edhe më i mirë akoma.

Cilido që ka dy para mend në kokë, pas këtyre fjalëve do t’i vinte për të ulëritur.

Por në pjesën dërrmuese të mediave tona, lajmi u përhap sipas versionit të kryebashkiakut. Askush nuk u mundua të pyeste për inkoherencat e asaj që Veliaj kishte thënë më parë dhe si po dredhonte tani. Askush nuk u përpoq të shkonte përtej duke hedhur poshtë argumentat e pronarit të truallit dhe ofertës ë pakërkuar të ardhur nga Fusha që kishim dëgjuar më parë.

Ja pra ky shembull i thjeshtë, ku e vërteta nuk ka nevojë  – as për zotësi të madhe, as për profesionalizëm të tejskajshëm, as për kohë investigimi pa fund dhe as për shumë para –që të dalë në shesh, tregon se shumica e mediave tona janë të gatshme të nënshtrohen para pushtetit.

Problemi i tyre nuk është se nuk e kuptojnë të vërtetën -si në rastin e mësipërm kur ajo është fare e thjeshtë- halli i tyre qëndron në frikën për ta thënë atë.

Dhe pyetja që vjen nga pas është: po kujt i shkon për shtat kjo mjegullnajë e qëllimshme? Cili përfiton nga këto qëndrime sterile, që në vend ta qartësojnë publikun e trullosin atë?

Besoj se në këtë pikë nuk ka asnjë dyshim: relativizimi i të vërtetave i shkon për shtat gjithnjë qeverive, asaj Berisha dje dhe kësaj Rama sot. Pikërisht pëkëtë ata i kan dyndur me financime direkte dhe mbështetje okulte në formë kocesionesh për rrugë, lejesh ndërtimi, tenderash gjithfarësojësh, ata pronarë mediash që i kanë vetes mision të përhapin mjegull.

Prandaj Edi Rama vazhdon t’i quajë kazan dhe makineri balte, ato fare pak të tjera që përpiqen të përmbushin misionin e gazetarisë së vërtetë.

Dhe pikërisht në këtë paradoks qëndron problemi. Sepse Edi Rama ka të drejtë kur gjen me qindra shembuj të një gazetarie sterile që nuk luan rolin e pushtetit të katërt, por për fat të keq ai është një nga financuesit, mbështetësit dhe përfituesit e saj. Kjo është dhe arsyeja që kur ankohet ngjan më hipokrit se kurrë.

*Titulli origjinal: Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat

 

 

23 komente në “Pse Edi Rama ka të drejtë për mediat!”

  1. mirel says:

    Sakte fare. Nuk ke cfare i ndryshon asnje presje.

    1. Zigur Qarri says:

      Përse nuk e kan botuar vallë,me titullin origjinal të shkrimit,”Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat”?!!!
      Edhe ne etiketat e mallrave ushqimore,anet negative shkruhen ne fund me shkronja te vogla.

  2. Zamir says:

    Bushati, gjynah qe jeni nipi i Kapos.
    Perfundimisht jeni i vetmi gazetar ne qelbesirllekun e mediave shqiptare.

  3. zi says:

    Sigurisht qe te vertetat jane shume te dukshme,
    si ajo qe na paraqisni zotrote,shtrember.
    Gabimi i qeverise Rama ne fakt ish qe s’ndryshoj ligjin qe kishte vendosur qeveria berisha,
    ashtu dhe sikur ka faje,jo gabime.
    Qe s’ve ne levizje te shpejte instuticionet e shtetit per te hetuar,gjykuar,denuar,
    gjithe krimet,vjedhjet,grabitjet,terorin,vrasjet,tradhetine,prapambetjen,percarjen,
    te verteta te pa diskutueshme qe kafshet shkaktuan gjate tere ketyre viteve,ku ti shpesh here mbeshtet e mbron.

  4. ben says:

    Rama
    Eshte kaq hipokrit
    Sa u ankua ne tv live gjate 1 visite ne nje familje te varfer se duhej bere shtet dhe qeveri qe ti hiqnin tel te birit nga dora.
    Dhe shqiptaret u kenaqen me largpamesine dhe madheshtine e fjaleve te liderit global.
    Dhe mua mu kujtua nje anekdode e perseritur se fundmi:
    Perandoria osmane ngriti taksat dhe ne perandori pergjithesisht nuk pati kundershtim pervecse ne nje rajon. Qe te conte ushtrine atje sulltani I ngriti prape taksat qe beri qe rajone te tjera te ngrinin krye dhe ky per te financuar ushtrine I ngriti prape taksat. Ne keto ritje taksash pati vetem nje rajon qe ishte me I varfri qe nuk u ngrit kurre. Sulltani kurioz nisi te besuarin e tij te pyeste nga afer se ca ishte kjo gje e pazakonte. Mytesarifi sa mbriti mblodhi popullin dhe nisi ti pyeste, si shkoni keni ndonje ankese? Nuk u pergjigj askush. Po me taksat si veni, prape nuk u pergjigj askush. Ore cfardo halli te keni I pyeti ma thoni se mbase ju ndihmoj. Me kete rast njeri u tregua me I guximshem se te tjeret dhe mori fjalen .
    Dhe ja tha : ne nuk kemi ndonje ankese te madhe per taksat vetem se te dielen e pazarit kur shkojme te ura jane 2 ushtare qe mbledhin taksat. Mbasi mbledhin taksat njeri jua ben burave kurse tjetri jua ben grave.
    Edhe???? Pyeti mytesarifi
    Po ja I tha fshatari te lutem shtoni nr e ushtareve qe te mbarojme pune shpejt se behemi vone per pazar.

  5. xhemal says:

    balli i kazanit…..

  6. Nipçja says:

    Ky pushti i vogel i Kapove sikur e ka shkruar per vehten e tij. E paguajne dhe duhet te lehe si kone kunder Rames duke e ditur se nga ky nuk i hyn gje ne kembe por insvestigime nga ky nuk ka se i dhimset ajo bythka
    Sa per investigime nga gazetare te guximshem me bollek cdo mremje ne televizionet kryesore por ky ne ate ore ka takim me Fari Balliun dhe Çim Peken per te bere planet per diten e neserme.

  7. Arber iliri says:

    Bushato po meqe je i qut dhe qeka e thjeshte kjo puna e teatrit, kush eshte e verteteta se une nuk e mora vesh me thone te drejten.Teatri do te prishet pra nuk kena nevoje per trupat e lulit dhe ca te tjereve, vetem se do hapet nje konkurim i ri tenderi kush do ta marri per ndertim. pra u dhje ligji i bere tani afer.Po kush eshte e verteta nashti ne kete mesele se s’po e marr vesh.Veliaj e ka fjalen qe do te ndertohet nje teater i ri dhe per kete bertet fitore.keta te PD u terhoqen nga mosprishja por therrasin fitore se do hapet tender i ri kush do e ndertoje, me nje fjale mundesi per biznes dhe zvarritje e nje qendre moderne tek ajo haleja qe quhet tani teater national.hahahaha

    1. Berti says:

      Nje nga shkrimet e sakta andri.i ke rene pikes mbi i.po kujt i thua ketij populli injorant qe eshte gjynjezuar tere jeten te drejtohet nva injorante e mashtrues.

  8. Zigur Qarri says:

    “Mirëpo sapo kjo shuplakë mbi metodat se si qeveris rilindja u bë publike, u shfaq menjëherë në treg një “artist” që e ka
    ngrënë me kohë turpin me bukë. Erion Veliaj, doli dhe bërtiti se kjo qe një fitore, se ata që donin t’a pengonin procesin
    tani duhet të heshtinin dhe se ligji që ishte shumë i mirë do të bëhej edhe më i mirë akoma”.ANDI BUSHATI
    Te lumt,te lumt,te lumt…..Zoti Bushati,te lumt!Hipokrizia e Ramës dhe bandës se”rilindjes” në luftën me mediat.
    “BE i hap rrugë prishjes së Teatrit të vjetër, për të ndërtuar të riun: Ligji nuk shkel MSA-në,nxisim qeverinë të ftojë edhe
    të tjerët në garë”.”Veliaj: Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri”!Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se
    kjo është një ditë e re për Tiranën dhe një mbështetje masive për progresin.Një ditë e re për Tiranën! Një mbështetje
    masive për progresin! Një Teatër i Ri për Kryeqytetin Europian! Lajm i shkëlqyer! Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi
    përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengoje progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe me të
    mirë akoma! Tani që pengesat ranë, lë të bashkohemi dhe të ecim perpara.

  9. qorri says:

    Keta mender analiste kujtojne se jane qendra e botes mediatike shqiptare ,se jane te mencur e te afte per te dhene mendime sugjerime e deri urdhera tejet kopetente per do problem ,.Thjeshte u ka hyre vedi ne qejf, bejne sikur se dine e se kuptojne qe do lexues ,shikues apo degjues i brockullave te tyre neveritese i tall dhe percmon nderkohe qe ata dhe eproret e tyre vazhdojne me stoiizem rrugen dezinformuese

  10. Lennard says:

    Rama nuk eshte Hajdut Po ama ka perfituar!!!!

  11. mona says:

    Te paret “fitore” per ligjin e teatrit,bertiten ata te PD, more kelysh kurve, jo Veliaj.

  12. Gri says:

    Mire, Andi! Mire! Gjasme kritikon gazetaret, dhe ja ngjesh Rames pa u thelluar dhe hetuar, sipas te njejtit model qe kritikon gazetaret! Andi ty te ka ardhur hakut Fatosi N. kur te flaku nga lokali! …. Eh mer And s’kruan gje ti! Duhet te jeshe tip i lehte ne analize, thjeshte kerkon te beshe te zgjuarin! Prandaj s’ke ndikim dhe te gjithe tallin ate me ty! Lexo pak Meron, editorialet e tij, qe jane vlera e cdo nate e Temes! Fatosi N. ne kohen e tij e kishe reference te pare!

  13. Cfare analisti? Cfare fati qe kemi andin dhe na i spiegon te gjitha! Andi qe sipas disa komentuesve,eshte me i mire qe i thte Rames ne sy! Por jo saliut! saliun e ka boss! Saliu e paguan me para te pista! Thelbi ishte do te prishet apo jo teatri! Kjo kauze e dumbabeve te PD ra poshte! Vetem puna e tenderit qe sigurisht duhet te kete me shume kompani! Por artistet kishin rast ta padisnin Ramen neqoftese beheshe me nje kompani! Pra andi mercenari-jenicer-kamikaz i sherben saliut dhe nxjer inatin personal me Ramen! Ky lloj andi eshte shembelltyra e poshtersise ne media!

  14. Bardhi Tolabi says:

    O kungull i Kapo-Bushateve:
    Erion Veliaj e tha para BE-se se,do behej me e mire zgjidhja perfundimtare e ndertimit te teatrit te ri.
    E paske memorien te atrofizuar,per te mos thene se je keqdashes egemplar.A nuk ka deklaruar ai,Erioni, se me kalimin e ligjit nga parlamenti dhe dekretin e Like floririt,i cili nuk e miratoj ligjin,do te funksiononte nje komision i zgjeruar,ministri kulture-Bashki-artiste,te cilet do te mbanin parasysh verejtjet e bera e do te pasqyronin ato ne zgjidhjen perfundimtar.Ketu perfshihet edhe ndonje projekti tjeter,apo oferte e ndonje firme tjeter nderuese…
    Po ty,te ka mbetur nje gozhde ne bythe prej Edi Rames dhe nuk e shkul dot me keto pallavra qe shkruan e merr honorarin e dites…

  15. @ says:

    L’ipocrisia si raddoppia nell’esprimersi..

  16. Sara says:

    Eshte shume e goditur analiza e Bushatit.Para disa viteve ne institucionin ku punoja per blerjen e 1000 lek ilaç per minjte pa proçes verbal per testimin e tregut auditi na terhoqi verejtje ne raportin perfundimtar te kontrollit, ndersa sot per milionat e naftes se perdorur nuk thote asnje fjale ne raport . Sot nuk ka gare as per nje vend pune dhe as per tenderat disa milonshe euro .

  17. Liri says:

    Mos u lodh te shah Veliajn. E keni te humbur sherrin me te.

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Kastravec ngele o I shkrete.. Nuk te argumentoj dot me.. Kisha nja ca pyetje: Tani, qe populli me shumice votuese derrmuese eshte qorr apo I paditur ?!?! Se Sali Bastardin e nxorren zgupthi.. Kjo qeverri a ka bere ndonje gje mire ?!?! Asgje ?!?! Ore kur do dalesh e te thuash dicka qe kjo qeverri ka bere ate qe ste shkonte nder mend se do ndodhte ?!?! A e shef rezultatin der tani ?!?! Ore qafir, Shendetesia ishte ne toke, KESH-I dhe Cez-I te mbytur ne borxhe.. Arsimi ishte, as nuk di ku ta filloj dhe mbaroj … Qe nga mish mashi I orareve dhe rregjistrimi, e deri tek “DIPLLOMAT” (po qesh).. Shkollat moderne dhe me PALESTRA.. Ambjentet ne lagje.. Kompani shqiptare po vene baste (bids) to build the nation.. Linja e pare ajrore me boeing..Ore c’fare je ti UFO qe je kaq negativ dhe I pangopur..
    “Stay way from negative people, they have a problem for every solution”.. AE

  19. ta says:

    hani mut,po fundja morri do mbeshtese pleshtin se nje zanat kane.

  20. JA KAQ says:

    kush MEDIA?
    kemi media(gazetare,gazeta,radio,televizione,etj) ne SHQIPERI?
    HAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje