“Aleancë qelbësirash”, opozita ka humbur rrugën!

17 Shtator 2018, 09:54Blog TEMA

Nga Endri Tafani*

Reagimet e ftohta ndaj lajmit të një marrëveshje mes PDIU dhe frontit opozitar janë shenja më e qartë e padobishmërisë së një veprimi të tillë. Opozita ka humbur rrugën për të ardhur në pushtet.

Dy janë motivacionet që shtyjnë njeriun në jetë. Ai moral dhe ai material. Po e nisim nga materiali. Opozita është në disavantazh.

Partia në pushtet ka në dorë gjithë arsenalin e mundshëm të parave, vendeve të punës, lejeve të ndërtimit, koncesioneve, licensave, asfaltit të rrugëve, depove me miell, bidonëve me vaj apo pakove të makaronave. Këtyre mund t’u shtosh dhe një polici të politizuar dhe bandave dhe kriminelëve që edhe nëse janë pak (sa mirë do ishte!) është bërë traditë të amnistohen në prag fushatë nga partia në pushtet (kuptohet pse).

Opozita në Shqipëri nuk ka asnjë shanc ta balancojë këtë fuqi materiale. Sado që të mundohet ajo, pushteti do ketë tre, katër, njëzet, njëqind, njëmijë herë më shumë mundësi korruptimi dhe intimidimi sesa opozita, kush mendon ndryshe jeton në botën e përrallave.

Atëherë e vetmja armë që i ngel në dorë opozitës është ajo morale. Për elektoratin duhet që motivacioni moral për të votuar opozitën të jetë më i fortë se motivacioni moral për të mos marrë pjesë në votime, motivacioni material për të votuar pushtetin apo dhe më shumë akoma, motivacioni moral për të ndryshuar votën. Rrugë tjetër nuk ka.

Po shprehem për PD meqë është partia kryesore e frontit opozitar. Ta themi troç, nga gjithë partitë e frontit opozitar vetëm PD ka një bazë ideologjikë dhe arrin t’i mobilizojë njerëzit në bazë të saj. Partitë e tjera kush më e madhe kush më e vogël deri më sot e kanë dëshmuar veten si parti interesash të cilave u mungon ideologjia bazë. Atyre thjesht u intereson një copë pushteti.

Sa më shumë u afrohet PD partive të tilla, ndodh që jo vetëm që nuk merr elektorat shtesë, por humbet gjithmonë e më shumë bazën e saj, ata njerëz për të cilët morali (apo ideologjia si e tillë) vlen akoma. Rezultati i zgjedhjeve të 2017 është shumë i qartë në këtë prizëm. Kjo humbje e kartës morale (dhe ideologjike) i kushtoi PD-së 200,000 vota dhe rrjedhimisht humbjen në zgjedhje.

Sepse elektorati nuk të beson që ti mund të ndryshosh diçka duke punuar me po ata njerëz që deri para ca orësh ishin në pushtet dhe që ti personalisht i ke sulmuar. Me po ata njerëz që janë akuzuar për tendera, vjedhje dhe blerje votash, punësime politike në administratë etj. Nuk mund të marrësh vota shtesë me po ata njerëz. Bile dhe vetë elektorati yt nuk të kupton pse brezi i vjetër i yti nuk vlen, ndërkohë që brezi i vjetër i partive karrocë vlen. Sepse janë po aq të vjetër në politikë sa brezi i vjetër i PD, por janë më keq akoma, sepse u mungon ajo ideologji, që të paktën ekziston akoma tek anëtarët e PD.

Lëvizja më e fundit e nënshkrimit të një marrëveshje me një parti që deri para dy ditësh ishte në pushtet (bile është akoma me njerëzit e saj) është tregues se opozita akoma nuk e ka kuptuar këtë gjë.

Shqiptarët nuk kanë më nevojë për një “Aleancë qelbësirash”. E panë dhe e kuptuan që ishte një gabim katastrofik. Duke imituar Ramën e 2013, opozita ka humbur rrugën.

*Kryetari i partisë LIBRA

10 komente në ““Aleancë qelbësirash”, opozita ka humbur rrugën!”

  1. Ferit qime xungthi prej Librazhdi says:

    Parti e .umes u nda ne dy pjese, ne ate te quajtur PD dhe ne ate tjetren PS, keshtu qe bashke me Partite e tjera bastardesh dhe kriminel ordiner qe perfaqesojne vetem xhepat e tyre dhe asgje tjeter. Faqe Zijnt krijuan Parti me emra te ndryshem per perfituar.

  2. Skypion says:

    C’Brockullit more?! A je ne metro ?
    Nese ka ndonje qe mund te heshte, qe duhet te heshte, te heshte me turp madje, ai eshte nje si zotrote, dhe nje parti si partia qe drejton.
    Une habitem se me c’lehtesi fyese mundoheni te beni moral ju te partise LIBRA!
    Nje Parti si LIBRA qe, si askush tjeter, pati publicitetin me te madh nga mediat shqiptare, edhe pse ne shumice te tyre te kapura nga pushteti, te cilit kjo Parti metonte ti bente opozite te forte! Dhe, kjo per faktin banal qe kryetari i pare i saj, Ben Blushi, ka shume miq e shoke ne rrethet mediatike.
    Ku jeni tani?!
    Ku eshte tani themeluesi, kryetari i pare, ai qe do te duhej te quhej “Lideri historik”?
    Ka hyre ne biznesin e fuqishem dhe shume fitimprures: ne biznesin mediatik…
    Keshtu jeni ju te majtet. Te gjithe. Paperjashtim. Pa as me te voglin perjashtim. Pa ate perjashtimin qe thyen rregullin. Ju vete, jeni perjashtimi i perjashtimit qe thyen rregullin.
    Te mbysni me propagande! Per ironi, populli i thjeshte, e beson perhere propaganden; shpesh edhe magjepset pas saj, mjafton qe kryepropagandisti te jete njefare oratori, te kete njefare reputacioni si intelektual, dhe pastaj gri e e gri gjithe diten …
    Te mbysni me propagande, i genjeni dhe mashtroni te varferit njerez me propagande, vetem e vetem qe te vini ne pushtet.
    Kur ndodh qe te vini ne pushtet, qe ndodh shpesh pikerisht per shkak te propagandes, jo vetem qe nuk beni asgje nga ato qe keni premtuar, por ne shumicen e rasteve, beni te kunderten.
    Kur ndodh qe te mos keni asnje shans per te ardhur ne pushtet, beni sic bei Ben Blushi; i hyni biznesit… ose sic po mundoheni te beni ju: te prisni radhen pas Blushit, me imitin se mos kapni edhe ju tjeret ndonje gje!
    Dhe, njerezit e shkrete, ata qe e hane perhere, qe mire t’u behet , pse jo, thone: ja, ky flet drejt, ky thote te verteten, ky eshte i ndershem…!!!
    Keshtu ndodhi me Ben Blushin. Cdo fjale , fjalim, deklarate a interviste e tij, perhapej me shpejtesi ne te gjitha mediat. Koleget e tij ( si ish-gazetar), i benin reklamen me efekteive nder te gjitha reklamat qe mediat u bejne politikaneve, per shkak se e konsideronin te rrethit te tyre, shokun dhe mikun e tyre; por, edhe se pse nuk jane gazetare te thjeshte, por analiste qe kane peshe ne opinionin tone te shkerbythur publik.
    U fry dhe u fry tullubacja e themeluesit dhe Kryetarit te LIBRA-s, deris anje dite te bukur shpertheu tepke si nje poordhe e prishur, ne nje nga debatet me qesharake dhe turperuese qe kane ndodhur ndonjehere brenda ndonje partie politike…
    Ja ku jemi tani: nje parti zombi qe drejtohet nga nje anonim, i cili, te vetmen mundesi afirmimi , e gjen tek vjellja e vrerit ndaj Opozites!
    Apo ti zoteri je me ndershem se Ben Blushi dhe nuk do ta pjerdhesh kauzen fisnike te “LIBRA” , per t’u marre me biznese fitimprurese, sic po ben Blushi? Aa?
    Ik mer spurdhjak!

    1. ta says:

      a po ku ishe bre luli?

  3. zambi says:

    Si ka mundesi qe sa kohe PDIU ishte me Ramen nuk kishte diskutime morali?

  4. Qytetar says:

    Kualicioni “Front bashkuar rreth tepsise” po i shton rradhet.
    PD nuk e ka kuptuar,se pa largimin e figurave revolucionare,nuk mund te vij ne pushtet !
    Shpetimi nuk shpeton dot partine e tij,e jo me PD !

  5. Albani says:

    Dhe rilindja aleance qelbesirash eshte,me ato qelbesira qeverisi 4 vjet,ndryshe nuk qeveriste dot

  6. Albani says:

    O Endri Tafani,flet dhe per moral more prostitute,morali eshte I panjohur per te gjithe spektrin politik,por ti lepije ate qe ke perpara qe ta sjellesh ne qejf padronin….

  7. Komentuesi says:

    Vertete nje koalicion qelbesirash.Shpetim Idrezi beri mire qe iku nga koalicioni me mazhorancen,se çamet jane te pabese dhe nuk ju duhet njeriu,perveç Bashes.Pd-ke po shkon drejte humneres.

  8. mikojani says:

    Paria e Leshit u nda ne dy dege Partia Preshit dhe Partia Lakres.Dega e lakres eshte me e forte,i vazhdon me konseguence mesimet e Partise Leshit,Partia e Preshit kopjon Partine e Lakres si me 2013.Partia e preshit ne krye ka nje kastravec,qe ky kastravec deri me 2021,do tju hy te gjithe preshtareve.Partia e P reshit vjen ne pushtet 2025,pa kastravecin ne krye.Partia e Lakres do shperbehet me 2025,ne Partine e Sallates dhe Partia Spinaqit.Kjo eshte gjenda politike e Shqiperise,udhehiqet nga partite e silazhit te PPSH.

  9. M A R K O says:

    Figura te “ndritura”, rralle i vine historise si : Berisha Basha,Salianji,Grida ,Balliu ,Flamur Noka, Edi Plaoqja, Strazimir, Vokshi, Monika, Vasili Dasho, Mediu … sa shume jane ….. edhe nevojtorja LANE do ta kishte zili…per kaq shume jashtqitje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje