A do të ketë Vetting edhe për ish-spiunët e Sigurimit në PD zoti Basha?

18 Shtator 2018, 21:47Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Gjithçka që partia opozitariste po deklaron, po publikon, po propogandon, dhe po paralajmëron ditët e fundit lidhur me “Vettingun në politikë”, duket se po ngjet me një shaka, ose më saktë një tallje të hapur që ajo forcë politike po bën me shqiptarët, për të mbrojtur pasuritë e paligjshme.

Tallje, sepse mungesa e spastrimeve (apo e katharsis) nga rradhët e saj, të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit, tregon se akoma në kupolën e saj drejtuese ka mëndje të sëmura dhe hileqare. Ka akoma mentalitet marksist-leninist, sipas të cilit “ruaj dosjet dhe pseudonimet e bashkëpunëtorëve për ti përdorur ata më lehtë kur të vijë dita”. Pra gjithçka ka ndodhur në 30 vjet me atë parti, ka qenë mishërimi i zbatimit në praktikë i teorisë së konspiracionit, për të mbajtur pranë dhe promovuar pikërisht elementë të kompromentuar, për ti patur ata nesër kontigjente të “sulmit ndaj kundërshtarit politik”.

Vazhdimisht kur ka patur dhe ka Kuvende Kombëtare apo “përvjetore të partisë”, rrethi më i ngushtë i kupolës drejtuese të PD, rriste dhe ushtron presioni mbi ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit, duke i ndërsyer ata mbi cilindo që kishte dhe ka guximin, mbi këdo që merrte kurajon të bënte kritika, të akuzonte dhe denonconte “shefin e madh dhe shpurën e tij”.

Gjuetia e “shtrigave” ka qenë dhe mbetet avazi që vazhdon edhe sot e kësaj dite brënda një partie e cila nuk ka qenë plotësisht demokratike dhe kurrë nuk ka gjasa të bëhet e tillë, aq më tepër europiane, derisa drejtohet nga mentaliteti militantesk.

Dihet publikisht fakti se, qysh në fillimet e saj në PD mësynë ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit, duke arritur deri në majat e kupolës drejtuese të asaj force politike. Tani pas afro 30 vjetësh, kryetari i asaj partie zoti Basha (parti e cila shpesh është akuzuar nga brënda se ka në radhët e saj spiunë të ish- Sigurimit të Shtetit) ka hedhur “idenë” për zbatimin në politikë të Vettingu-t.

Aferim i qoftë, sepse edhe nga politika duhen larguar një orë dhe më parë të gjithë të lidhurit me krimin, të gjithë ata që erdhën me pantallona doku dhe u bënë me vila, pallate, fshatra turistikë, miliona euro në banka dhe makina të shtrenjta.

Por Vettingu në politikë, duhet bërë sipas disa rregullave dhe sipas të gjitha normave të shkruara nga ekspertët e huaj, dhe jo sipas udhëzimeve të enkeledëve dhe ervinëve. “Të ketë mbikqyrje ndërkombëtare dhe transparencë- thotë zoti Basha. Shumë dakort Lulzim, por ju Vettingu-n e doni për vehten, apo për spastrimin e klasës politike nga të inkriminuarit dhe të korruptuarit ?

Një tjetër problem kryesisht për klasën politike dhe veçanarisht edhe për PD, mbetet edhe fakti se, a do të spastrohen nga ky Vetting, edhe ish-spiunët e Sigurimit të Shtetit të rekrutuar qysh në vitin e parë gjimnaz ? Në rast se po, atëhere zoti Basha do të ishte i besueshëm deri diku, por ama edhe duke u verifikuar dhe kontrolluar çdo politikani edhe qindarkën e fundit, me të cilat ka blerë dhe ka bërë pasuri aq sa mund të blejë një qytet të tërë. Ashtu siç thotë një ditë, nuk thotë ditën tjetër zoti Basha.

Së fundi, ai ka hedhur në “treg” për konsum politik edhe “5 rregullat si mund të bëhet Vettingu për politikanët”. Hajde beso po deshe se kryetari PD e ka seriozisht Vettingu-n në politikë, hajde beso po deshe se ai kërkon patjetër të “spastrojë” partinë e tij nga të përlyerit me krimin dhe korrupsionin. Duke na treguar “5 rregullat e arta”, zoti Basha ngre alibira dhe hamendëson qysh tani rezultate mbi të ashtuquajturin “Vetting në politikë”, duke deklaruar madje se “Vettingu duhet të bëhet nga persona të pavarur nga politika dhe profesionistë”. Zakonisht kjo është pararoja e kundërshtive nga kryetari aktual i PD, pasi ai asnjëherë nuk ka për të pranuar asnjë emër të cilin edhe sikur ta propozojë vetë. 

Dhe kjo ka ndodhur edhe me reformat në organet e drejtësisë dhe me largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, si pasojë e zbatimit të Vettingut. Padyshim, kjo mesele, do të ndodhë edhe me shakanë tjetër të zotit Basha për “Vettingun në politikë”, derisa nxjerr çdo ditë enkeledët dhe ervinët të “zbërthejnë” nismën e tij më të fundit. Por para se të nisë ai proces, na thuaj zoti Basha, a do të ketë Vetting në politikë edhe për ish-spiunët e ish-Sigurimit të Shtetit (në rast se ka mbetur ndonjë akoma) që ka akoma edhe sot e kësaj dite në partinë tuaj?

9 komente në “A do të ketë Vetting edhe për ish-spiunët e Sigurimit në PD zoti Basha?”

  1. Albani says:

    O ropt
    Perse more bk vetem ne pd qenkan ish spiunet,po ne ps kush jane?

    1. Zigur Qarri says:

      Kryetare Parlamenti,eshte ish Kryespiuni,Ministri Brendeshem i diktatures,Gramoz Ruçi,
      qe eshte pergjegjes per vrasjen e kater personave ne Shkoder me 2 prill 1991,spiuni qe
      ka zhdukur mbi 10 mije dosje!

  2. alma tirane says:

    o zoteri, nqs do te behet vetingu edhe per ish spiunet e sigurimit, i bie qe ne PD te rrije vetem bari falliu dhe djali tij ligjvendoses hahahaha
    oo harrova, edhe ndonje si murrizi saliu , dhe dallkauket qe terheq nga hunda lulzimja.

  3. qytetar says:

    Me duket naivitet yti i dashur gazetar qe te pretendosh se mund te kete akoma ne arkivat e shtetit ndonje dosje nga radhet e te i spiuneve te sigurimit te shtetit

  4. cubi says:

    Po more zigur, po minister i brendshem ishte edhe kryetari, basha i cili pa ju dridhur fare syri vrau 4 veta ne bulevard, apo jo? Si e harron kete dhe permend vetem shkodren. Pra a nuk ishte basha kryespiun dhe kriminel?

  5. leka i madh says:

    saliu zhduku te gjitha dosjet, nuk dihet se ku i ka fut. Skandali me i madh qe zhduku dosjet e sigurimit mbi udb e veprimtarine ne jugosllavi. Per habi mbas ca kohesh filluan serbet te eliminojne te gjithe intelektualet kosovare qe figuronin ne ato dosje….Pastaj more njerez, mire qe ky sigurimi paska qene sh i keq…po shiku apo shishi si jane? pak njerez kane zhdukur ne demokradhi? Me thonin sherbimin sekret te nje shteti (perfshire ameriken) qe nuk jane te perzier ne çeshtje te dyshimta. Kush punon ne sistemet e dhunes bjen ne mekat…pike

  6. keta plehrat nga gjoja PD-ja jane vecse meshkuj me erë muti kur u afrohesh, dhe pastaj dalin dhe merren me gazetaret,
    o legena po pse me gazetaret hajde merruni me ne, dhe pastaj ta shikoni sa ju vlen lekura.

  7. vetingu says:

    PO per tradhtaret e ish bashkepuntoret e agjenturave te huaja , per bashkepuntoret e nazifashizmit dhe pasardhesit e tyre te denuar me ligj dhe gjyq nga sistemi shkuar.do ket veting.se keshtu do pastrohemi tamom se duhet pastruar dhe muti nga organizimi shtetit .

  8. hysa says:

    Po me pelqen shume fotoja e pd-isteve, sidomos ajo deputetja ne te djathte te bashes, e cila me kujton nje fotase te kenaqur te kohes se xhaxhit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje