Nga Mentor Kikia
1- PD paraqiti një projektligj për ndryshimin e ligjit Antimafia, duke parashikuar sekuestrimin e pasurive të kompanive që kanë marrë në mënyrë abuzive, koncensione dhe PPP.
PD thotë se situata është e jashtëzakonshme. Oligarkët e Ramës po shtijnë në dorë ekonominë kombëtare.
Por që kjo “Antimafia” dhe “Vettingu” i politikës të bëhen, duhet mbështetja e mazhorancës, e cila nuk e jep votën.
PS tha sot se vetingu i politikës do të diskutohet vetëm pasi të jetë realizuar reforma e plotë e drejtësisë.
2- Mazhoranca ishte në parlamernt. Ajo tha se Basha të tregojë më parë oligarkët e lidhur me vëllanë e vet.
PS solli sërish projektin për ndryshimin e ligjit për Magjistraturën, për të emëruar gjykatës dhe prokurorë të rinj, për të plotësuar vendet që lanë bosh të shkarkuarit e vettingut.
PS thotë se situata është e jashtëzakonshme, sepse sistemi i drejtësisë po mbetet pa gjykatës e prokurorë.
Por PD nuk i jep votat. Ajo thotë se nuk ofrojmë asnjë lloj bashkëpunimi, pa realizuar më parë vettingun e politikës.
Ndërkohë…..
3- Para Ambasadës Gjermane, sot, qindra infermierë e mjekë, prisnin marrjen e vizave të punës. Presidenti i urdhërit të infermierit tha se deri tani kanë ikur 4000 infermiere në Gjermani.
4- Televizionet holandeze, tregojnë përmes imazheve, sesi të rinjtë shqiptarë, pasi fshihen në fushat përrreth portit të Roterdamit në Holandë, u sulen kamionëve para se të hipin në tragete, çajnë me thika mushamatë dhe futen brenda, apo futen poshtë shasive, për të shkuar në Britani.
Kolofara sunite eshte drejt zhukjes nga toka e ”xanun”,ky eshte fakt……………….allah akbar!
Vertet trondites. keto perbejne lajm jo brockullat qe ofrhen perdite.
Krejt keto Jane si résultat i qeverise o Mentor.Kur edhe ne Danimarke e Amerike problemi eshte qeveria, ne Shqiperi 100 fish me shume qeveria eshte problemi.
Nderkohe ajo qe ne na trondit vertete eshte: SA KUSHTOI DASMA E ELITA RUDIT dhe KU PO KALON PUSHIMET E FUNDVERES XHENSILA MYRTEZAI !!
Jemi te lire te shkojme ku te duam dhe jo se na e ka nxire jeten Rama!
Ketu,ne vendin tone po vijne turiste nga e gjithe bota dhe keta po merren vesh me mire me Ramen se sa ne me Ramen!
Sidoqofte njeriu i lire behet hajdut,kriminel,trafikant,drogaxhi,vrases etj,se tani njeriu zgjedh profesionin qe te jep me lehte e mne shume para!
Dhe jo si komunizmi,qe te jepte vetem kazmen dhe pushken!