Edi Rama mbron Thaçin me argumentet e pazarit

24 Shtator 2018, 07:22Blog TEMA

Nga Berat Buzhala

Kur Hashim Thaçi mori malet atje, nuk mori aprovimin tuaj apo nga grupi i gazetarëve”, tha Kryeministri Rama në studion e emisionit Opinion. Mirëpo, është e gjatë lista e atyre burrave që “morën malet” për të luftuar okupatorët, e që në fund u sollën me popujt e tyre në mënyrë shumë më brutale dhe kriminale sesa secili okupator.

Nëse një ditë del në Fushë Kosovë, në pazarin e veturave, që njëkohësisht është edhe pazar i rrobave të vjetra, i teknologjisë së viteve të 80’ta dhe 90’ta, është pazar i çdo gjëje që mund të shitet dhe blihet, atëherë kur aty nxehen gjakrat për dhe kundër liderëve politikë, në masë të madhe argumentet që përdoren janë ato që i përdori Edi Rama, Kryeministër i një shteti, në emisionin Opionin në Klan të Shqipërisë.

“Kur Hashim Thaçi ka luftu, ti ke ikë”, ose “Mos t’ish kanë Hashim Thaçi me shokët e tij, ju hala ishit kanë kah folni serbisht”.

Nëse je kundër tij, atëherë ka edhe kundërargumente po kaq impulsive.

“Ma hesap kishim pasë me i pagu do ushtarë prej Afrikës me ardhë me luftu, sesa çka na kanë bo k’ta”, ose “As shkitë nuk na kanë bo çka po na bojnë këta”.

Pastaj panelistët tjerë në pazar ndërhyjnë sa në një krah sa në tjetrin. Disponimi i tyre për dhe kundër qeverisë, për dhe kundër presidentit, mund të ndryshojë varësisht se si po i ecën tregtia atë ditë. Kështu që shkarje të tilla janë të pritshme dhe të justifikueshme prej një mase njerëzish të pakualifikuar për të dhënë argumente më të ftohta se sa “ku ke qenë ti kur ka kërsitë lufta?”

Mirëpo ta dëgjosh Kryeministrin e një shteti të thotë “kur ky burri doli në mal për të luftuar nuk i pyeti gazetarët se a duhej të dilte apo jo”, kjo është seriozisht joserioze. Ose ta dëgjosh të thotë se “Hashim Thaçin, dhe idetë e tij, mund ta quash të çmendur, por assesi tradhtar”.

Tash kur unë po e shkruaj këtë shkrim kanë kaluar pothuajse 20 vjet prej kohës së luftës, kurse Edi Rama edhe më tutje flet për vitin 2018 sikur për vitin 2000. Sipas Edi Ramës, sikurse për secilin pazarxhi, patriotizmin dhe qëllimet e mira të Thaçit nuk do të kemi të drejtë t’i kontestojmë kurrë më. Sipas tyre Thaçi e rroku njëherë pushkën (le ta zëmë që e rroku), kur ne të tjerët nuk e rrokëm (le ta zëmë që nuk e rrokëm) dhe tash deri në fundin e jetës së tij politike dhe fizike, sa herë që do të flitet për të ardhmen e Kosovës ai ka të drejtë dhe ne nuk kemi të drejtë, “sepse kur e rroku ky burri pushkën dhe iku në mal ai nuk i pyeti gazetarët”.

Se Edi Rama është vetëm njëri nga mashtruesit politikë në këto anë për këtë tashmë askush nuk ka dilema, mirëpo do të mund të ishte një mashtrues pak më i kualifikuar se kaq. Po të isha në vendin e tij, po të kisha qëllim që të mbroja Thaçin, do të kisha përdorur argumente shumë më të mira dhe më të qëndrueshme sesa që i ka përdorur ai – edhe pse këto ditë është shumë vështirë të gjesh të tilla. Mirëpo argumenti më pa rrënjë, më i qullët nga të gjithë, argument pazari, është ai i Ramës që Thaçi kur doli në mal nuk i pyeti gazetarët dhe se, tash e tutje, çdo gjë që ai e thotë dhe e bën nuk mund të kontestohet.

Pa ndonjë përpjekje serioze, thjesht me një të menduar të shpejtë, unë arrij t’i gjej dhjetëra raste të atyre “burrave” që në një fazë të jetës së tyre “dolën në mal pa i pyetur gazetarët”, por që pas disa vjetësh, pas disa dekadash, ata burra u kthyen në mallkim për popullin, ose popujt, e tyre. Rasti më i njohur për të gjithë ne është diktatori Enver Hoxha, i cili gjithashtu kishte dalë në mal pa i pyetur gazetarët. Edhe ai e kishte çliruar Shqipërinë, pak a shumë sikur e ka çliruar Kosovën Hashim Thaçi. Me një fjalë asnjëri nuk çliruan asgjë, mirëpo të dy, në forma të ndryshme, sepse shekujt janë të ndryshëm, i sunduan popujt e tyre me argumente të njëjta. Me argumentin se kanë luftuar njëherë dhe kanë të drejtë çdoherë.

Nuk është vetëm Enver Hoxha, historia njeh edhe shumë e shumë diktatorë të tjerë që në një fazë të jetës së tyre luftuan për vendin e tyre, e që pastaj për 20, 30, 40 vjet i sunduan popujt e tyre në mënyrë shumë më të pamëshirshme sesa ata kundër të cilëve vetë kishin luftuar.

Rastin më të freskët, të gjallë, e kemi diktatorin Robert Mugabe, i cili e humbi pushtetin në Zimbabve, pas pothuajse 40 vjetësh sundimi. Mugabe kishte luftuar, pa asnjë dyshim, me mish e më shpirt, për dy dekada, kundër kolonizatorëve britanikë në Afrikë. Gjithashtu, ditën e parë kur e fitoi luftën, kur u ngjit në pushtet, ai nuk kishte qëllime të këqija, madje zor që të ketë besuar se do ta sundonte aq gjatë popullin e tij, dhe aq keq. Të tillët, pra liderët me prirje diktatoriale, autokratike, thuhet që vetëm në dekadën e parë qëndrojnë me plot vullnet në krye të qeverive dhe shteteve të tyre. Pastaj vazhdojnë të qëndrojnë aty jo pse e duan aq shumë pushtetin, por pse i frikësohen aq shumë burgut. Dhe jo vetëm ata, por edhe rrethi i atyre që i mban ata në pushtet. Sepse nëse bie Mugabe, ose në rastin tonë nëse bie Thaçi, bie i gjithë sistemi. Bien oligarkët, bien vëllezërit e tyre, bien prokurorët e tyre, bien gjyqtarët e tyre. Pas dhjetë vitesh, mund të jetë edhe pas nëntë, ose njëmbëdhjetë, këta udhëheqës, këta revolucionarë, shndërrohen në sistem, më shumë sesa na individë të fuqishëm. Me ose pa njohuritë e tyre, gjatë kohës kur këta gjenden në krye të shteteve respektive, kur këta bëjnë që kinse po merren me punë të mëdha, të përmasave historike, afër tyre, njerëzit e tyre fillojnë e thurin rrjeta të fuqishme merimangash.

Fidel Castro, e edhe Rauli i vëllai, ishin çlirimtarë. Nuk i pyetën gazetarët kur dolën atje në mal. Sot, pas shtatëdhjetë vjetësh, ishulli është pronë e familjes së tyre. Njëra vajzë kontrollon telekomin, njëri dhëndër naftën, një tjetër resortet turistike, e kështu më radhë.

Një kolonel tjetër famëkeq, Muammar Al Gaddafi, në rininë e tij, sikurse ky burri i Ramës që doli në mal pa i pyetur gazetarët, kishte dalë në mal për të rrëzuar një pushtet të korruptuar, për ta ndërtuar më pas në dekadat në vijim një të tijin shumë më të korruptuar dhe shumë më kriminal. Edhe rreth tij, sikur rreth Castros, apo sikur rreth Mugabes, familja e ndërtoi rrjetën e fortë të merimangave, brenda së cilës gjendeshin drejtësia, policia, ekonomia, nafta, telekomi, bregdeti dhe çdo gjë tjetër. Në maje gjendej familja. Familja si biologji por edhe si krim.

Do të lodheshim nëse do t’i shkonim deri në fund listës së “atyre burrave që dolën në mal pa i pyetur gazetarët dhe opinionistët”, e që përfunduan duke vrarë popullin e tyre. Pothuajse e gjithë Afrika në një fazë të saj ishte e sunduar nga gjeneralë dhe kolonelë që ndihmuan vendet e veta të çliroheshin, por që nuk i çliruan edhe qytetarët. Përfunduan në sundimtarë dhe diktatorë të pashpirt. Një pjesë e madhe e Amerikës Latine është e ndërtuar mbi këto karakteristika. Prapë gjeneralët dhe kolonelët. Një pjesë e madhe e Azisë ka funksionuar dhe funksionon kështu. Para disa dekadave shumica e Evropës juglindore qëndronte gjithashtu brenda këtyre shablloneve.

Fatbardhësisht gjërat në Evropë nuk janë më si dikur, përndryshe edhe ne do të kishim përfunduar të sunduar dhe të shtypur nga gjeneralët dhe kolonelët që na çliruan, të cilët, sipas gjuhës së Edi Ramës, kur dolën në mal nuk i pyetën gazetarët.

19 komente në “Edi Rama mbron Thaçin me argumentet e pazarit”

  1. palla says:

    Kur asht ba edhe ky analizt dhe me arrit me kritikue edhe z. Edi Ramen, atehere bre burra po me vjen keq edhe per veten time. Ne shpaj kam nje magjar te zi qe po mi ngjan fort ktij Berati.

  2. korçari says:

    Z.Buzhala :Qe ne fillim te shkrimit shprehesh se je kunder Thaçit kur nje gazetar duhet te merret me argumentet dhe jo me njerezit dhe se dyti kritikon Ramen,Kastron i krahason me Mugaben dhe biles i lejon vehtes se po te ishe ne vendin e tjetrit do te gjeje argumente me te mira etj.Duhet kujtuar se ne te gjitha shkrimet tuaja qe kam lexuar bie ne sy se nxini gjithçka per te “çuar uje tek pusi i serbit”pra kam pershtypjen se jeni thjesht dikush qe punon kunder interesave te vendit te vet pra thjesht nje i shitur apo tradhetar siç thote populli.Mendoj se nuk ka gje te keqe qe kufijte te korigjohen dhe fjalen e fundit t’a kete populli i Kosoves me ane te referendumit.Dhe sa per Buzhalat dhe zhalat e tjere te gjithe e dine se sidomos ne Kosove ka akoma shume zhala qe punojne per serbet te cilet çdo dite po njihen nga populli i Kosoves.SHERBIMI I INFORMIMIT te Kosoves duhet te jete me aktiv ne demaskimin e ketyre palaçove qe fshihen pas gazetave si binomi ne Shqiperi Muç Nano qe po ben shume mire zedhenesin e Serbise dhe Buzhala identik ne Kosove.

  3. Robi says:

    O Berat çe pate fat: ?
    Për të na thënë se .. Edi Rama nuk duhet të ngatëronte aktualitetin politik me “heroizmin” së shkuarës, bëre shumë paralelizma të pa’vënda dhe njëshkrrim të dobët një ” analist” si ty duhet të na tregoj zgjishje dhe jo zemërimin e tijë dhe të atyre që dashuron.!

  4. SHqiptari says:

    O Buzhal , se nuk dua te ofendoj emerin BERAT qe nuk ka lidhje me njerez si ty se nuk e meriton ti emrin e qytetit me te lasht SHQIPTAR , sikur dhe hopa te mbaj Ashim THaçi ty dhe ter shpuren e LDKs , ju prap me vrave do thoni , , se ju doni serbin nuk ju hiqet nga shpirti or buzhal SERBIA ju , THaçi me te tjer qe luftuan ju prishen pun se ju dhan ate qe ju se keni deshiru kurr ndarjen nga SERBIA dhe panvarsin , ju po ta keni mundesin direkt me serbin lidheni , por kush nuk e heq dot shpirtin nga serbia perveç teje shkoni ne serbi jetoni mos rrini ne siklet te zotit , nuk keni rrug tjeter , se me gjith kosoven nuk shkoni me dot drejt SERBIS se ka dhe shum burra me te mir dhe me atdhetar se ju qe kan derdhur gjak per kosoven dhe me shum se panvarsin e saj nuk duan asgje ne kte bot , se kta burra qe luftuan jan SHQIPTARET e vertet ju te tjeret gjeni lidhjen e humbur me serbin dhe thyeni qafen mos ja shpifni SHQIPTARVE te vertet ne at tok.

  5. SHqiptari says:

    O Buzhal , po te flas me mbiemer se nuk dua te ofendoj emerin BERAT qe nuk ka lidhje me njerez si ty , se nuk e meriton ti emrin e qytetit me te lasht SHQIPTAR , sikur dhe hopa te mbaj Ashim THaçi ty dhe ter shpuren e LDKs , ju prap me vrave do thoni , , se ju doni serbin nuk ju hiqet nga shpirti or buzhal SERBIA ju , THaçi me te tjer qe luftuan ju prishen pun se ju dhan ate qe ju se keni deshiru kurr ndarjen nga SERBIA dhe panvarsin , ju po ta keni mundesin direkt me serbin lidheni , por kush nuk e heq dot shpirtin nga serbia perveç teje shkoni ne serbi jetoni mos rrini ne siklet te zotit , nuk keni rrug tjeter , se me gjith kosoven nuk shkoni me dot drejt SERBIS se ka dhe shum burra me te mir dhe me atdhetar se ju qe kan derdhur gjak per kosoven dhe me shum se panvarsin e saj nuk duan asgje ne kte bot , se kta burra qe luftuan jan SHQIPTARET e vertet ju te tjeret gjeni lidhjen e humbur me serbin dhe thyeni qafen mos ja shpifni SHQIPTARVE te vertet ne at tok.

  6. Berti says:

    Perse e botoni kete hale berishiste…nuk e fi cfare ka me Edi Ramen ky surrat…por ju lutem mos na prishni diten me shkrimet e tij pa nivel fare…

  7. Lani says:

    Ky Buzhala eshte gazetar kosovar i me plehre , nje kamikaz i rrezikshem i Luzim Bashes . Turp turp gazetaria per kete sharlatan . Shikojani , shikojani fytyren dhe Vlerwsoheni . Kerma e gazetarise .

  8. Une,Lubonja says:

    Te rroje injoranca dhe mediokriteti ,qe shkojne shume mire me servilizmin dhe mercenarizmin te “anal-isteve shqiptare”! Keta syresh duhet te edukohen dhe te shohin te verteten!Une nuk e lexoj me idiotin Buzhala-Bershdilla! Shkruan me porosi kunder vendit dhe kombit!

  9. H says:

    Diskutimet shqiptare, janë të gjitha “muhabete pazari”. Me përjashim kur flitet për vjedhje, korrupsion apo drogë. Këto të fundit janë tejet serioze.

  10. Klodi says:

    E shtrwmberon at qe tha Rama. Fjala e tij per daljen ne mal ta Thacit ishte qe nuk mund ti thuash tradhtar qe punon per serbin por jo se duhet ti japesh te drejte apriori. Dhe nga kjo ti pastaj ben hartim dhe e keput 10 ne provim. Por nuk eshte gazetari qe merret ne fakte eshte hartim

  11. adeci says:

    Ky kokeloqja i thote vetes gazetar po fajin e ka Tema qe u jep hapesire ketyre legenave.

  12. leka i madh says:

    sakte. argumentimi i rames eshte propagandistik per ti dale ne mbrojtje tha_çit. Nuk ka rendesi se ç’beri dje rama me thacin po cfare po bejne sot.Nuk matet puna qe ben sot me çfare ke arrit ne te shkuaren, per arritjet e te shkuares e kane kap ate post por duhet te demostrojne qe e meritojne

  13. Olimpia says:

    Sipas Buzhales ishin me te.mire nazistet ne Shqiperi,krimineli Batista ne Kube,sistemi racist i aparteidit ne Zimbabve ku vendazit trajtoheshin si skllever,kriminelet serbe ne Kosove,kolonizatoret e bardhe.ne Afrike qe.shfarosen miliona njerez apo i derguan si skllever ne SHBA..,Kjo eshte logjike e nje tradhetari qe mashtron publikun duke shtremberuar faktet.Sa per ceshtjen e raporteve Serbi Kosove situata eshte.shume.e komplikuar, secila nga palet ka me shume qellime afatgjata se thjesht korigjim kufijsh .Eshte nje situate ku ajo qe duket ne siperfaqe eshte si ajsbergu…Qellimet.finale jane te.padukeshme.Dicka kuptohet por nuk eshte mire ti permendesh .Ndoshta edhe.Rama per kete ben lojra fjalesh ..Buzhala i kupton por si filo seb nuk eshte.dakord me objektivin e larget.Sidoqofte pasurite themelore te Kosoves ,ujrat dheMitrovica duhen mbajtur me cdo cmim…

  14. Lee lee says:

    O sardele te krahasosh Castron duhet te mesosh historine e Cubes dhe rolin e Castros ne Ameriken Latine .Jeten e kubanzve ne 50 vjet bllocad dhe sa ka vrare per bindje politike dhe sa ka internuar.Castron do ta vleresoj historia e jo cironkat si ty.

  15. Lumi says:

    Mjer gazetaria ne dore te kujt ka rene! Meret me loje rendomt fjalesh, pa argumenta, pa stil letrar. Te vjen te mos e lexosh kurre.

  16. Elda says:

    Ik o pirdhu ti, AMEBË!!

  17. ushtaraku says:

    Ky Bozhala eshte nje dallaverxhi dhe nje tradhetare qe veten e quan gazetar dhe nuk dine shqipen letrare te flase.Deri dje ishte ne partine e Thaqit dhe donte te behet i nadhe por kush nuk ….Me para te pista bleu gazetenExpress dhe tash bashke me gazeten Bota Sot jane vene ne sherbim te plote te politikes serbe per kriminalizimin e ish UCK,posaqerishte shtabit ..Thaqi dhe UCK sulmohen gjithmone kur syte e bashkesise nderkombetare jane nga Kosova.Une e kuptoje se per soin e Bozhes me mire ka qene ne kohen e okupatorit,prandaj ai me pare do thimin e tije se konsolidimin e shtetit te Kosoves.Ka shume Bozhala qe punojne per qoftelargun….

  18. i nercmi says:

    Eshte interesant per mos me thene e cuditshme si puqen antivlerat dhe ne paraqitje mire ne mendime.Shikoni kete Buzhdalen sa asimetrik eshte ne paraqitje veshderr nofull kal etj etj Po kush e gjeti dhe e solli ne boten e mender analisteve shqiptare.Pos agjentures serbe qe i jep vijen e sjelljes per paraqitjen mediatike dhe qendrimet politike qe duhet te mbaje,zbuluesi ne shqiperi ishte shreku Blendi Fevziu me 6 nena e 7 baballare qe hiqet sikur eshte nga familje me emer por nuk eshte pos nje kopil i mjere qe i jep sumen cdokujt nga pushtetqret e vendit .Shikoni zanafillen e tij te dashurise me Fatos Nnanon dhe ktheen me Berishen.Pocaqite e njohin qysh ne ere 2 kilometra larg njeri tjetrin.Felliqesirat.

  19. Vjosani says:

    Une dua nje perkthyes te zotin per ta kuptuar kete. Ky mut duhet te mesoje shqip patjeter, ose te iki ne serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje