Nga Flogert Muça
Lulzim Basha ka dalë dje dhe ka sulmuar me emra të përveçem disa nga biznesmenët më të rëndësishëm të vendit duke i anatemuar publikisht se paratë e tyre nuk janë të pastra dhe se janë oligarkë që kanë marrë padrejtesisht tendera nga qeveria shqiptare. Këtë e bëri nga një sallë e shtrenjtë paratë e së cilës nuk dihet kush i ka paguar duke e përforcuar edhe në emisionin “Open” të Eni Vasilit.
Mirëpo, pas gjithë asaj shfaqje mediatike që u bë dje nga PD, ka shumë indicje që të shtyjnë të mendosh se pse një kryetar opozite del dhe sulmon bizneset më të mëdha në vend, që kanë numrin më të lartë të të punësuarve? Si ka mundësi që një kryetar partie që duhet të sjellë alternativë reale për qytetarët del dhe sulmon punëdhënësit e qytetarëve? Si ka mundësi që një kryetar opozite del dhe merret me emra dhe jo me çështje e projekte për të ardhmen, siç e ka për detyrë?
Ndoshta këto pyetje nuk kanë nevojë të bëhen më për sa kohë kemi mbi katër vjet që kërkojmë opozitë e që nuk po vjen. Ndoshta, është e kotë edhe për qytetarët që të përsërisim faktin që Basha përton të bëjë opozitë në terren dhe del e mban konferenca në salla luksoze. Por ajo që duhet sqaruar është fakti se Basha dje ishte hipokrit, mashtrues dhe i pabesueshëm në atë që thoshte. Ato që duhet të thuhen janë faktet që tregojnë se sa keq po luan Basha me njerëzit të cilët nuk kërkojnë vetëm përcjellje informacioni nga media, por edhe thellim në të.
Për të kuptuar pse Basha dje u tall me qytetarët dhe i mashtroi për interes të politikës së ditës na mjaftojnë vetëm tre fakte fare të thjeshta edhe pse ka plot të tilla:
Pika e parë ku Basha mashtron masën e cila nuk ka mundësinë të gërrmojë thellë e të gjejë të vërtetën, është se ka qenë pikërisht qeveria ku ai bënte pjesë me kryeministër Sali Berishën, që më datën 18.12.2006, mazhoranca e drejtuar nga Partia Demokratike miratoi ligjin Nr.9663 “Për koncesionet” ku sanksionohet baza ligjore për dhënien e bonuseve. Në nenin 23, pika 3, gërma b thuhet se “në rastin e propozimeve të pakërkuara, propozuesi ftohet të marrë pjesë në procedurën përzgjedhëse konkuruese dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, atij i jepet një bonus për rezultatin teknik dhe/ose financiar të arritur gjatë procedurës përzgjedhëse konkuruese deri në një maksimum 10 për qind të pikëve.
Pra, ka qenë Partia Demokratike e Lulzim Bashës ajo që e futi bonusin si element shtesë dhe për rrjedhojë në praktikat e tyre gjithmonë kanë qenë fitues marrësit e bonusit. Kaq mjafton për të rrëzuar të gjithë argumentin e PD-së se sot biznesmenët kanë fituar në paligjshmëri. Ose më së paku, PD është e fundit që duhet të flasë për këtë ligj!
Pika e dytë që është poashtu fakt i ditur nga të gjithë, ka të bëjë me financuesit e PD-së. Disa prej atyre që Basha ka futur në listë dje si oligarkë të qeverisë janë haptazi sot e mot me PD-në dhe kanë financuar PD-në në të gjitha fushatat zgjedhore. Ndaj sipas logjikës së Bashës, nuk ka se si qeveria të ketë favorizuar kompanitë që donacionet i çojnë te kundërshtari.
Pika e tretë pse Basha u hakërrye dje aq fort në fakt tregon shterpësinë e tij politike. Ajo që bie në sy është shkolla e vjetër e komunikimit në PD, ku Basha duke kopjuar nunin e tij politik, Sali Berishën, bëri ato deklarata që asnjë kryetar partie nuk duhet t’i bëjë kundër biznesit. Gjuha e dhunës, kërcënimi ndaj bizneseve se kur të vijë në pushtet do ju konfiskojë pasuritë (duke iu vënë praktikisht që sot gjoba) e të tjera hakërrime si këto, nuk janë asgjë tjetër veçse mendësia e vjetër e PD-së. Të gjitha këto ndodhin si për të treguar se në kushtet kur nuk ke alternativë, nga kolapsi nuk di se ç’bën.
Kaq e thjeshtë është historia e shfaqjes së djeshme të PD-së, e cila për fat të keq në vend që të merret me hartimin e një programi si alternativë për shqiptarët, del dhe hedh fletërrufe ndaj disa biznesmenëve që janë në fund të ditës absolutisht shumë herë më të dobishëm se Basha për qytetarët shqiptarë!
Kontratatat e partneritetit publik privat nga ku me se shumti perfitojn oligarket,nuk praktikohet
vetem neShqiperi,por edhe ne Shtete te pasura qe nuk kan te gatshem burime financiare per raste
emergjente.Por,shembja Teatrit me ndertimin e 6 kullave,nuk eshte nje rast emergjent ne sherbim
te popullit,por per te mbushur xhepat e Rames,vjedhje e hapur.Ky rast tregon,qe PPP nuk kontrollohet
dot ne raste korrupsioni,sidomos tek ne,ku Kryeminstri Rama nuk kontrollon dot veten,sepse drogohet,
jo me te kontrolloje zbatimin e kontratave me privatin!Ajo qe premton Basha,se do ti sekuestroje pasurine
oligarkeve,duket e pamundur,megjithese asnjehere nuk thuhet jo.Por,nese nje dite do te funksionoi vertet
drejtesia,ai qe duhet te denohet dhe do ti sekuestrohet pasuria te parit, duhet te jete drogaxhiu Rama,qe
prej pese vitesh qeverisje,merr vendime vetem nen e efektin e droges.
Replike e detyruar ne nje kusar te kllonuar !
HUNVEIBINI I SALI KARAXHICIT NE SULM KUNDER KAPITALIT !
– Gardisti i Kuq i Sali Cizmes, Lulezim Basha, u shpall lufte shtabeve te kapitalit dhe ekonomise se tregut !
– Tri 13 kobezeza per kobezinjet e Shqiperise
– Nga Alban Dega, New York
Me mesimet e ndritura te Partise dhe shokut Sali Berisha ne krye, Shvejku i tij Lulezim Basha nxori sot shpaten e Don Kishotit te Mances kunder mizave, dhe iu versul me vrull revolucionar pionereve te ekonomise se tregut dhe Kapitalit te urryer borgjezo-revizionist ne Shqiperi !
Van Hong Veni i Tiranes shpalli sot listen e zeze te 13 “gjeneraleve te shtabit te kunderrevolucionit, “gjakepireseve” te Kapitalit dhe u dha paralajmerimin e fundit per tu konfiskuar cdo cent e pasuri te krijuar me djersen e trurit dhe te mundit e jo si ai dhe Banda e Gangstereve qe vodhen mbi 25 miliarde euro te shqiptareve dhe Shqiperise vetem ne 13 e jo ne 27 vjet si ata !
Nuk eshte aspak rastesi qe 13- kunderrevolucionare koincidon me 13 vjet sundim absolut korrupsioni e kusarie, ku vet kryegardisti i kuq i kryetarit Berisha, Lulezim Basha mban rekordin e 600 milione eurove vetem nga Autostrada e Kusarise se Kombit, pra vetem me nje dore !
Aq me pak eshte rastesi qe 13 eshte edhe numri i kryepeshqeve te Bandes se Gangstereve politike e biologjike te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Like Floririt, Xen e Argita Berishes, Fatmir Mediut, Genc Pollos, Mona Cizmes, Genc Pollos, Genc Rulit, Adriatik Palles, Xhind Xhonit, Adrian Fullanit…
Kur ne opozite na ben te fortín, garipin, karaduzen e Vicidolit, kryeprokuhorin dhe kryegjykstesin ala Sali Berisha, Adriatik Palla, ala Zagarnjori, ala Xhind Xhoni, ala Mona Cizmja…po po te vije ne pushtet cfare pritet te beje ky kryehajdut me cizme i 600 milione eurove te Autostraden e Kusarise se Kombit !?
Banda e Gangstereve te Sali Lul Like Cizme Berishes u ka vjedhur e plackitur shqiptareve 25 miliarde euro ne 13 vjet Salikraci kurse ky hunveibini i Berishes merr guximin te nxjerre lista te zeza re pionereve te ekonomise se tregut dhe kapitalit ne Shqiperi !?
E gjithe kete gjeme ala enveriste e ben kryeopozitari qe me keto kercenime, shantazhe, thirrje ala kastriste per revolucion me dhune kurre nuk do ta marre pushteti ne Shqiperi
A nuk eshte kjo politike shantazhesh e gjobash nje kushtrim per shqiptaret qe me voten e lire ta lene ne opozite sot e mot derisa demokratet e vertete te krijojne nje opozite vertete demokratike kunder kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit, kunder kesaj Opozita cartiste, te cartun nga truri qe i ka ikur fare per lesh nga paniku, tmerri dhe lemeria nga Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, nga Byroja Kombetare e Hetimit dhe SPAK-u made in USA -BE !?
Kambanat bien per ata qe Kane veshe te degjojne e sy te shikojne !
Jane kambanat e ligjit dhe te drejtesise qe edhe mund te vonojne por kurre asnjehere nuk harrojne !
Ato po bien… po bien… po bien per dite e me fort !
Eshte koha qe haka te kthehet tek i Zoti, tek populli shqiptar jo nga pioneret e Kapitalit dhe ekonomise se tregut qe e bene dhe po e bejne ate me te bukur, me te begate, me te forte, por nga kusaret dhe zuzaret, nga vrasesit dhe atdheshitesit qe plackiten, vodhen, grabiten popullin dhe Shqiperine tone hyjnore duke e lene rrase ne Diell e Kandahar !
Shqiperia tu kthehet shqiptareve, popullit- pronarit te saj te ligjshem !
Ca eshhte ky qe e ka shkrujt kete?