Nga Pandeli Bardhi
“Stani” apo koalicioni i Bashës, nuk e di pse më kujtoi Hanin e Stavros në qytetin e Korçës. Aty afër pazarit, dikur, qysh nga fillimet e shekullit të kaluar ka qenë një Han që i thonin “Hani i Stavros”.
Në këtë han, fshatarët nga zonat e largëta udhëtonin gjithë ditën me kafshët që do t’i shisnin në pazar dhe për të qenë herët ditën e nesërme, vinin qysh në darkë dhe i strehonin ato tek hani i Stavros.
Edhe ato kafshë që nuk shiteshin, përsëri në darkë strehoheshin aty për të gjendur ndonjë “myshteri” ditën e nesërme. Sa herë që binte fjala për ndonjë shtëpi apo magazinë e cila ishte rrëmujë ku hynte edhe “derri edhe dosa” rëndom thuhej: “Është bërë si hani i Stavros”! Kështu i kishte mbetur, por po ta krahasosh atë me “Hanin” e Bashës, ishte shumë më i përparuar dhe me më shumë disiplinë.
Stavroja në atë kohë i njihte edhe dhitë e hazdisura që ishin mësuar të hanin tagji gjithë ditën, por edhe mushkat xanxare që hiqnin me shkelma.
Stavroja qëndronte vigjilent dhe kur ndonjëra prej tyre nuk e mbante “premtimin” për të qëndruar urtë, e nxirrte menjëherë jashtë. Ishte më mirë kështu, se sa ndonjë kafshë e urtë të hante ndonjë bri nga dhia apo ndonjë shkelm nga mushka xanxare.
Për të tjerat, Stavroja nuk bënte dallim as nga ngjyra, as nëse ishin një apo dy thundrakë, as se çfarë matrikulli kishin. Lulushi nuk bën asnjë dallim, i pranon të gjithë, pavarësisht se ata janë “cycitur” dikur në “stane” të tjera, mjafton që ata t’i premtojnë Bashës që “do të rrëzojmë Ramën nga pushteti”!
Edhe ata e dinë fare mirë që kujtdo mund t’i besohet, por vetëm Bashës jo, sepse gjatë gjithë karrierës së tij, Basha nuk ka realizuar ndonjëherë atë ç’ka ka thënë. Edhe vetë ata, e dinë që Basha është një “manekin” demode, që i ka mbetur vetëm kostumi dhe xheli! Jo vetëm ata që nuk e duan Bashën, por atë nuk e do as Saliu, i cili qëndron në qoshen e “stanit” dhe inatin e Bashës ia nxjerr Ramës: “Do t’ja kthejmë patkonjtë përpjetë”, “Do ta rrëzojmë me çdo çmim e me çdo kosto”, “Do ta rrëzojmë po të jetë nevoja edhe me armë”! Jo njëherë Saliu ka bërë thirrje për revolucion e për rrëmbimin e armëve, sepse i ka mbetur “ora” tek Diktatura dhe etja për pushtet e bën që të harrojë që jemi në demokraci. Por, të kuptohemi, këtë Saliu e bën nga halli sepse inatin e ka me Bashën, por nuk ka ç’ti bëjë “gomarit” dhe i bie “samarit”!
Midis shumë “belbëzimeve” që bën Basha, është edhe ajo për vetingun e politikanëve. Kur këtë propozim ia pranoi Rama, bile shtoi që të bëhet veting edhe për familjarët e tyre, Basha, mbasi fërkoi sytë, por e dëgjoi edhe Saliun që i tha në vesh “E dh…e o Bashë” “kolopuçi” u tërhoq dhe tha vetëm për politikanët. Basha nuk ka nevojë të lodhet shumë por vetëm atyre “parlamentarëve shëtitës” që mban në krah ku i duket vetja si “Kryeparlamentar” i “parlamenteve” paralele, t’u bëjë vetting, bashkë me atë që kacavirret në shkëmbinjtë e malit të Jezercës, e që ka bllokuar tërë jetën politike në vend e po krijon ngërçe të stisura tek qytetarët, do të krijohet besimi që diçka do të bëhet. Të tjerat janë përralla me mbret! Për të qenë më të sinqertë, mund të themi që nuk janë më të pastër ata të mazhorancës dhe po të bëhet veting edhe për ata, të tërë politikanët do të dalin si “rruar qethur”!
Kohët e fundit hyri në “Stanin” e Bashës edhe Idrizi, i cili pavarësisht se votuesit shqiptarë nuk ja “varën teneqenë” ai kapardiset si “maçoku në thekër” pranë “Kryeparlamentarit” Basha, në “parlamentet” “ambulantë” që ai mban ngado. Çfarë besimi do t’i japë atij Basha për të zgjidhur çështjen çame, kur Idrizi e bëri “fërtele” Bashën kur ai firmosi shitjen e detit? Edhe Idrizi e di mirë që Basha fle në këmbë, por futet në “stanin” e tij, që duke qenë “askushi” për votuesit shqiptarë, do të bëhet “dikushi” me bekimin e Bashës, prandaj edhe kapardiset si “maçoku në thekër” pranë “Kryeparlamentarit ambulant” Basha! Idrizi e di që nuk pret gjë nga Basha për çështjen çame, por pret të “lëpijë” ndonjë “kockë” që do t’i hedhë Basha, që edhe për këtë e gënjen mëndja!
Në këtë farë koalicioni opozitar hyjnë e dalin kryetarë të partive fantazma, njerëz pa ideale, inatçinj që nuk u plotësohen tekat e tyre dhe menjëherë shkojnë e futen në atë “vathë” vetëm për interesat e tyre të çastit, e asnjëherë për interesat e qytetarëve, të sotme e të perspektivës për një demokraci të vërtetë…
Krijimi i koalicioneve në demokraci nuk është një gjë e keqe, përkundrazi është një gjë e mirë, që të bëhen bashkë sa më shumë e për të bërë të mundur që të detyrojnë mazhorancën që të zgjedhi alternativën më të mirë qeverisëse.
Por ah! Shikoni këta farë politikanësh që “kakarisin” gjithë ditën, që shahen e zihen, që shpifin e “turfullojnë” vetëm për tekat e tyre dhe asnjëherë për atë që qytetarët “llafosin me vete” për fëmijët që nuk kanë rrugë të shkojnë në shkollë, për çmimet që ngrihen përditë, për këtë shëndetësi që po i vdes qytetarët me pahir, për këtë varfëri ekstreme që askush nuk do t’ja dijë, për braktisjen e Shqipërisë nga banorët e saj. Kohët e fundit po shtohen shumë radhët në koalicionin opozitar dhe për çudi, “narkoshteti” dhe “qeveria e inkriminuar” jo vetëm që nuk lëviz nga “istikami” i saj, por edhe qesh me këta “zëmërkrundë e gërdhu” që as vetë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Janë futur në “ahurin” e vjetër, çam, ngjyrë gri e ca me ngjyrë të verdhë, ca me ngjyrë të kuqe e ca me blu, ku njëri hyn e tjetri del, një Shpëtim e një Vangjel! Pavarësisht ngjyrave dhe bindjeve, ajo ç’ka i bashkon është etja e secilit antar për të ardhur në pushtet.
Të luftosh qeverinë e “inkriminuar” duke marrë në mbrojtje kriminelët, kjo sikur nuk shkon dhe nuk e beson kush këtë koalicion. Të luftosh “narkoshtetin” me opozitarë të “droguar”, kjo është edhe më keq akoma. Gjendja e sotme është kjo: Mazhoranca kultivon drogën, opozita e konsumon atë! Edhe mazhoranca e di mirë se me çfarë opozite ka të bëjë, prandaj edhe vazhdon në rrugën e saj. Dakord që nga ana e opozitës dhe e gjithë “gjytyrymëve” të futur në rradhët e saj, qeverisja e sotme “është qeveri e kapur nga krimi dhe droga”, por kur këtë e thonë të droguarit, këtë s’e beson kush. Kanë dhënë “kontribute” secili prej tyre dhe kanë treguar “aftësi” që janë në gjendje të “rrëzojnë” qeverinë Rama, jo vetëm duke qenë në koalicion por edhe të vetëm. I dëgjon të “kakarisin” të gjithë së bashku kundër “narkoshtetit” dhe “qeverisë së krimit”, të organizojnë protesta të “fuqishme” e ta bëjnë tym e flakë, duke djegur goma makinash! Duket sikur ngushëllohen dhe marrin forcë kur futen në “vathën” e miqve dhe prej andej lëshojnë “predhat” e tyre që janë sharjet, shpifjet, fjalori ordiner.
As më shumë e as më pak, të gjithë i bëjnë për të qeshur sepse kanë hyrë për të bërë “gallatë” dhe jo për të bërë një gjë serioze, për t’i dhënë “ultimatum” kësaj mazhorance e cila, për hir të së vërtetës, duhet pranuar që ka mangësi të theksuara në mënyrën se si po qeveris vendin. Por është po kaq e vërtetë sa që ky front opozitar, ku antarët e vet, ca shohin nga “krushka” e ca të tjerë nga “mushka”, jo vetëm që nuk po japin alternativën e tyre për korigjimin e kësaj mazhorance, por, përkundrazi po e stimulojnë atë që të vazhdojë në rrugën e saj. Në “ahurin” e vjetër, të gjithë sa hyjnë e dalin, gjejnë vetëm një “gërmë” që gulçon, përpëlitet e “pëllet” me të njëjtin avaz duke u jargavitur për “rrëmbim armësh” për “t’ia kthyer Ramës patkonjtë” e për ta “rrëzuar një orë e më parë me çdo mjet e me çdo çmim”! Por kush vallë do të përfitojë nga kjo rrugë që rekomandon kjo “bishë” e rënë nga vakti? Askush tjetër, përveç këtij që të ngazëllehet pak tek sheh rrëmujë e gjullurdi. Është e pamundur të qëndrojnë bashkë në këtë koalicion edhe “ujku i uritur” edhe “dhia e hazdisur””, edhe “dhelpra dinake” edhe “pula e goditur”! Dikur, kur u krijua koalicioni PS –LSI, Saliu e quante atë koalicion, “Koalicioni i qelbësirave”. Kjo gjysëm “qelbësire” mbasi u “qelb” mirë e mirë erdhi të “ëmbëlsojë” partinë e Bashës që Basha e ka bërë “çarçaf”, të “shpëtojë” “ushtrinë” e Mediut që nuk i ka mbetur asnjë ushtar që shpresonin tek ky “jeniçer”, që ka parë vetëm interesat e tij e të ngazëllehen me qyfyret e qyfyrexhiut Ndoka. Pritet që së shpejti, koalicionit t’i bashkohet edhe kaubojsi, i cili është përgatitur për luftime me ushtë i hipur mbi kalë!
Po kështu, nga ana tjetër LSI-ja edhe Shpëtimi kanë qenë pjesë e “narkoshtetit” dhe mbasi janë “droguar” mirë e mirë me Ramën, shkojnë tek Basha që t’i japin fund njëherë e mirë dogës! I ka ardhur goja dhe Panaritit, i cili dikur i veshur me bluzën e bardhë, na mbushte mendjen që kastravecët janë bio sepse analizat ja bënte vetë veterineri dhe qytetarët u “bindën” atëherë e jo të mos i “binden” sot kur ai akuzon qeverinë Rama për futjen e miellit që përdoret për bagëtitë! Flet Basha për të gjitha, por vetëm për zbatimin e ligjit nuk flet.
Ja p.sh. Doli “kolopuçi” dhe kërcënoi”: “Kush prek një fije floku deputetët e opozitës, të mendohet mirë Rama”! Fliste edhe Enveri, por për të mos prekur një “fije floku” Shqipërinë, jo Shehun e Bashës që flet me fjalor ordiner! Por, a dëgjoi kush të fliste Basha për të mos ndërtuar pa leje? Besojini po të doni. Basha dhe “Bashistët” e “stanit” të tij nuk flasin për zbatimin e ligjshmërisë, prandaj nuk i beson kush. Askush nuk ua ka fajin që ata po nxjerrin sytë me duart e tyre.
“Stani” i Bashës nuk e do vetingun. Vasili, për Arta Markun thotë që “e ka vendin në plehrat e Sharrës”! Këta nuk e kuptojnë që kur të shajnë të “paudhët” dhe “të droguarit” je në rrugë të drejtë, prandaj edhe mazhoranca nuk lëviz nga pozicioni i saj, edhe Arta Markut i shtohet jeta!
LSI-stët janë më “bindës” në “stan” sepse kanë përgatitur “brigadat e sulmit” me katërmbëdhjetë vjetarët për të grisur “brekushet” e Ramës, siç thoshin në Shtator. “Bashistët” akoma nuk e kanë kuptuar atë që qeveritë rrëzohen me votë dhe jo me “ultimatumet” e Bashës, që i lëshon orë për orë si “simitet”! Edhe “stanit” të tij, ai i ka hedhur “trutë e gomarit”!
Shkrim I holle dhe theres..
Bravo per shkrimin
Grupi Basha me I inkriminuar
Nje bravo autorit,analize shume e sakte.
Gjeniale!!!! Eshte thene me se cfare mendojne 80% e shqipetareve, mos jo 90. Kur do zhduken keta felliqesira nga ky vend?!
Rama e ka futur Lulushin ne brekushet e tij ti beje fresk hallateve!
Hani I Stavros ishte ne Gjirokaster prane qafes se pazarit.Ne han strehoheshin kafshet ne katin e pare dhe njerezit ne katin e dyte.
Basha t’i hedhe shqiptarve trute e gomarit? Po cfare thu or ti, shqiptareve nuk ka nevoje t’ua fusesh trute e gomarit. Qysh kur lindin, lindin me tru gomari, ndryshe perse do te kishin pranuar Enverin 45 vjet rresht, e keta katunaret e tjere qe erdhen mrapa, perfshi ket me te qutin me shakkvare e atlete qe kemi sot ne krye te vendit.
From: Alban Dega
Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT
A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET POLITIKE !?
– Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
Cfare nuk ben Mafia !?
A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
Vigjilence!
Syceltesi shqiptare kudo jeni !
O pandeliu i “bardhe” nuk ka car tru gomari ti hedhe basha popullit se ja ka hedhur PPSH, ja ka hedhur edvini trute e gomarit popullit dhe ty bashke, po ty ta paska futur dhe rocken e gomarit
O pandeliu i “bardhe” nuk ka car tru gomari ti hedhe basha popullit se ja ka hedhur PPSH, ja ka hedhur edvini trute e gomarit popullit dhe ty bashke, po ty ta paska futur dhe rocken e gomarit.si mund ti besojne bashes shqiptaret kur edvini cdo dit po kor fitorje Sot mesuam lajmi-i-fundit jemi ne vendin e pare ne Europe per kerkese azili dhe te dytit ne bote pas sirise me vullnetin qe Rama do ja marim vendin e pare dhe sirise ROFTE PPSH ROFTE POPULLI I GOMARISUR
Rrepublika e re me karagjoze te vjeter
Tani do triumfoje duke fituar mutin me lopate
Ha ha hu haaaa
Iku koha e gomareve o hajdar.
Ke shume te drejte, shkrues I artikullit, po ke haruar nje gje: thuaj kjo eshte politika e kokeqypit lulush per ti shpetuar burgut ,kur ai e din fare mire se me trafikantin dhe pushtin mediu, me kryebudallain ndoka ,me trashamakun idrizi, me ndrikullen kryemadhe, me trutharten vokshi, me kurven grigje, me gej salianusin, me livadhin strazimiri, me hoxhe aliun ,kurre, kurre, kurre, nuk fiton Jo pushtet pot nuk mer asnji vote,. Lolo lulushin ,rama e ha me supe per mengjez se bashku me sa permenda qe I pi kafe me sheqer……..
Ti plakush duket qe je nje karabush sepsevetem puna e enverit te ka ngelur peng sepse sic dukety ta paska mallosut