Çfarë turisti është Qenani aman, Loku, Bimi, Meti, e të tjerë?

26 Shtator 2018, 10:51Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Gjithë vera më kaloi duke parë me sy grupe turistësh ose individë turistikë të vetmuar. Po këtë a e kanë matur? – kam pyetur veten.

Kam qenë diku andej nga Pogradeci a Korça këtë vit me miq të huaj. M’u desh nja një vit t’u mbush mendjen të kalojnë disa ditë vere në Shqipëri. U kënaqën shumë në fakt.

Por, aty rrotull shihja një autobuz të madh me nja pesëdhjetë a njëqind turistë të huaj brenda që qendronin në fundjavë aty pari, dhe gjithë ditët e tjera të javësh shkonin në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Kosovë.

Punë turistësh aman! Pra ndofta kanë hyrë e kanë dalê nga kufiri shqiptar disa herë atë verë. Një pyetje më ka munduar: Nëse këta ta zemë hyjnë e dalin një dhjetë herë nga kufiri ynë, atëhere ata numurohen dhjetëfish si turistë.

Pra në vend të njëqind vetëve numurohen ta zemë njëmijë. Nëse instrumenti matës është hyrja e dalja nga kufiri, atëhere ky artefakt statistik bëhet i pashmangshëm.

Po ashtu në lagjen ku banoj në Tiranë. Këtë verë jam çmallur me Nardin, Lokun, Bertin, Qenanin, e me radhë miq të fëmijërisë dhe të rinisë sime. Kanë ardhur nga vendet ku kanë emigruar.

Disa edhe me gratë e tyre, shqiptare të të kulluara, njëqind karat edhe ato. Por, duke pirë kafen te lagja me miqtë e mi, kam menduar pas “shpinës të tyre”: Edhe këta maten si turistë?

Çfarë turisti është Qenani aman, Loku, Bimi, Meti, e të tjerë? Cfarë turisti është Zefi? Ata rrinë gjithë ditën te kafja e lagjes me mua, cmallemi duke bërë muhabet, kanë ardhur të shohin “pleqtë” dhe “plakat” e tyre, dhe do të ikin përsëri andej rrugëve të Londrës, Munihut, Parisit, e më larg akoma.

Këta janë turistë në vendin e tyre! Por, instrumenti matës në kufi, nëse është ai që përdoret, i mat edhe ata si turistë, sikur të ishte ta zemë Meti vetë një princ saudian që ka ardhur me jahtin e tij aty përballë Butrintit.

Ka edhe më. Nga ballkoni i apartamentitn që kam zënë diku në bregdet shoh ballkonet e apartamen,teve fqinje përballë banuar nga qiramarrës shqiptarë trojesh. Edhe ata e shohin ballkonin tim. Edhe ata quhen turistë sigurisht.

Ata më shohin mua çfarë ha, edhe unë i shoh ata sepse jeta në verë në plazh bëhet në ballkon, në sytë e botës. Na ka ngelur ky zakon që nga koha e çadrave në plazh në kohën e qepës. Ata gatuajnë në shtëpi. Sigurisht. Duhet të jenë të mira gjellët që bëjnë gratë e tyre. Burrat e heshtur tymosin duhan. Fëmijët ose te celulari ose luajnë me çfarë të gjejnë. Një pjesë e jona jemi popullsi që kursejmë, plazh qoftë ose dimër.

Por, edhe këta turistë që kopnsumojnë shumë pak, ose edhe ta zemë vlonjatët që shkojnë në Dhërmi me bukë me vete, futur në bagazhet e veturave të tyre, numurohen si turistët e resorteve lluksoze. Edhe këtë ndarje nuk di ta bëjë instrumenti i matjes të hyrje – daljeve nga kufiri.

Pra, nëse shërbimet tona turistike ose statistike na tregojnë poërralla, folk, si sociologët që nuk kanë baza të dhënash, për numrin e turistëve (nisur nga hyrje – daljet) në kufi, atëhere nuk kemi gjë në vijë. Nuk thashë se gënjejnë por e kanë kandarin e prishur. Si thuhej dikur : u janë prishur koqet e kandarit!

12 komente në “Çfarë turisti është Qenani aman, Loku, Bimi, Meti, e të tjerë?”

  1. adeci says:

    Ah ti je kandar pa koqe o miku im, i thua vetes dhe profesor.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Nuk u foli njehere buza per mire. Vetem me mua kane ardhur 2 familje te huaja kete vit ne vere, miqte e mi, gjithesej 8 persona te rritur e femije. Vazhdoni, nxini cdo gje. Sic ke fytyren, duhet te kesh dhe shpirtin.

  3. Loku says:

    Po ti “Koqe Kandari je vete”

  4. Loku says:

    Po ti “Koqe Kandari je vete ” o Fuge.

  5. Dymi says:

    Cfare profesori je ti, mor aman?!?! Po qene te gjithe profesoret si ti, te shkretet ne shqipot.

  6. Vk says:

    Mos u merzit mor burr, se me mire do behet, dhe ti do ndjehesh akoma me keq se sot. E di qe ju duket e cuditshme si mund te ngrihet nje vend mbas gjithatij imazhi shkaterrimi qe i keni bere, me 97, e gerdec etj.

  7. moni says:

    Fuga ka harruar dhe nje kategori tjeter qe eshte me keq se te gjitha kategorite qe numeroi te marra se bashku. Tufat e mender turisteve backpackers, qe pergjithsisht kane nje buxhet 5-10 euro dita dhe ne Shqiperi nuk qendrojne me teper se 3-4 dite. Keta i shihje kudo kete vere, por keta nuk sjellin asnje te ardhur, numerohen kot ne statistika. Se ai Bimi, Meti apo Qenani duan s’duan do i prishin ca leke qofte te kafja e lagjes qe thua ti qofte neper dyqane se fundja do hane. Por ketyre backpackersave c’tu besh qe nuk hahen as me vaj e as me uthull. Dhe si ata ka dhe bikers ka dhe nga ata qe bejne xhiron e Ballkanit me biciklete, qe sic hyjne ne nje pike doganore dalin nga tjetra.

  8. Kuq e zi says:

    Nuk e ka gabim
    Kam vite qe ankohem per ke matje,kete vit u ktheva ne vere nga perendimi vete i katert me pasaporta perendimore si llogaritem une turisti huaj?
    Une nuk fjeta gjekundi pervec se ne shtepine time kam bere dhe plazh por kthehesha ne shtepi meqe jam afer pata qef dhe te largohesha ne zona te tjera por buletini i vdekjeve ditore neper rruge thoshte rri ne shtepi
    Nuk e di si matet turizmi ne shqiperi por ketej nga jam une matet sesa te huaj flene ne hotele pra per shqiperine eshte nje meter qe nuk praktikohet dot kur te arrini nje perllogaritje te tille do kuptoni sa turiste kane ardhe

  9. eli says:

    O profekar!Po cilin shtet ke pare ti qe ka nje menyre tjeter te te numeruarit te turisteve!!!!.Je tamam DEVOLLI pkako!Ty ste merret gje per ters.

  10. Jimi says:

    Po mire more more tutkun akakdemik! Numri turisteve eshte shtuar, thua ti, se ata hyjne e dalin nga 10 here ne kufirin shqiptar!? Po deri dje ne kohen e sundimit te qoftelargut, nuk benin te njejtin veprim, apo vetem tani e mesuan dhe vetem sot e bejne kete veprim, me te vetmin qellim qe ne menyre fiktive te rrisin shifrat e turisteve, per te vetmin qellim qe, te tille qe te mburret Rama!? Sipas teje cila do te ishte metodologjia qe duhet te vleresonte fluksin e turisteve? Kush mund te quhet turist?

  11. llaman says:

    Shkrim me senc humori te lezetshem.

  12. Nje EMIGRANT says:

    Ke te drejte ti more hajvan qe shkruan te tilla shkrime.
    Se une personalisht kete vere erdha dhe harxhova 2200 euro.
    Si i harxhova, ku, me ke nuk ka rendesi pasi e rendesishme eshte qe ato para u shpenzuan ne Albanistan,
    Me kushte te tmerrshme te igjenes,infrastruktures dhe duke pare per dite njerez si puna jote fodulle dhe mendjemedhenj (per ç arsye??? nuk e kam kuptuar akoma) Mbase qe vini era djerse ne nje diameter 3 metra.
    Se besoj se do te beje me kete gabim pasi me kaq para sa harxhova ne Albanistan mund kisha harxhuar me pak ne nje vend tjeter dhe te isha kenaqur shume e me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje