Nga Drini Kuqo
Ashtu si në aktin hapës të operës së “Katedrales së Parisit”, dy personazhe të zymtë drejtohen në rrugët e një qyteti të madh, duke u lutur për azil. E ndërsa violinat, kontrabasi, flauti dhe veglat e tjera nisin të luajnë të gjithë së bashku, në pikën kulmore të këtij akti, të përvuajturit gjunjëzohen të pikëlluar përpara atyre që do të vendosin mbi fatin e tyre të trishtë.
Vetëm se në politikën shqiptare, veglat muzikore zëvendësohen me kakofoninë e një “tam-tami” të pandërprerë mashtrimesh, që mbivendosen njëri pas tjetrit me bindjen e vjetër se duke shpifur, diçka do të mbetet.
Ajo që bashkon sot Zaganin dhe Nuhun është Zvicra, vendi ku janë strehuar pasi i shërbyen denjësisht kauzës së opozitës. Elementi i dytë që i bashkon është mashtrimi i provuar dhe i treti, fakti që të dy kanë shërbyer në Policinë e Shtetit.
I pari elaboroi një skenar të sofistikuar, në të cilin portretizohej si personazhi pozitiv, që luftonte i vetëm një perandori droge. Asnjë prej atyre fakteve nuk mundi të provohej, as edhe nga mediat besnike të Bashës, të cilat prej më shumë se një viti, sa herë bie fjala tek Zagani thonë ekzaktësisht të njëjtat fjalë të përcjella falë lidhjes në “Skype” prej ish-oficerit. Nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë mesele, diçka e re duhet të ishte hedhur medoemos në makinat bluarëse të propagandës opozitare.
I dyti, Nuhu, ndoqi rrugën e të parit. Në të njëjtin moment në të cilin ekspertiza britanike provoi përtej çdo dyshimi që regjistrimet e Babales për vëllain e Ministrit të Brendshëm ishin të sajuara, hodhi në treg “best-sellerin” e tij, një thriller me një histori përdhunimi, që i denjë për një serial të suksesshëm, përfshin fuqitë e errta të politikës, komplote dhe konspiracione të jashtëzakonshme.
Një hero modern, edhe ky farë Nuhu, që ashtu siç sugjeron mbiemri i tij, porsi Noeja, arriti të dilte mbi mëkatet e të tjerëve dhe ndërtoi vetë një varkë, me të cilën zbuloi “tokën e re”, Zvicrën.
Një përdhunim edhe ky i dyti që përgënjeshtrohet nga të gjithë personazhet e përfshirë, përfshi vajza, e mbi të gjitha provat e kësaj çështje. Një pretendim që rrëzohet në çdo element. Nuhu pretendon se askush nuk e mori denoncimin e vajzës, kur në fakt vajza është pritur tre herë në komisariat dhe kallëzimi është i faktuar.
Nuhu pretendon gjithashtu se kemi të bëjmë me një përdhunim, kur ky kallëzim është ngritur asnjëherë për këtë akuzë dhe ai gjithashtu pretendon se vajza është intimiduar, kur përveç vajzës, janë edhe shumë dëshmitarë, përfshi kolegët e tij në polici, qytetarë të thjeshtë apo të afërm të secilës familjes, që provojnë të kundërtën.
Elementi i vetëm ku kapet thrilleri i Nuhut është dyshimi që përballë një presioni, vetë viktima, siç ndodh rëndom mund të tërhiqet. E ky është pikërisht elementi i baltës, që sado të pastrohet, përsëri diçka do të mbetet në psiken e shumë shqiptarëve.
Për vetë trashëgiminë e 50 viteve komunizëm, shqiptarët duket se e kanë shumë më të lehtë të besojnë filmat ku i keqi është gjithmonë në anën e pushtetit dhe këtë Basha e di shumë mirë. Pak rëndësi kanë se e gjithë historia është demaskuar dhe s’ka asnjë provë të besueshme të saj. Tam-tami i opozitës nuk udhëhiqet nga arsyeja apo e vërteta, por vetëm nga babëzia e pushtetit.
Sa për vetë Nuhun, marrëveshja ishte e qartë. Shpif dhe do të sigurojmë një azil në Zvicër. Në një vend ku shumë duan të ikin, sa vërtet do t’i rezistoni këtij kompromisi? Fundja, çudia më e madhe tre ditë zgjat. Nuhu do të përflitet këto tre ditë, e më pas do të jetojë i qetë me benefitet e shtetit zviceran.
Ndërsa nga ana e tij, Basha ka marrë pikërisht atë që donte, një komplot të ri, të cilit të mund t’i fryjë pa pushim, pikërisht në ditën kur komploti i tij i mëparshëm, ai i Babales, u rrëzua përfundimisht.
LULËZIM!
KE HYRË NË QORSOKAK!
PUSHTETI MERET VETËM ME PROGRAM EKONOMIK!
Një mik që të do të mirën.
Hya Balo , hya Kuqo . Ne mos qofsh ndonje kale karoce , do jeshe ndonje qen qe i sherben kockes qe te hedh krimi . Kjo pacaure qe ke shkruar po u nxjer edhe syte , ne vend te vetullave qe perpiqesh tu veshe ty . Fakti qe ti e krahason deshmine e Emiliano Nuhut me ate te Dritan Zaganit , dote thote se deshmia e tij eshte 100% e vertete . NJe mut tjeter qe ne publicistike eshte shume me i zoti se ti , qe e quajn Edvin Rama , ne nje takim me 2000 police e me trupin diplomatik prezent ishte me i hidhur me Zaganin sesa ti me Emilianon , por koha tregoi se Zagani kish thene te verteten dhe vendi gjeberoi ate vit cep me cep nga hashashi. Keshtu edhe kjo deshmi eshte e vertete se shumica dermuese e shqiptareve e heqin ne lekuren e vet perdhunimin qe u ben ky shtet mafioz nga mengjezi ne mengjezin tjeter pa mbarim.
O Dunno (Don’t know)
E cili eshte perfundimi i ketyre meseleve te Zaganit dhe Nuhut? Që Basha duhet te behet kryeminister?
Ketu e ke hallin? Po mire more njeri. Jepjani voten ne zgjedhje dhe mbaroi puna. Atehere nuk do ketë ne Shqipëri as droge dhe as korrupsion.
Me Bashën kryeminister, populli shqipëtar do ndertoje kapitalizmin demokratik me forcat e veta, dhe do t’i shtype kokën tere armiqve, sepse do ketë ne krye udheheqjen largpamese te Partise se Punes Demokratike, me ne krye shokun Sali Berisha, dhe me kryeministrin me te madh te te tera koherave, Lolo Bashën.
Me Saliun Katunar dhe Lolon Kryetar, e ardhmja e popullit shqipëtar eshte e ndritur. Dhe ti mor Dunno do kesh vendin tend te punes, zyren tende te rjepjes se popullit nga paratë e teperta. Por korrupsion? Jo jo Jo Jo, hiç korrupsion. As korrupsion, as droge, vetëm pune per rjepjen e popullit.
Të fala nga nje demokrato-punist I flakte
P.S. Që kur e quajte Ramen me emrin Edvin, u mor vesh se kush je. Nje kopjac që flet me gjuhen e Saliut, se tenden nuk e ke.
Edi Rama nuk duhet te jetë me kryeminister, dhe duhet te ike nga parlamenti, ashtu siç duhet te ikin shumica e deputeteve ne kete parlament.
Por, mor Dunno, nuk iken qeveria per aresye te Teoremes se Dy Policeve. Qeveria bie kur nuk e voton populli.
Problemi qendron se me kete opozite që ben ti dhe Basha, ate Ramen e kemi peshqesh, sepse idiot ti, idiot Basha, dhe idiote ata qe ju bene juve.
Dhe populli eshte vene mes dy zjarresh.