VIDEO e frikshme: Kur vdekja të kalon para syve, shikoni si shpëton çiklisti

7 Tetor 2018, 10:46Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një çiklist pothuajse u godit për vdekje nga një pemë në rënie, pasi punëtorët po e presin atë. 

Në pamjet filmike do të shikoni momentin kur punëtorët përdorin një sharrë me zinxhir për të prerë trungun e madh të pemës në jug të Londrës. 

Ndërkohë, vetura, çiklistë dhe këmbësorë mund të shihen duke lëvizur përgjatë rrugës ndërsa pema është duke u prerë. 

Por, përkundër mbështetjes nga litarët, pema papritmas bie dhe shkon drejt në mes të rrugës. 

Dhe një çiklist që kalon mund të shihet duke ecur drejt rrugës ku po binte pema e prerë. 

Një britmë paralajmërimi mund të dëgjohet nga një prej punëtorëve, ndërsa çiklisti kalon nën trungun e madh dhe shpëton për një “fije”. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje