Një drejtues autobusi është pezulluar nga detyra pasi u filmua duke lënë një majmun që të ‘drejtonte’ mjetin.
Megjithëse asnjë nga 30 udhëtarët në bordin e automjetit nuk u ankua për shoferin e ri, kur video majmunti u bë virale, punëdhënësit e shoferit morën masa.
Siguria e udhëtarëve nuk mund të vihet në rrezik duke “lejuar një majmun në timon”, tha një zëdhënës në Indi.
“Sa i ëmbël. Pse u pezullua? Ai thjesht duhet të ishte paralajmëruar që të mos e përsëriste më,”-janë shprehur përdoruesit e Titter.
Incidenti u regjistrua të hënën në Davanagere.