Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, ka kritikuar hapur Kristian Panuçin për mënyrën se si ka bërë përzgjedhjet e tij për kampionatin shqiptar e për më tepër, për mënyrën se si kritikoi elementë të veçantë në konferencën e sotme për shtyp.
“Mungesa e lojtarëve të kampionatit, është mungesë respekti dhe vlerësimi për atë që ti mendon për Shqipërinë, duhet respektuar edhe kampionati, të paktën te fjalët që përmend. Ai është shfaqur shumë acarues, duhet të jetë shumë korrekt, jo me tendenca e fjalë që duhet të kuptosh ku do të dalë. Aq më tepër që është i huaj. Të ishte shqiptar do e masakronin mediat këtu, por ruajnë ndonjë vlerësim më tepër sesa duhet.
Nuk e kuptoj shumë edhe pse do të justifikohet për mënyrën e mosgrumbullimit të lojtarëve, nuk e kuptoj në deklaratat që jep herë pas here.
I vetmi që nuk kishte skuadër, Aliji, e grumbulloi në kombëtare. Sot kthehet te Abazaj e thotë nuk luan. Pse e jep këtë deklaratë për këtë dhe atë që e more edhe pse pa skuadër përdore justifikimi ‘mua më pëlqen’? Nuk flitet kështu nga ana profesionale”, tha Hafizi.
Nuk eshte per trajner Panuci.mund te jete trajner per femije te moshes 10 vjecare po jo trajner kombetareje.
Ik ere Hafizo se nuk na ke ndritur gje,Njerez te liq e xheloze.Per keta mostra te gjithe jane te keqij pervec vehtes,Cfare tu beje panuci ketyre qe kan fuqi te lozin 20 minuta.vetem te hyje e te loze vete
Fucking jealous, that’s what you are.
Ske gjet rehat as Ti as jot shows.
Ste tha goja nje fjale te mire dhe inkurajuese.
Hi dhe Luçi vetem shkopinj ne rrota vendosni.
Hafiz ke qene nje lojtar I kendshem,vazhdove nje trajner mesatar me kombetare,me klubet nuk guxon te zbrezesh ne arene,Si gazetaret sportiv nuk je ne te kur kritikoni panucin I cill sot ka gjysmen e ekipit te demtuare gjysmen tjeter qe nuk luan.Abazaj eshte nje lojtar I kampionatit shqlptar Duhet te luaje qe te grumbullohet eshte ne fillim te karrieres e nuk Duhet te pranoje te grumbullohet pa luajtur asnje minute.