“Babalja”, Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë, shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH me emra dhe mbiemra se kush është përfshirë

9 Tetor 2018, 11:26Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çështja e njohur si “Babalja”  është një konspiracion i mirëfilltë për të rrëzuar qeverinë.

Një një konferencë shtypi me gazetarët shefi i qeverisë paralajmëroi se do të zbardhet e gjithë e vërteta dhe do të dalin të gjithë emrat dhe mbiemrat që janë përfshirë në këtë çështje.

“Unë i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të ditur unë vetë në radhë të parë të vërtetën.

Pres që e vërteta të dalë e plotë.

Nuk kam për ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për 1001 arsye të mos arsyes të mbulohet apo të zbutet.

 Unë nuk jap vendime, as bëj pretenca për fat të mirë, jemi në një sistem ku pushtetet janë të ndara, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH, jo me institucione, me emra dhe mbiemra, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, i tillë është”, – tha Rama.  (TemA)

 

6 komente në ““Babalja”, Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë, shqiptarët do ta mësojnë nga A te ZH me emra dhe mbiemra se kush është përfshirë”

  1. Franci says:

    I pari duhet te arrestohet ajo fytyra e poshter Ervin Salianji.Nqse nuk arrestohet ai prokuroria ta hedhe ne lume dosjen ” Babale” dhe te deklaroje falimentin.

  2. tomsojeri says:

    Ore Ed .U shemem perdit tu nigju e pa skandale,tu mor vesh e tu dit hajni ,mashtrim,e krim qe kan zon ndryshk neper kujtesen ton tu prit me dal ma ne fund dora dhe organizatoret e “pa njohur” e bath bath po nji koqe ! Hajdutet e kriminelet askush spo i nget ,tjer e tjer si gruja Ulisit qe mos maroj historiae gjithcka te ngeli sic osht !,Shum frik kam se osht loj e modhe kjo terhiq e mos e kput se pushtetin spo ta lu kush se kto kercenime u bo 10 vjet qe po fershelle e askush spo e ru…Shkoj gjat o Edo ,e spo tbesojm mo po na ka zon rrota bishtin se spo del noi bur mo i mir qe ti besojm !Kjo lloj aventure ty sta lu pushtetin pranej i ke hyp breshkes Edo e po tall caret me ne..Parlamenti mush me hajdut,kurva,kurvar te modes funit qi na bojn karshillik me lluks hollivudian e car te them tjeter ….Hajt po e ham ene kte radh e po presim “alfabetin” e pucisteve po frk kam se prap gam gam gam do shkoj kjo pun….

  3. Don says:

    Sikur javen e shkuar the qe do ta nxirje me emra te henen. E hana iku se ishte dje. Sot eshte e Marte. Po ke ndermend ti nxjerresh ato emra publikoji shpejt perdryshe do te quajme Mr. “Do te…”. Ti thua qe muajin tjeter do te filloje ndertimi i aeroportit te Vlores, pastaj ai i Sarandes dhe pastaj do te filloje ai i Kuksit. Kesaj i thone lesh me qime dhe gurin ne traste. O fol e mba o dhit e ha i themi ne nga Dukati. Me “do te” kryeministri na ushqen me luge bosh dhe na hedh hi syve.

  4. Zambi says:

    Ju lumte qe e zbuluat grupin pucist dhe armiqesor.
    Shiko se pervec grupit te jashtem duhet te kene dhe ndonje grup te brendshem. Syte kater se duhen zbuluar edhe ata.
    Rrofte partia. Rrofte Enveri.
    Ne shkuat mallin e xhaxhit me keto puce

    1. tafili says:

      ike more zobie se gjithmon duke ber te ligun ke qen ,idiot deri ne fund e verteta.

  5. Endri says:

    Kjo esht e duhura mendoj dhe un, e vertea esht ajo qe te gjithe presim pa ngjyrim politik, kam besimin qe ju do e coni deri ne fund kte ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje