BE, apel PD-LSI për reformën zgjedhore: Duhet mbyllur sa më shpejt, duhet të bashkëpunoni

9 Tetor 2018, 17:07Politika TEMA

Bashkimi Europian ka kërkuar nga opozita që të bashkëpunojë me mazhorancën për përmbylljen e reformës zgjedhor.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, në një deklaratë publike, shprehet:

Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore.

Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.” (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje