Çuçi tregon detajet për Reformën Zgjedhore: Distancën me opozitën s’e krijuam ne, po nxjerr sebep dritëshkurtër

9 Tetor 2018, 17:09Politika TEMA

Bledi Çuçi pranon se palët janë ende në distancë sa i përket draftit të propozuar nga ekspertët e kontraktuar pas takimeve pozitë-opozitë dhe ekspertëve ndërkombëtarë e vendas.

Një distancë që u vu re edhe në tryezën e kësaj të marte për Reformën Zgjedhore, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të partive të vogla, diplomatë ndjekës të këtij procesi dhe teknicienë, por jo opozita.

“Distancën nuk e krijuam ne, por opozita që ka bojkotuar Kuvendin dhe komisionet parlamentare, e në këtë rast ka bojkotuar edhe komisionin për Reformën Zgjedhore, që për hir të së vërtetës, deri në fund të korrikut ka funksionuar në mënyrë të shkëlqyer dhe me produkt të shkëlqyer. 

Ka dokumente të tëra, konkluzione, mendime ekspertësh, propozime të tyre, sikurse edhe mendime të shoqërisë civile, të partnerëve tanë dhe organizatave ndërkombëtare për çështje të caktuara që lidhen me reformimin e procesit zgjedhor. Të gjitha këto ne i kemi të administruara dhe rezultat i tyre ishte edhe ky normim që i bëë ekspertët sot”, deklaroi Bledi Çuçi.

Pa vetting në politikë, opozita thotë se nuk do të ketë Reformë Zgjedhore. Por si do të zgjidhet ky ngërç dhe çfarë përpjekjesh do të bëjë qeveria për t’u përafruar me opozitën?

“Ky është thjesht sebepi i radhës i opozitës, sepse nuk ka ndodhur asgjë që nga korriku, kur opozita ishte ulur në tryezë me ne për Reformën Zgjedhore, asgjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Opozita thotë se është kriminalizuar qeverisja, por kur ndodhi kjo, gjatë gushtit? 

Pra, ky është një sebep që nuk ka të bëjë fare me çështjen e Reformës Zgjedhore, por thjesht një sebep që opozita të bojkotojë çdo tryezë politike, zyrtare ose jo, për të mirën e shqiptarëve.

Çështja e vettingut që futet si element i ri, apo si kusht i ri i opozitës besoj se nuk ka nevojë për shumë interpretime, sepse edhe për këtë çështje ne e kemi thënë fjalën tonë. 

Ai që thotë fjalën e fundit sesa e përputhshme është kjo me Kushtetutën e Shqipërisë është Komisioni i Venecias. Prandaj nxituam që t’ia çonim Komisionit të Venecias për të na dhënë një opinion në lidhje me nismën e opozitës. Komisioni ka ritmin e vet dhe ne nuk mund ta diktojmë dot atë, por diktojmë ritmin tonë, gjë që për këtë rast ka qenë shumë i shpejtë”, tha Çuçi.

Problemi në këtë pikë është se, koha që nevojitet për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias mund të bëjë që të shtyhet pakësojë kohën për Reformën Zgjedhore dhe pa këtë reformë do të kemi sërish probleme me procesin e ardhshëm zgjedhor. Për këtë arsye, ne mund të gjendemi përsëri para një procesi zgjedhor pa reformën e duhur zgjedhore.

“Për këtë arsye takimi i sotëm ishte shenjë dhe demostrim i vullnetit tonë si forcë politike, i përgjegjshmërisë sonë para qytetarëve shqiptarë, para partnerëve tanë ndërkombëtarë, ndaj organizatave në të cilat Shqipëria aderon dhe prej të cilave ka detyrime, siç janë OSBE-ja dhe Këshilli i Europës, pikërisht për të thënë këtë gjë. 

E zëmë se opozita nuk do të pritet Komisioni i Venecias, sepse ikën koha për Reformën Zgjedhore, gjë që është budallallëk me brirë, sepse opozita mund të ishte e pranishme në komisionin ad hoc për këtë reformë, ne mund të ecnim me projektet dhe pika e vettingut mund të priste.

 Madje opozita vet duhet të ishte në komision që të thoshte se duhet të nxitojmë dhe të mos presim opinionin e Venecias. 

Ndaj mendoj se është sebep dritëshkurtër i vizionit të opozitës. E rëndësishme është që të paktën këtë radhë ne të jemi të qartë para qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Çuçi.

Në krah të qeverisë, ndoshta për koinçidencë, del edhe Ambasadorja gjermane me apelin e saj të drejtpërdrejtë ndaj opozitës për t’u rikthyer në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të vijuar punën.(tch)

 

1 komente në “Çuçi tregon detajet për Reformën Zgjedhore: Distancën me opozitën s’e krijuam ne, po nxjerr sebep dritëshkurtër”

  1. Detari says:

    Popullit nuk I duhen perralla me opzite…keto mbajini per vete.Popuulli do te dije cilat jane problemet qe mendoni te reformohen ?A mund te na thonj sa reforma zgjedhore Jane bere ne keto 30 vjet?Kush e ka pergjegjesine qe reformat zgjedhore nuk Jane bere ashtu si duhet?Ato qe ju quani reforma e kane emrin marveshje per te rindare “tepsine”……Beni nje projekt .Jepjani ate popullit .Lerini kohen e nevojeshme popullit ta studjoje.Krijoini mundesi popullit te jape alternativat e Tij …Idtete qe do te dalin te votohen me referendum.Mjaft ju degjuame ju qe Jeni bere bajat me te tilla debate qe i coni deri ne minuten e fundit te afatit ligjor …..dhe pastaj bini gjoja dakord(ju urdherojne te tjeret te firmosni)per katraura si ky Kod zgjedhor qe na u dashka prape gjoja te reformohet…Mos mendoni se …..Vetingu nuk do te arrije deri ne ……rrugicen(porten )tuaj….. Ai eshte TSUNAM…..dhe i ka dallget me te larta se “keshtjellat” me te …..larta.Reformen ne radhe te pare duhet ta filloni nga vetja.Si gjoja perfaqesues te pupoullit ,Jeni kthyere ne sundues…..juve ju ze gjumin reheat kur ilacet dhe ushqimet qe perdor populli Jane te skaduara….ju flini rehat kur fshati dhe Shqiperia po braktisen…dhe shikoni dhe ferkoni duarte kur “kazani”jep perdite njoftime si te mbushen aplikimet per imigrim….se Gjermania apo ….nordiket kane nevoje per ….imigrante e tj .Ju flini rehat dhe beni polemika bajate me vrasesit e boulevardit….duke harruare se votat qe muaret ishin per te bere shtet…ku eshte shteti ? Ne spitale?tek furrat e bukes qe gatujne mjellin qe bota e perdor per kafshet ?apo tek mishi ,qumeshti,zarzavatet…e tj….Kur Memet Shehu (le te beje nje kryeminister vetem nje perqind te punes tij,pavaresisht se cfar perfaqesonte)gjeti disa kokra gruri ne rruge ,mblodhi ne mez te nates qeverine ne Lushnje ,apo kur vishej si fshatar dhe kotrollonte shitesat si i sherbenin popullit…Kishte fukarallek po nuk hanim mish dhe sallam te qelbur …Jemi aq keq sa e kthejme koken prapa…Bejeni shtetin sic po ben lali Eri Tiranen ,sio do qe edhe ato tualete qe ishin u prishen….si dote benim po te mos kishim ca ura …….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje