Rikthehet në kinema “Titanic”, ja 7 kuriozitete mbi kryeveprën e James Cameron

9 Tetor 2018, 10:49Lifestyle TEMA

Kanë kaluar 20 vite që kur Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet prekën publikun falë historisë intensive të dashurisë në “Titanic”, një nga filmat më të arrirë në historinë e kinemasë.

Dhe për të festuar ditëlindjen e rëndësishme, kryevepra me regjisor James Cameron kthehet në sallat e kinemasë nga 8-10 tetor.

Pas një suksesi mbarëbotëror dhe 11 çmimeve Oscar, prapa filmit ende mund të fshihen disa anekdota pak të njohura, të tilla si kush është autori i vërtetë i portretit të Rose që mbante veshur vetëm një diamant blu në formën e zemrës, apo edhe arsyet e vërteta që e shtynë Cameron për të realizuar kryeveprën kushtuar një anijeje të zhytur shumë shpejt, por e sjellë përsëri në dritë në sajë të një pune kolosale të përjetshme.

Regjisori i filmit James Cameron ka thënë se “sinqerisht: e bëra filmin vetëm sepse doja të bëja zhytje në Titanikun e vërtetë”.

7 kuriozitetet për “Titanic”

1- Kate Winslet refuzoi të veshë kostumin për skenat e xhiruara në ujë, zgjedhja i kushtoi një pneumoni.

2- Filmi zgjati 2 orë e 40 minuta dhe është pikërisht koha që iu desh Titanikut për t’u fundosur.

3-Duart që dizenjojnë Rose janë të James Cameron, regjisor i filmit. Në 2011 vizatimi u shit në ankand për rreth 11 mijë euro.

4- Për të xhiruar fundosjen e shkallëve të mëdha kishte në dispozicion vetëm një tentativë. Fuqia e ujit do të shkatërronte gjithçka.

5- Protagonistët e filmit duhet të ishin plotësisht imagjinarë, në të vërtetë u zbulua se J.Dawson kishte vdekur realisht në Titanic.

6- Gloria Stuart, që interpreton Rose të moshuar kishte lindur kur anija u mbyt në 1912. Interpretimi i kushtoi kandidaturën për çmimin Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste.

7- Falë zhytjeve në ujë Cameron ka kaluar më shumë kohë në Titanic sesa pasagjerët e vërtetë.

1 komente në “Rikthehet në kinema “Titanic”, ja 7 kuriozitete mbi kryeveprën e James Cameron”

  1. says:

    S’ka marrë asnje rrudhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje