Zbulohet plani i qeverisë për të goditur “të paprekshmit” që iu vendosin gjoba biznesmenëve

9 Tetor 2018, 19:40Politika TEMA

Policia e Shtetit shumë shpejt do të godasë elementët kriminalë që vendosin gjoba ndaj qytetarëve.

Pohimi është bërë nga zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda në studion e ABC News.

Sipas zv.ministres Voda, do të bëhen ndërhyrje në Kodin Penal për të forcuar dënimet ndaj veprave të tilla si gjobëvëniet.

Në këtë aspekt, do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj veprave të gjobëvënieve nga ana e elementëve kriminalë.

Zëvendësministrja e Brendshme bëri me dije gjithashtu se në vend ekzistojnë 41 grupe kriminale.

Nëntë prej këtyre grupeve janë goditur nga policia gjatë operacionit “Forca e Ligjit”, e ngritur pikërisht për të luftuar krimin e organizuar.

“Janë 41 grupe kriminale që operojnë në vend. Nëntë prej tyre janë goditur nga operacioni “Forca e Ligjit”. 

Gjobëvënia do të jetë në fokus të paketës kundër “të paprekshmëve”. 

‘Forca e Ligjit’ do të hetojë elementët kriminalë që kanë përfituar nga bastet sportive. Synojmë të rrisim dënimet në Kodin Penal për vepra si për shembull gjobëvënia”, u shpreh Rovena Voda.

Zv.ministrja u pyet edhe për sigurinë në shkolla, për të cilën tha se janë shtuar efektivët në këto ambiente, por qëndrojnë pa uniformë.

“Do të jenë persona të trajnuar në Akademinë e Policisë, por do të jenë civilë dhe nuk do të mbajnë armë“, tha zv.ministrja Voda për policët që qëndrojnë në shkolla.

Voda sqaroi edhe nismën për mbylljen e kazinove dhe basteve sportive.

Ajo zbuloi se pas një skanimi që i është bërë aktiviteteve të basteve sportive janë identifikuar dhe vërtetuar subjektet që janë përdorur për pastrim parash.

“Historia e njerëzve të inkriminuar që janë pjesë e zinxhirit të lojrave të fatit hisoria e tyre nuk fillon sot. 

Struktura që do të ketë në fokus këtë segment të infektuar do të jetë Forca e Ligjit ose Task Forca e Ministrisë së Brendshme. 

Ajo do merret me pjesën e krimit të organizuar që kanë gjeneruar para të pista”, tha Voda.

Sipas saj, ndryshimet në Ligjin e Lojrave të fatit po bëhen nga Ministria e Financave, e cila do të lejojë këto aktivitete vetëm jashtë zonave të banuara.

15 komente në “Zbulohet plani i qeverisë për të goditur “të paprekshmit” që iu vendosin gjoba biznesmenëve”

  1. Zambi says:

    Ehe. Dmth i bie qe deri tani nuk ishte e denuar gjobvenia. Keta kriminelet paskan shfrytezuar kete fakt prandaj nuk jane goditur deri tani.
    Mire qe jeni ju te shpejte dhe direkt, pas 5 vitesh pushtet, e kuptuat qe nuk funksionon sic duhet kodi penal.

  2. Shkodrani says:

    Hahaha mashtrimet e readhes te kelyshave te komunisteve nqs shqipet kane honger edhe hajne gjoba jane prej pushtetit qe nga 1945 e deri me tash historia vazhdon ky i fundit enver palla i fundit qe asht tash bash kopje e babait shpirteror qe gjuhen e ka brisk per mashtrime e ka cuar pazarin ne 30 perqind mos te fol mo se i dine te gjitha a popull dele qe i vazhdon e i voton te gjitha partite ne shqipe jane dege te iah ppksh vec jan kelyshet e tyre qe kane lon kufijt hapur se edhe ate per shpirt e kishin mbyll por smunden se i bie me keq ashtu ma mire te ikin te padeshiruarit e te ngelen delet edhe bythlepirsit e tyre qe jane plot te dalim te tema kryesore e ktij shkrimi kta nuk meritojn gjyq por plumbinkaq kisha hajde tung shqipe

    1. Lili says:

      Ik mor kar, mor debil te ka mbetur ora tel komunistet or qorr…

    2. Shkadran says:

      Me ken shkodran,
      tana i ban,
      dhe mutin e han.
      Ik mor bole e shtrengoju ndertimit e n kohen e lir laj pjatat se eshte bere grumbulli mullar e t kapi nata.

  3. kol says:

    oo zoterinj, Xhafa eshte hetues i Enver Hoxhes,
    Nuk goditet krimi nga ai

  4. anastasi says:

    Partia demokratike eshte partia komuniste e shqiperise qe drejtohet nga
    komunisti me i tmershem se Enver Hoxha.Ky komunist ka qene dhe sekre-
    tar i organizates baze te partise komuniste.Ky komunist eshte Sali Berisha.Te gjitha kuadrot e kesaj
    partie kane mbaruar universitetin e Tiranes qe e ndertoje i lavdishmi dhe
    i pa harruari ENVER HOXHA.

  5. nord.al says:

    Se pari shpreh keqardhjen qe jam bashkeqytetar me “shkodranin” dhe se dyti , policija ne Shkoder, krye gjobevenesin e ka ne Keshillin Bashkiak. Nuk ka nevoje ta kerkoje larg.

  6. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    qekur tropojani eshte bere shkodran?

  7. h says:

    Shqiperia duhet te aplikoje shtetrrethimin dhe te nxjerre ushtrine neper rruge
    te mbroje populi nga kriminelet,korrupsioni,padrejtesia,prostitucioni,vrasjet etj.
    Kurse kryeministri zgerdhihet dhe qan hallin e turistave evropjane.
    Ata tjeret vodhen e prene njelloj por pergjegjesia bie mbi ke eshte ne pushtet tani.

  8. Gjobemarresi says:

    Grupet e ashtuquajtura kriminale apo gjobevenes jane thjeshte leva ne duart e mafiozeve te vertete qe jane te veshur me pushtetin e ligjit qe nje shtet i dobet si Shqiperia u ka lene ne dore disa tipave te cilet jane prokurore dhe gjykates. Nga pervoja ime po jua bej me dije konkretisht. OPGj Shpetim Karakushi gjobevenes dhe kercenues. Prokuror Julian Zonja gjobevenes kercenues favorizues i grupeve kriminale. Gjykates Albert Mece gjobevenes dhe i korruptuar, ky gjykates me ka kerkuar 5000 Euro per ta dhene vendimin ne favorin tim nese nuk paguan une te fus ne burg me ka thene. Good Luck trimat qe nuk shikoni me larg se hunda juaj….tik taku po afron.

  9. Sipershkruesi says:

    Postimi qe sapo bera eshte nje shqetesim real dhe i dhimbshem nga menyra se deri ku shkon korrupsioni i drejtesise ne Shqiperi. Eshte nje rast qe duhet mare seriozisht nga organet e mbikqyrjes se korrupsionit. Jam i gatshem te jap shpjegimet e mia para kujtdo organi qe deshiron te vendose drejtesi per te ardhmen e femijeve qe po rriten ne ate vend te mrekullueshem qe fatkeqwsisht eshte bere fole grenzash nga disa tipa qe e shofin jeten vetem ne formen e nje letre me ngjyre jeshile apo ne formen e xhepit te fryre… Jo nuk eshte ajo e ardhmja juaj o xhepcpuar. Adresa ime eshte e sakte…ndoshta gjendet nje prokuror te me pyese…eshte i mirepritur. Une jam shtetas Amerikan por deri tani nuk kam hequr dore edhe nga shtesia Shqiptare sepse e drejta vonon por nuk harron.

  10. Ish sekretari PPSH says:

    Or Shkodran o mjeran ma gomar nana nuk ban!
    Mos harro dy gishtat nje futja Sali ish sekretarit te PPSH dhe tjetrin mbaje per vete!
    Tung !

  11. Detari says:

    Te paprekeshmit?Po te jete keshtu,Vetingu qenka i “pa nevojshem”…..Te gjitha strukturat e nevojeshme shteti I ka patur ….cfar ka bere deri sot?Megjithate ,me mire von se sa kurre ….Por , kur te paprekeshmit (gjobe – venes ) diheshin ,po peshqit e medhenj a dihen kush jane ?Ata do te mbeten te paprekshem….?Po mire ,mire edhe kaq ,sa pa gje fare…

  12. edi says:

    E tani te gjithe gjobvenesve:mos gjobitni me bisneset se do tju arrestojn…… .deri tani ishte e ligjshme sipas rilindasve apo si te kuptohet kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje