“Zëri i Amerikës”: Ervin Salianji do iu jepte 200 mijë euro Albert Veliut dhe kunatit të tij

9 Tetor 2018, 20:44Politika TEMA

Në Shqipëri, Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Në dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatë, për të kërkuar në fundjavë arrestimin e Veliut dhe Alizotit, zbulohet se ky i fundit, ka deklaruar, gjatë seancës së parë të marrjes në pyetje në 1 qershor, por dhe së fundmi më 27 Shtator, në prani të avokatit të tij, se Veliu i kishte kërkuar të bënin një rregjistrim bisede ku ai të hiqej sikur ishte Agron Xhafaj, vëllai i ministrit.

Biseda sipas tij është bërë në një lokal përballë atij ku qëndronte Agron Xhafaj dhe ka zgjatur 3 minuta. Dy tre ditë para rregjistrimit ai ka treguar se kishin bërë prova dhe se Veliu e kishte instruktuar për ato që do të thoshte.

Alizoti ka rrëfyer se përpara se biseda të bëhej publike ai kishte shkuar disa herë në selinë e Partisë Demokratike, ku Veliu ishte takuar me deputetin Salianji.

Në dosjen dërguar në Gjykatë, Prokuroria ka përfshirë edhe zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike të kryera nga Alizoti, numri i të cilit ishte vënë nën kontroll që në muajin maj, me urdhër të gjykatës.

Sipas teksteve të bisedave në të paktën tre raste Alizoti konfirmon faktin se ai ka luajtur rolin e Agron Xhafës.

Ai në disa raste është shprehur i zhgënjyer që nuk ka marrë paratë e premtuara, ndërkohë që nga telefonatat që ai ka marrë nga Kosova nga Albert Veliu, i cili ka ërkuar atje azil, ky i fundit i kërkon të bëjë durim.

Prokuroria gjithashtu deklaron se nga analiza e telefonatave në ditën që Veliu pretendon se ka bërë bisedën në një lokal me vëllanë e ministrit, rezulton se ata kanë patur vetëm dy komunikime telefonike prej 20 dhe 29 sekondash, ndërsa nuk vërtetohet të jetë bërë ndonjë takim mes tyre, dhe se Veliu është nisur nga Vlora drejt Tiranës që pas orës 14.00, ndërsa ka deklaruar se e ka takuar Agron Xhafajn rreth orës 17.30 në Vlorë.

Nga analiza e tabulateve telefonike, Veliu ka kontaktuar fillimisht me deputetin Salianji më 20 tetor të vitit të shkuar, dhe vetëm një ditë më pas me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka deklaruar se ka qenë ai që ka pajisur me një përgjues Veliun, në kuadër të një investigimi gazetaresk.

Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi, akuzohen nga prokuroria për “Kallzim të rremë”. Por ndërsa për dy të parët, masa e arrestit është parë e vlefshme dhe nga Gjykata, për gazetarin Olldashi u dha vetëm “Detyrimi për paraqitje”.

Prokuroria sqaron se ajo po vijon më tej me hetimet për këtë rast.(VOA)

9 komente në ““Zëri i Amerikës”: Ervin Salianji do iu jepte 200 mijë euro Albert Veliut dhe kunatit të tij”

  1. ME EMER says:

    .. TURP TE KINI ..!

  2. Ergys says:

    Si duket i ka dale nga fjala Bashuku dhe nuk ja ka dhene parate se i dhimbsen se mezi i ka vjedhur.

  3. Ali babushi says:

    Akoma mereni mereni me kete pusht halene, dhe hoxhen legend?!?! Se lulushi kukulla duhet ,pederasti I lemuar dhe patinuar.

  4. Komentuesi says:

    Kriminelet,jo vetem qe din te sajojne gjera te paverteta,por dine te rreshkasin si ngjala.Ne kete mes eshte e rendesishme pergatitja profesionale e prokurorise ne hetim.

  5. shqiptari i ilirise says:

    Ky burratino,është tipiku i skuthit servil,që zvariret si krimbi dhe ngjitet e ngjitet.
    Ai për të aritur në majë vihet në shërbim dhe jep edhe bythën tja shpartallojnë.
    Ky vend të ketë turp nëse nuk u jep një mësim të gjithë atyre që për karierë bëjnë gjithshka,duke e plasur brënda këtë fshatar nga Lozhani i Korçës,i ritur mes dhënve e dhive,që ju mbush mendja se mund tu dalë shqiptarëve mbi kokë,me pisllëqe e intriga!

  6. mike says:

    sa keq po me vjen per salianjin…..kapacitet i madh intelektual.

  7. Turi says:

    Fredi esh me kegen na babalia ku u gjeten keta plera o aman.

  8. Elidoni says:

    Surrat tipik katunari…

  9. julio says:

    Salinjani,doli hapur si nje koplotist ku ka dhe persona te tjere mbrapa. Z,Bercani i vuri vulen ku gjithcka ishte nje shantazh i felliqur dhe diskriminues ndaj personit. Me vidjon e dyte,Salinjani groposi veten duke treguar se eshte kryesori ne kete zallamuhine te ngritur per turpin e PDse,dhe per qarin e Monikes e Ilirit me shprese se po behet nje destabilitet i vendit per ti shptuar shume gjerave te rendesishme dhe te domosdoshme sic eshte reforma ne drejtesi. Ky person ,Salinjani duhet te meret si i pandehur sa me pare,sepse ,per se dyti ai shantazhon akoma me qesharake me nje video krejt te paligjeshme,perdor individe per te shantazhuar personalitete ku drejtojne sektore te rendesishem te shtetit. Opinioni publik nuk mund te kompromentohet, prokuroria ndoshta po, ky njeri duhet te largohet nga strukturat e Pdse,per ti thene elektoratit te saje,se PDja nuk ben kompromise me shantazhjere e qe vete ai(salinjani)i quan sot LLumi i shoqerise. Kryetari,z,Lulzim Basha,duhet te distancohet nese do elektorat,nese eshte bere sado pak pis me Salinjanin le ta mbroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje